Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Standard&Poor’s rikonfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë me perspektivë të qëndrueshme

10:46 - Shtator 20, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka rikonfirmuar më 19 shtator 2025 vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në nivelin “BB”, duke ruajtur njëkohësisht perspektivën “të qëndrueshme”.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave theksohet se ky vendim pasqyron besimin e fortë të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të vendit dhe qëndrueshmërinë e tij përballë sfidave globale.

Sipas raportit të S&P, disiplina fiskale dhe rezervat e forta valutore mbeten shtyllat kryesore që mbështesin stabilitetin ekonomik. Agjencia vlerëson gjithashtu se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e qëndrueshme, e nxitur nga investimet private, konsumi i brendshëm dhe procesi i anëtarësimit në BE.

Parashikimet ekonomike
• PBB reale pritet të zgjerohet me 3.6% në vitin 2025, kryesisht nga rritja e pagave reale dhe shpenzimet e familjeve.
• Turizmi do të mbetet një sektor kyç, edhe pse me një ritëm më të moderuar për shkak të maturimit të tregut.
• Për periudhën 2026-2028, S&P parashikon një rritje mesatare prej 3.5% në vit.

Financat publike
Agjencia parashikon që deficiti buxhetor të mbahet në një nivel mesatar prej 2% të PBB-së deri në vitin 2028, ndërsa borxhi publik të ulet gradualisht në rreth 51% të PBB-së në fund të periudhës. Kjo pritet të arrihet përmes një politike fiskale të kujdesshme pas zgjedhjeve parlamentare.

Integrimi në BE
Një element pozitiv është përshpejtimi i negociatave të anëtarësimit, ku Shqipëria ka hapur tashmë 24 nga 33 kapituj, përfshirë klasterin e Konkurrencës dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 920 milionë eurosh financim potencial për Shqipërinë, pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Rezervat valutore
S&P evidenton se rezervat valutore të vendit kanë arritur në 7.8 miliardë dollarë deri në mesin e vitit 2025, falë blerjeve neto nga Banka e Shqipërisë dhe emetimit të fundit të Eurobondit. Këto rezerva sigurojnë një “mburojë të rëndësishme kundër goditjeve të jashtme”.

Ky rikonfirmim i vlerësimit konsiderohet një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar progresin e Shqipërisë në forcimin e stabilitetit ekonomik dhe menaxhimin efektiv të politikave publike.

Ekofin Media
Ekofin Media
agjencia ministria e financave standard&poors vlerësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter