Author: gazetar_1
Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij. Akuzat rëndojnë…
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të organizuar nga Rrjeti i Agjencive të Menaxhimit të Aseteve në Ballkan (BAMIN), në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit EU4FAST. Takimi me temë “Planifikimi për Menaxhimin Efektiv të Aseteve: Konsiderata përpara sekuestrimit” mblodhi përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera anëtare e vëzhguese të BAMIN, për të shkëmbyer praktikat më të mira mbi planifikimin para sekuestrimit të pasurive, si një hap thelbësor për ruajtjen e vlerës së tyre deri në dispozicionin final. Në fjalën e…
Shqipëria ka vijuar të shënojë ritme të larta rritjeje në turizëm dhe lëvizje ndërkombëtare gjatë vitit 2025, duke konfirmuar profilin e saj si një destinacion gjithnjë e më i preferuar në rajon. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë periudhës janar–gusht 2025 kanë hyrë në territorin shqiptar gjithsej 8.969.005 shtetas të huaj, një shifër që përfaqëson një rritje me 5,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur në vend kishin hyrë 8.529.711 vizitorë. Ky trend pozitiv dëshmon për një rritje të qëndrueshme të flukseve hyrëse, të mbështetur kryesisht nga turizmi. Vetëm në muajin gusht 2025,…
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë ka prezantuar “Kartën e Taksapaguesit”, një dokument ligjor informues, i cili synon të sjellë më shumë transparencë dhe lehtësi në komunikimin mes administratës tatimore vendore, qytetarëve dhe bizneseve. “Karta e Taksapaguesit” përmbledh të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve, llojet e taksave dhe tarifave vendore, si dhe afatet përkatëse të pagesave vendore. Ky instrument i ri është menduar si një udhërrëfyes praktik, duke synuar të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të jenë më të informuar dhe të ndërveprojnë më lehtë me administratën vendore. “Karta është një hap konkret drejt rritjes…
Përdorimi i parasë fizike në Shqipëri ka mbizotëruar për dekada, por treguesit e këtij viti po paralajmërojnë një ndryshim të rëndësishëm të këtij trendi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2025 është vërejtur një rënie e transaksioneve në arkë dhe një rritje e përdorimit të kartave bankare në terminale POS, ndërsa veprimet fizike në sportelet e bankave janë ulur. Kjo zhvendosje, nga “paraja në dorë” drejt “pagesave digjitale”, nuk është thjesht një ndryshim teknologjik — ai përbën një evoluim kulturor dhe ekonomik. Bankat, bizneset dhe vetë konsumatorët duhet të përshtaten: siguria e transaksioneve,…
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të shfaqë tendenca të qëndrueshme, pavarësisht sfidave në ekonomi dhe kostove të ndërtimit. Sipas vrojtimit të posaçëm të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave rezidenciale u rritën me 14.6% në gjashtëmujorin e fundit, ndërsa krahasuar me një vit më parë indeksi Fisher i çmimit të banesave shënoi një rritje të fortë prej 41.7%. Kërkesa e përgjithshme nga blerësit vendas ka mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa kërkesa nga jorezidentët ka pësuar një rënie të lehtë. Megjithatë, ky ndryshim nuk ka ndikuar në ecurinë pozitive të tregut, pasi numri i pronave të pashitura…
Administrata Tatimore ka njoftuar se për vitin 2025 do të zbatohet deklarata e re e të ardhurave personale, DIVA, në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Risitë e skemës synojnë lehtësimin e barrës tatimore për individët dhe veçanërisht për familjet me fëmijë. Një prej elementeve kryesore është zbritja prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, duke e bërë këtë një mekanizëm mbështetës të drejtpërdrejtë për prindërit. Referuar të dhënave të Administratës Tatimore, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin rreth 20 milionë euro. Gjithashtu,…
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare, është theksuar konvertimi i TEC-it të Vlorës nga naftë në gaz natyror, duke vënë në dispozicion rreth 250 MW kapacitete të reja prodhimi. Po ashtu, në dokument rikonfirmohet plani për ta lidhur këtë vepër energjetike me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), që sikurse është bërë e ditur më herët synon të sjellë furnizim të qëndrueshëm me karburant më të pastër dhe kosto operative më të ulëta. Ndërhyrja e dytë lidhet me TEC-et lundures, të pozicionuar në Triport dhe…
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Kuvendi miratoi me 94 vota pro 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Përpara miratimit të procesverbalit të seancës së shkuar ku u miratua programi politik i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave deputetët e opozitës kërkuan debat parlamentar lidhur me programin e qeverisjes, duke kundërshtuar mënyrën e votimit në seancën e…
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane, Brendan Hanrahan, ka thënë se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-ja ka ngritur shqetësime. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e…
