Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet: 3.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara në një rrjet agjencish imobiliare

07:40 - Qershor 19, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka evidentuar rreth 3.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara në një rast të dyshuar evazioni fiskal në sektorin e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme.

Sipas Administratës Tatimore, rasti është identifikuar në kuadër të kontrolleve dhe verifikimeve intensive që po zhvillohen ndaj agjencive imobiliare, si pjesë e aksionit kombëtar për formalizimin e këtij sektori.

Hetimet janë përqendruar te krahasimi i aktivitetit real ekonomik me deklarimet e paraqitura pranë Administratës Tatimore, pas përfundimit të afatit të vetëdeklarimeve për vitin fiskal 2025.

Nga verifikimet e kryera deri më tani, sipas Tatimeve, një rrjet agjencish imobiliare që operon në formën e franshizës, me mbi 25 zyra në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Sarandë, dyshohet se ka shmangur detyrime të konsiderueshme tatimore.

Dyshimet lidhen me mosdeklarimin e komisioneve dhe mospasqyrimin e plotë të transaksioneve të realizuara nga shitblerja e pronave. Nga analiza e të dhënave të administruara në databazën qendrore të shitjeve, e cila përfshin aktivitetin e të gjitha zyrave të këtij rrjeti, është evidentuar mosdeklarimi i të ardhurave nga komisionet e shitblerjes së pronave në vlerën rreth 3.4 milionë euro.

Administrata Tatimore thotë se këto gjetje ngrenë dyshime të forta për evazion fiskal. Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon analizën dhe verifikimin e të dhënave edhe për subjekte të tjera, ndërsa në çdo rast kur do të evidentohen elementë të veprës penale të evazionit fiskal, çështjet do t’i referohen organit të Prokurorisë.

Tatimet bëjnë të ditur se kontrollet dhe hetimet në sektorin e ndërtimit do të vijojnë, duke përdorur analizën e avancuar të të dhënave dhe instrumentet ligjore në dispozicion, me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit tatimor dhe luftën kundër evazionit fiskal. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
agjencia imobiliare evazion shkelje tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

17:05 - Qershor 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

gazetar_107:44 - Qershor 19, 20260

Pas transportit dhe furrave të bukës, edhe sektori i turizmit shpreh sfidat për sa i…

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026

Tatimet: 3.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara në një rrjet agjencish imobiliare

07:40 - Qershor 19, 2026

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

17:05 - Qershor 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:44 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:43 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:40 - Qershor 19, 2026

Tatimet: 3.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara në një rrjet agjencish imobiliare

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter