Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në ambientet e Kryeministrisë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave me kabinetin e ri qeveritar. Pas ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Rama dhe 16 ministrat e kabinetit qeveritar iu drejtuan godinës së Kryeministrisë, duke ecur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ashtu siç e parashikon edhe protokolli zyrtar, Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar realizuan fillimisht foton familjare në shkallët e Kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan sallës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave. Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 82 vota pro programin qeverisës për katër vitet e…

Read More

Enti Rregullator i Energjisë nisi procedurën e licencimit të shoqërisë “Spitalla Solar” për prodhimin e energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik 100 MW në Spitallë të Durrësit. Ky projekt, i fituar nga kompania franceze “Voltalia” pas një tenderimi ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të energjisë në vend. Në mars 2021, “Voltalia” u shpall fituese me çmimin prej 29,89 €/MWh për një periudhë 15-vjeçare. Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 120,85 ha në zonën e Parkut Industrial Spitallë, pranë Porto Romanos, dhe do të lidhet me rrjetin e…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur regjistrimin digjital të pronave në Tropojë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit kombëtar për digjitalizimin e të dhënave të pronësisë. Ky proces synohet të përfundojë në të gjithë territorin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2026, duke krijuar mundësinë për një shërbim më të shpejtë dhe efikas për qytetarët përmes platformës “e-Albania”. Në një postim të tij në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau pamje nga puna në terren për këtë proces dhe theksoi se regjistrimi digjital i pronave do të mundësojë shërbime të shpejta dhe të sakta për…

Read More

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim. Nga Meme-Coins deri tek Stablecoins – monedhat digjitale, që janë interpretuar në një vlerë fikse – fitimi financiar llogaritet të jetë mbi pesë miliardë dollarë (4,25 miliardë euro). Kritikët tërheqin vëmendjen për lakminë e pashembullt për fitim të presidentit në post. Dy sipërmarrje i nxisin fitimet kripto…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi të premten se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”. “Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet…

Read More

Nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria është vendi më në modë i Mesdheut, shkruan Sam Sears për faqen e njohur turistike traveloffpath.com. Kur pata mundësinë ta vizitoja disa vite më parë, sapo Shqipëria kishte filluar të futej në qendër të vëmendjes, por tani është një yll i vërtetë. Por, ju mund të pyesni se ku të shkoni përgjatë brigjeve parajsore të Shqipërisë? Do të merrni një mori përgjigjesh dhe një prej tyre është Himara, një vend i fshehur pa turma që shumica e vendasve e mbajnë sekret. Ky vendpushim i qetë në plazh është në një vend të përsosur përgjatë Rivierës…

Read More

Të dhënat më të fundit të INSTAT për periudhën T2 2023 – T2 2025 tregojnë një ndryshim të qartë në shpërndarjen e pagave në Shqipëri. Brenda dy vitesh, numri i punonjësve që paguhen me paga minimale apo shumë të ulëta ka rënë ndjeshëm, ndërsa është rritur dukshëm pesha e atyre që marrin paga mesatare dhe të larta. Paga minimale me rënie drastike Në T2 2023, rreth 30,6% e të punësuarve paguheshin me paga deri në pagën minimale, ndërsa në T2 2025 kjo shifër ka rënë në vetëm 12,4%. Ky ndryshim i fortë është i lidhur me rritjen graduale të pagës…

Read More

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI), ka gjobitur me 3 mijë euro ish ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Tiranës, ku është kërkuar ekzekutimi i gjobës. Sipas njoftimit të çështjes, gjoba është vendosur në 12 qershor të këtij viti dhe arsyet e saj lidhen me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit. Njoftimi nuk zbulon specifikisht se për çfarë konflikti interesi bëhet fjalë për ish ministren e Bujqësisë, që tashmë punon si këshilltare në kryeministri. Por opozita ka akuzuar publikisht Krifcën si…

Read More

Policia e Shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha. Policia e Shtetit bëri të ditur se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online. Gjithashtu, njoftoi policia po vijon…

Read More

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor. Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social. Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit. Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani. Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular. Në…

Read More