Author: gazetar_1

Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë Hudhrën Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë. Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Hudhër Në Mbrëmje Përfitimet e…

Read More

Në kuadër të vizitës së Presidentit të SHBA  Donald Trump në Britaninë e Madhe, Microsoft dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale. Microsoft-i do të investojë 30 miliardë dollarë në Britaninë e Madhe gjatë katër viteve, tha kompania. Rreth gjysma do të ndahet për cloud computing dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Ky është premtimi më i madh i investimit në Britani i bërë nga kompanitë amerikane të teknologjisë në lidhje me vizitën shtetërore të Trumpit. Sipas deklaratave të veta, Microsoft dëshiron të ndërtojë, ndër të tjera, superkompjuterin më të…

Read More

Në një treg financiar gjithnjë e më konkurrues, OTP Bank Albania ka prezantuar një produkt të ri që synon të japë zgjidhje të shpejta dhe praktike për nevojat e individëve: Kredinë Konsumatore Ekspres – një produkt i cili është menduar për të qenë sa më i aksesueshëm, duke kombinuar shuma të konsiderueshme financimi, kushte të favorshme dhe një procedurë të thjeshtuar aplikimi. Një nga elementët që e bën këtë kredi të veçantë është shuma maksimale prej 3 milionë lekësh, e cila ofron një hapësirë të gjerë për të mbuluar qëllime të ndryshme; që nga pushimet e planifikuara, rinovimi i banesës,…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 82 vota pro programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave për katër vitet e ardhshme. Kuvendi u mblodh sot për diskutuar programin qeverisës të propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama. Por, bllokimi i foltores nga opozita e shtyu kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla të kërkonte kalimin në votim. “Asnjëherë nuk ka ndodhur që fjala e Kryeministrit në një seancë solemne, që nga 2025 të ndërpritet. Çdo përpjekje për të ndërprerë solemnitetin e kësaj seance, fjalën e Kryeministrit nga një sjellje e padenjë për një anëtar…

Read More

Qeveria spanjolle do të heqë më shumë se 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga platformat online. Këto apartamente së shpejti do të përfshihen në tregun e rregullt të pasurive të paluajtshme dhe do të jenë në dispozicion të “të rinjve dhe familjeve të vendit tonë”, tha kryeministri Pedro Sánchez në një aktivitet partiak në Malaga. Sipas Sánchezit, këto janë apartamente që kanë aplikuar për numrin e detyrueshëm të regjistrimit që nga 1 korriku, por nuk e kanë marrë atë, sepse nuk i plotësojnë kërkesat ligjore. “Mijëra parregullsi janë zbuluar në shumë prej këtyre akomodimeve.” Sipas RTVE, ka një numër veçanërisht…

Read More

Çmimet e konsumit në Shqipëri kanë shënuar një rritje mesatare vjetore prej 2,3 % në muajin Gusht 2025, sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), matur sipas metodës së Eurostat. Krahasuar me një vit më parë, disa grupe mallrash dhe shërbimesh kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa transporti ka regjistruar ulje. Ndryshimi vjetor sipas grupeve Rritja më e lartë e çmimeve është regjistruar në grupin “Argëtim dhe kulturë” me +9,9 %. Pas tij renditen: • Hotele, kafene dhe restorante: +3,6 % • Pije alkoolike dhe duhan: +3,3 % • Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje: +2,7 % • Ushqime…

Read More

Rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 500 euro në vitin 2026, rritja e të ardhurave pë frymë deri në 15 mijë euro në vitin 2029, aplikimi i “paqes fiskale” përmes faljes së detyrimeve tatimore mbi 10 vjeçare për bizneset, rritja e pagës mesatare kombëtare deri në 1 mijë euro në vitin 2030, si edhe një sërë objektivash të tjera janë përfshirë në programin e qeverisë për mandatin e ardhshëm. Programi do të prezantohen ditën e enjte në Kuvend, ku pritet pas një seance maratonë diskutimesh dhe votimi e miratimi i qeverisë së re. Punët Tona Përpara *…

Read More

Qeveria ka prezantuar programin për mandatin e ardhshëm, ku një pjesë të rëndësishme kanë projektet strategjike për modernizimin e infrastrukturës. Ky plan ambicioz, me afat zbatimi deri në vitin 2029–2030, synon transformimin e Shqipërisë në një vend me rrugë moderne, transport publik të gjelbër, porte e aeroporte të rinj dhe furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Rrugët kombëtare dhe korridoret e zhvillimit Një nga shtyllat kryesore të planit është ndërtimi dhe modernizimi i 700 km rrugë të reja, duke përfunduar rrjetin kombëtar sipas standardeve moderne. Programi përfshin: •Përfundimin e segmenteve kyçe të Korridorit Blu (Milot–Balldren, Milot–Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj, Lekaj–Konjat–Fier). •Bypass-in…

Read More

Shqipëria ka patur një sezon turistik veror me rritje të mëtejshme dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat më të fundit për korrikun, të publikuara sot nga Instituti i Statistikave. Sipas këtyre shifrave, strukturat akomoduese në vend shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit në vitet e fundit. Vizitorët gjithsej u rritën me 34,6 % krahasuar me korrikun e vitit 2024, ndërkohë që rritjen më të fortë e kishin turistët, me 45,3 %. Rritje e fortë u shënua në korrik edhe sa i përket net qëndrimeve, të cilat u rritën gjithsej me …

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje kuadër historike me Izraelin, që synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit përmes transferimit të teknologjisë, montimit dhe integrimit të sistemeve moderne në territorin shqiptar. Ekofin.al ka konsultuar vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 496, datë 10 shtator 2025, i cili parashikon një bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë (AMOD) dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit (IMOD), duke e ngritur partneritetin dypalësh në një nivel të ri strategjik. Çfarë parashikon marrëveshja? Në bazë të saj, në Shqipëri do të realizohet për herë të parë montimi dhe integrimi i disa prej sistemeve…

Read More