Author: gazetar_1

Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat për prodhuesit e të mirave, që përfshijnë industrinë, energjinë, ujin dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe ndërtimin. Panorama e këtij tremujori paraqitet e përzier: ndërsa industria dhe energjia kanë shënuar tkurrje, ndërtimi mbetet sektori më dinamik me rritje të dukshme. Industria shënoi një rënie të ndjeshme. Shitjet neto në volum ranë me 6,2 %, ndërsa prodhimi ra lehtë me 0,5 %. Po ashtu, numri i të punësuarve u tkurr me 3,2 %. Megjithatë, fondi i pagave u rrit me 4,5 %, duke sinjalizuar se ndërsa punësimi ka rënë, pagat për punonjësit e mbetur…

Read More

Instituti i Statistikave publikoi sot treguesit tremujorë të shitjeve neto, punësimit dhe pagave për sektorin e shërbimeve, ku vihet re një dinamikë pozitive në të gjitha aktivitetet kryesore, me disa dallime të theksuara mes tyre. Shitjet neto shënuan rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryesojnë hotelet me një rritje 14,5 %, të ndjekura nga pasuritë e paluajtshme (11,1 %) dhe transporti, magazinimi dhe posta (10,4 %). Po ashtu, bar-restorantet u rritën me 9,1 %, ndërsa aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit u zgjerua me 8,4 %. Rritje më të moderuara regjistruan agjencitë e udhëtimit (4,1…

Read More

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar–Gusht 2025 pasqyron ecurinë e mirë të mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve publike. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat arritën në 498.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 457.4 miliardë lekë. Të ardhurat totale Gjatë 8-mujorit 2025, të ardhurat totale u realizuan në 101.4 % të planit të periudhës, duke qenë 33.9 miliardë lekë më shumë ose 7.3 % krahasuar me Janar–Gusht 2024. Në terma vjetorë, ato përbëjnë 65.8 % të planit vjetor. Tatime dhe Dogana: 331.5 miliardë lekë, +26.7 miliardë lekë ose +8.7 % krahasuar me 2024, dhe…

Read More

Shqipëria shënon një hap më pranë BE-se, me hapjen sot të negociatiave për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e gjashtë ndërqeveritare u mbajt në Bruksel dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Me këtë konferencë, vendi ynë nis zyrtarisht negociatat për 4  kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Para takimit, komisionerja e BE-së për Zgjerim priti kryeministrin Rama në “Murin e Zgjerimit”, në të cilin hoqën shenjën e kuqe nga 4 kapitujt, duke i bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.…

Read More

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë ka vijuar tendencën pozitive gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), indeksi i volumit të shitjeve, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit të shitjeve në vlerë, arriti në nivelin 117,1, duke shënuar një rritje prej 6,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Të dhënat tregojnë se, i përshtatur sezonalisht, ky tregues është rritur me 1,2 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e hidrokarbureve, volumi i shitjeve u rrit me 4,9 % në krahasim…

Read More

Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo më në sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse. Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 398 milionë euro, me rritje prej vetëm 3 milionë euro në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. INVESTIMET E HUAJA DIREKTE Prill-Qershor 2024       395 mln euro Prill-Qershor 2025       398 mln euro Rritja                                +3 mln euro 34% e këtyre parave u ‘hodhën’ në sektorin e pasurive të paluajtshme, ose gati 135 milionë euro. Praktikisht…

Read More

Imagjinoni një 45-vjeçar në vitin 2025. Ai zotëron një automjet me vlerë 500,000 lekë. Si çdo makinë, edhe kjo humb nga vlera e saj vit pas viti. Norma e amortizimit vepron edhe mbi të. Edhe nëse supozojmë vetëm 10% humbje në vit (kur në realitet humbja shpesh është më e madhe), pas 15 vjetësh makina do të vlente jo më shumë se 100,000 lekë. Pra, do të kishte humbur 400,000 lekë nga vlera e saj fillestare, 4/5 e vlerës. Por po të njëjtën shumë, nëse ky 45-vjeçar e investon sot në Fondin e Pensioneve SIGAL MAX, situata ndryshon rrënjësisht. Pas…

Read More

9 shtatori shënon përvjetorin e prezantimit të raportit të Mario Draghi-t për të ardhmen e konkurrueshmërisë së Europës, një dokument i cituar shpesh nga politikanët dhe zyrtarët, por që ende zvarritet shumë në zbatim. Rezultatet e para të “Observatorit Draghi”, të publikuara të mërkurën në një aktivitet në Parlamentin Europian, të organizuar nga grupi Renew Europe, e konfirmojnë këtë gjendje. Analiza e European Policy Innovation Council (EPIC) tregon se vetëm 11.2% e 383 rekomandimeve të raportit janë zbatuar, ndërsa një e pesta janë zbatuar vetëm pjesërisht. Përparimi shihet kryesisht në transport dhe lëndë të para, ndërsa digjitalizimi, teknologjitë e pastra…

Read More

Valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet që shënuan verën e vitit 2025 shkaktuan 43 miliardë euro humbje për ekonominë evropiane, sipas një studimi të botuar sot, i cili thekson se këto kosto janë vetëm fillimi. Studimi, i udhëhequr nga Sehrish Usman i Universitetit të Mannheimit (Gjermani) me dy bashkautorë nga Banka Qendrore Evropiane, mbështetet si në të dhënat meteorologjike ashtu edhe në modelet ekonomike për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga ngjarjet ekstreme të motit, të bëra më të shpeshta dhe intensive nga ndryshimet klimatike. Ai merr në konsideratë pasojat e drejtpërdrejta siç janë shkatërrimi i rrugëve, ndërtesave ose të…

Read More

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun valutor vendas, duke u këmbyer për herë të parë poshtë kufirit psikologjik të 97 lekëve. Monedha e përbashkët nisi javën në kuotën e 96.9 lekëve, pas mbylljes së javës së kaluar me një euro të barazvlefshme me 97 lekë. Kjo lëvizje ka befasuar aktorët e tregut, pasi zhvlerësimi i euros po ndodh në një moment kur sezoni turistik veror është drejt fundit dhe, sipas logjikës ekonomike, efekti i hyrjeve të mëdha të valutës në vend pritej të zbehej. Megjithatë, oferta e lartë e euros në treg, e ndikuar nga remitancat dhe hyrjet…

Read More