Gjatë ditës së sotme u raportua nga mediat për largimin e Spartak Zekja nga detyra si Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas burimeve, në vend të tij pritej të emërohej Artur Papajani, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ekofin.al ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për një ngatërrim emri, pasi në krye të FSDKSH do të vendoset Arti Papajani, i cili aktualisht mban post drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Nuk disponohet shumë informacion për z. Papajani, në këtë rast jo për Arturin, por për Artin, por ai do të jetë disponibël në vazhdim, pas prezantimit zyrtar. /ekofin.al
