Author: gazetar_1
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një lidhje midis përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe rritjes së shkallës së autizmit në Amerikë, duke e quajtur rritjen e diagnozave “një nga zhvillimet më alarmante të shëndetit publik në histori”. Duke folur në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Robert F. Kennedy Jr. të hënën, Trump tha se gratë shtatzëna duhet të shmangin acetaminofenin, përbërësin aktiv në Tylenol, përveç nëse është absolutisht e nevojshme. Ai tha se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të fillojë të përditësojë etiketat paralajmëruese dhe…
Wizz Air dhe Grupi Kastrati vazhdojnë me krenari partneritetin e tyre duke u ofruar aspirantëve shqiptarë një mundësi unike për t’iu bashkuar një prej kompanive më dinamike të Evropës dhe për të jetuar ëndrrat e tyre. Wizz Air, kompania ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA, fton aspirantët për pilotë në një Open Day të Wizz Air Pilot Academy (WAPA) që do të zhvillohet më 27 Shtator 2025 në MAK Hotel Conference Room (Sheshi Italia). Ky event i veçantë ofron një mundësi unike për të mësuar më shumë rreth programit, për të takuar ekipin e Wizz Air dhe për të…
Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit. Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve. Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm. Lexoni më poshtë të dhënat e AgroWeb.org se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme. Përfitimet shëndetësore të ujit në temperaturë ambienti Përmirëson tretjen Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes. Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e…
Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Konferencën Ndërkombëtare për Marinën Inteligjente dhe të Qëndrueshme, e cila u zhvillua në Monako, ku u diskutuan zhvillimet dhe mundësitë në industrinë detare dhe turizmin bregdetar. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në këtë konferencë prezantoi strategjinë kombëtare të marinave dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës detare të Shqipërisë. Balluku theksoi se Shqipëria po punon për të transformuar bregdetin e saj në një pikë kyçe të industrisë detare në Mesdhe, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të marinave dhe porteve. “Plani për ndërtimin e një porti të…
Mbi 8,300 debitorë kanë lidhur aktmarrëveshje gjatë vitit të fundit për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), shifrat tregojnë se skemat lehtësuese janë pritur shumë mirë nga abonentët. Numrin më të lartë të aktmarrëveshjeve të firmosura gjatë periudhës 2024-2025 i përkasin klientëve familjarë. Deri më 2 shtator 2025, janë lidhur afro 7083 aktmarrëveshje mes klientëve debitorë familjarë dhe kompanisë OSHEE, prej tyre 4,780 klientë familjarë kanë përfituar ulje të kamatës deri në 70%, duke paguar njëherësh të gjithë detyrimin e akumuluar ndaj…
Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u zhvillua sot një takim i rëndësishëm mes Bankës së Shqipërisë dhe Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), me synim forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mbi sfidat dhe zhvillimet më të fundit në sektorin bankar. Takimi u drejtua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ndërsa morën pjesë drejtues të lartë të Bankës, Kryetari i Bordit të SHSHB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Albania, z. Bledar Shella, si dhe anëtarë të tjerë të Bordit Drejtues. Diskutimet u fokusuan te zhvillimet në sistemet e pagesave, procesi i digjitalizimit, promovimi i…
Në mjediset e Innovation Hub (ish-Piramida) po prezantohet Platforma e re “Startup Albania” me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe prezencës virtuale të Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella Platforma Startup Albania (startupalbania.gov.al) është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit—duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm. Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella përshëndeti nisjen e eventit, ndërsa tha se “inovacioni…
Aviacioni civil në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, duke u kthyer në portën kryesore hyrëse për vendin dhe një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të turizmit. Sipas projeksioneve të Autoritetit të Aviacionit Civil Ndërkombëtar (ICAO), deri në vitin 2040 Shqipëria pritet të arrijë një fluks prej 21,6 milionë pasagjerësh, një rritje e ndjeshme nga shifrat aktuale. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se rrjeti i aeroporteve ndërkombëtare të vendit po i jep Shqipërisë një rol të ri në hartën e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare. “21,6 milionë pasagjerë nga ajri është projeksioni i ICAO për…
Presidenti amerikan Donald Trump përdori memorialin e Charlie Kirk për të paralajmëruar një njoftim të papritur mbi autizmin që planifikon të bëjë të hënën. Trump ishte folësi i fundit në ceremoninë emocionale të lamtumirës së Kirkut në stadiumin State Farm në Arizona të dielën pasdite. Një nga një, zyrtarët e administratës dhe gruaja e Kirk, Erika, ndanë homazhe të përzemërta për aktivistin e ndjerë konservator, i cili u vra më 10 shtator, dhe ndanë mesazhe frymëzuese për turmën prej 200,000 personash. Kur Trump iu afrua podiumit për të folur, ai devijoi në një territor të panjohur me një mesazh politik,…
Kivi-Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut. Çaji i Nenexhikut-Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut. Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun. Banania-Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen.…
