Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

13:30 - Shtator 25, 2025 Aktualitet
012524_Saxon_Brown_389_jb
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një udhëzim të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat parauniversitare të vendit. Dokumenti, i cili ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, më 24 shtator 2025, përcakton qartë rregullat, përjashtimet dhe masat që lidhen me këtë vendim, i cili synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar për nxënësit gjatë procesit mësimor.

Sipas udhëzimit, nxënësit nuk do të mund të përdorin celularin gjatë orëve të mësimit apo gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. E njëjta ndalesë vlen edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente ose kur përdorimi i pajisjes lidhet drejtpërdrejt me nevoja pedagogjike apo organizative të miratuara nga drejtoria e shkollës. Çdo telefon që konstatohet i përdorur në mënyrë të palejuar do të merret nga mësuesi dhe do të dorëzohet në drejtori deri në përfundim të orarit mësimor.

Për të siguruar zbatimin e masës, çdo klasë do të ketë një kuti ose sirtar ku nxënësit duhet të vendosin telefonin në fillim të orës së mësimit, të fikur ose në modalitetin “Airplane”. Në rastet kur komunikimi me prindërit është i domosdoshëm, ai do të bëhet vetëm me lejen e mësuesit kujdestar apo të drejtorit të shkollës.

Udhëzimi vendos gjithashtu një sërë përgjegjësish për drejtuesit e shkollave dhe për prindërit. Drejtoria ka për detyrë të informojë nxënësit dhe prindërit për këto rregulla, të organizojë takime sensibilizuese dhe të raportojë mbi zbatimin e tyre tek zyrat vendore të arsimit. Nga ana tjetër, prindërit duhet të bashkëpunojnë me shkollën për të siguruar që fëmijët e tyre nuk e përdorin celularin gjatë qëndrimit në shkollë. Nëse vendosin t’i pajisin me telefon, ata duhet ta deklarojnë këtë në fillim të vitit shkollor dhe të pranojnë rregullin që pajisja të qëndrojë e fikur gjatë gjithë procesit mësimor.

Sa i përket masave disiplinore, udhëzimi parashikon që në rast të shkeljes për herë të parë nxënësi të këshillohet dhe prindi të njoftohet menjëherë. Në rast përsëritjeje, veçanërisht në arsimin bazë, merren masa më të thelluara si përfshirja në komisionin e disiplinës dhe angazhimi i nxënësit në aktivitete edukative e komunitare. Për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë, masat disiplinore janë të përshkallëzuara dhe përcaktohen në rregulloren e brendshme të shkollës.

Vendimi është mbështetur në studime kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kanë treguar efektet negative të përdorimit të tepruar të telefonave celularë dhe rrjeteve sociale tek të rinjtë, si ulja e përqendrimit, dobësimi i kujtesës dhe rritja e rasteve të bullizmit. Përmes këtij udhëzimi, Ministria e Arsimit synon jo vetëm të përmirësojë rezultatet shkollore, por edhe të rrisë sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve, duke e forcuar shkollën si një hapësirë edukimi dhe zhvillimi social. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
celulari mësuesit nxënësit përdorimi udhëzimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter