Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Me ujërat e kristalta ngjyrë bruz, qytetet historike të mbrojtura nga UNESCO dhe kuzhinën autentike, Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë, shkruan media gjermane “Merkur.de”.

Sipas medieve gjermane, vendi mbetet ende një “sekret i ruajtur mirë” për shumë turistë evropianë, megjithëse popullariteti i tij po rritet me ritme të shpejta.

Nga Ksamili në Karaburun, bregdeti shqiptar magjeps vizitorët

Riviera Shqiptare krahasohet shpesh me Greqinë, falë gjireve të qeta, ujërave të kthjellëta dhe restoranteve të vogla buzë detit.

Në qendër të vëmendjes qëndron Ksamili, i njohur për plazhet me rërë të bardhë, detin e cekët ngjyrë bruz dhe ishujt e vegjël, që mund të arrihen me varkë brenda pak minutash.

Më në veri, Himara ofron një atmosferë më të qetë dhe më pak të frekuentuar, ndërsa Gadishulli i Karaburunit tërheq vizitorët me natyrën e egër, gjiret shkëmbore dhe peizazhet e paprekura.

Në veri të vendit, Shëngjini po fiton gjithashtu vëmendje për plazhet e gjata ranore, ende pak të njohura nga turistët gjermanë.

Turizmi në rritje, por Shqipëria ruan autenticitetin

Shenjat e bumit turistik janë të dukshme. Në vitin 2025, Shqipëria priti rreth 12,47 milionë vizitorë, një shifër e jashtëzakonshme për një vend me sipërfaqe relativisht të vogël.

Megjithatë, larg zonave më të frekuentuara, vendi vazhdon të ruajë karakterin e tij autentik.

Kuzhina tradicionale mbetet një tjetër pikë e fortë.

Tava a kosit, e konsideruar pjatë kombëtare, si dhe byreku tradicional me djathë ose spinaq, përmenden si përvoja që nuk duhen humbur nga turistët e huaj.

Gjirokastra, Berati dhe Tirana rrëfejnë historinë e Shqipërisë

Përtej plazheve, Shqipëria ofron edhe një trashëgimi të pasur kulturore.

Gjirokastra, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2005, tërheq vizitorët me rrugicat karakteristike prej guri dhe arkitekturën tradicionale.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është një tjetër destinacion historik që gëzon mbrojtjen e UNESCO-s.

Ndërkohë, Tirana po fiton gjithnjë e më shumë interes, si një qendër kulturore dhe artistike, ku vizitorët mund të njihen me historinë moderne të vendit, përmes muzeve dhe galerive të artit.

Një destinacion që duhet zbuluar tani

Sipas raportit, Shqipëria pritet të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë në vitet e ardhshme, falë lidhjeve të reja ajrore dhe promovimit në rritje të Rivierës Shqiptare.

Megjithatë, vizitorët që zgjedhin ta eksplorojnë vendin tani mund të përjetojnë ende një Shqipëri autentike, larg turizmit masiv.

Me 21,5% të territorit të mbrojtur, si zonë natyrore dhe me lumin Vjosa, i cilësuar si parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë, Shqipëria po konsolidohet si një nga destinacionet më interesante, për turistët që kërkojnë natyrë, kulturë dhe përvoja autentike.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
gjerman gjirokastra Ksamili magjeps
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

gazetar_110:10 - Qershor 19, 20260

Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina…

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:10 - Qershor 19, 2026

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

09:59 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

07:44 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter