Author: gazetar_1

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike. SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se së bashku me ministren virtuale për Inteligjencën Artificiale Diella morën pjesë online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative”. Pjesëmarrja u realizua në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në New York ndërsa konferenca u zhvillua nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve dhe mblodhi sipërmarrje inovatore nga mbarë bota. Në konferencën online, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella iu drejtua të pranishmëve duke shpjeguar se investimi sot nuk është vetëm për kapitalin, por është për aftësinë. Sipas Diellës, ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, por është i koduar…

Read More

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins Aerospace, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit të linjave ajrore. Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”. Aeroporti më i madh i Londrës Heathrow tha se po punonte për të zgjidhur menjëherë problemin dhe i këshilloi udhëtarët të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të niseshin. Gjithashtu kërkoi që pasagjerët të mbërrinin jo më herët se tre orë para fluturimeve ndërkombëtare ose dy orë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria synon të hapë një universitet të ri mjekësor në Fier, duke e shoqëruar këtë nismë me ngritjen e një spitali ekselence, i cili do të shërbejë jo vetëm për nevojat e brendshme, por edhe për të mbështetur turizmin shëndetësor, sidomos gjatë sezonit veror. Rama theksoi se janë në zhvillim diskutime me një kompani të njohur britanike në fushën e inteligjencës artificiale (AI) për shërbimet shëndetësore, me qëllim modernizimin e sistemeve mjekësore në vend. “Nuk duhet t’i vendosim asnjë kufi ambicies. Jetojmë në një kohë kur teknologjia është bekim për vendet si yni.…

Read More

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka rikonfirmuar më 19 shtator 2025 vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në nivelin “BB”, duke ruajtur njëkohësisht perspektivën “të qëndrueshme”. Në njoftimin e Ministrisë së Financave theksohet se ky vendim pasqyron besimin e fortë të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të vendit dhe qëndrueshmërinë e tij përballë sfidave globale. Sipas raportit të S&P, disiplina fiskale dhe rezervat e forta valutore mbeten shtyllat kryesore që mbështesin stabilitetin ekonomik. Agjencia vlerëson gjithashtu se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e qëndrueshme, e nxitur nga investimet private, konsumi i brendshëm dhe…

Read More

Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash. “Administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund mbas nuk e di se sa vitesh, më në fund ka filluar të bëjë sens. Ka filluar të bëjë sens dhe këtu është merita e ministrit dhe merita e drejtoreshës, pastaj merita e ministrit në sensin që i dha vëmendjen e duhur më në fund mbas kaq vitesh një njësi administrimi i aseteve të…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Jakob Štunf. Në fillim të takimit, Guvernatori Sejko i uroi suksese Ambasadorit Štunf në detyrën e tij të re, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve. Guvernatori prezantoi situatën aktuale ekonomike dhe financiare të vendit, duke theksuar se aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta dhe tregjet financiare janë karakterizuar nga qetësia dhe kushte akomoduese. Ai nënvizoi se politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka…

Read More

Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ndërmarrjet shqiptare ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Përdorimi i internetit dhe teknologjisë Gati të gjitha ndërmarrjet me 10 ose më shumë të punësuar përdorën kompjuter me akses në internet për qëllime pune, duke arritur në 99,4 %, nga 99,3 % që ishte në vitin 2024. Ndërmarrjet e mëdha, me mbi 250 të punësuar, raportuan përdorim 100 % të internetit. Një tjetër tregues i rëndësishëm është prania e specialistëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, e cila u rrit në 31,8 % të ndërmarrjeve, nga 29,7 % vitin e kaluar. Lidhjet dhe…

Read More

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, zhvilloi sot një vizitë në pastiçerinë “Ke Buono” në Fier, një sipërmarrje sociale e ngritur në një pronë të konfiskuar nga aktivitetet kriminale. Znj. Xhaja u shpreh se AAPSK po intensifikon përpjekjet dhe bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat vendase për të zgjeruar nisma të ngjashme, duke kthyer pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara në funksion të komunitetit. “Ky biznes i inauguruar në vitin 2018 ishte mes të parëve pjesë e një projekti të suksesshëm për të vënë në funksion të komunitetit dhe në veçanti shtresave vulnerabël…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në ambientet e Kryeministrisë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave me kabinetin e ri qeveritar. Pas ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Rama dhe 16 ministrat e kabinetit qeveritar iu drejtuan godinës së Kryeministrisë, duke ecur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ashtu siç e parashikon edhe protokolli zyrtar, Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar realizuan fillimisht foton familjare në shkallët e Kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan sallës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave. Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 82 vota pro programin qeverisës për katër vitet e…

Read More