Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Trump njofton tarifa të reja doganore nga 1 tetori, 100% për ilaçet, 50% për mobiljet dhe 25% për kamionët

11:34 - Shtator 26, 2025 Bota
WASHINGTON, DC - APRIL 02: U.S. President Donald Trump holds up a copy of a 2025 National Trade Estimate Report as he speaks during a “Make America Wealthy Again” trade announcement event in the Rose Garden at the White House on April 2, 2025 in Washington, DC. Touting the event as “Liberation Day”, Trump is expected to announce additional tariffs targeting goods imported to the U.S. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një raund të ri tarifash doganore shumë të rënda mbi importet e disa mallrave, nga produktet farmaceutike te kamionët. Nuk ka shumë rëndësi që, për shembull, marrëveshja me Evropën, që stabilizon shumicën e tarifave në 15%, hyri në fuqi 24 orë më parë.

Duke filluar nga 1 tetori, “do të vendosim tarifa 100% mbi çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç rasteve kur një kompani po ndërton fabrikën e saj farmaceutike në Amerikë” – ka shkruar ai në rrjetin e tij social Truth, duke sqaruar se “ndërtim do të quhet një kantier në fazë nisjeje dhe/ose në ndërtim. Prandaj, nuk do të ketë tarifa mbi këto produkte farmaceutike nëse ndërtimi ka filluar”. Një mënyrë për të bindur kompanitë të zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA, edhe sepse produktet farmaceutike kanë qenë një nga nyjet kryesore të negociatave mes Uashingtonit dhe Brukselit që synonin përjashtimin nga taksat. Por kjo nuk ndodhi: tarifa prej 15% u aplikua edhe mbi ilaçet jo gjenerike, të vetmet që përfundimisht u përjashtuan. Tani Trump shkon më tej, ndoshta sepse trembet se tregu mund të përthithë një taksë doganore relativisht të ulët pa provokuar atë efekt zhvendosjeje të prodhimit në Amerikë. Më mirë, pra, të vendoset një tatim që i detyron kompanitë të zhvendosen.

Po nga 1 tetori, do të hyjnë në fuqi tarifa prej 25% mbi importet e kamionëve të rëndë dhe 50% mbi mobiliet e kuzhinës, banjës dhe produkte të lidhura. Vendimi, ka shkruar Trump në Truth, është marrë sepse Shtetet e Bashkuara janë “të përmbytura nga këto produkte që vijnë nga vende të tjera. Është e padrejtë dhe duhet të mbrojmë, për arsye të sigurisë kombëtare, procesin prodhues”.

Europa nuk ka pasur kohë as të shijojë efektet e marrëveshjes, që duhet të përballet me rreziqe të reja tregtare që do të sqarohen vetëm në orët e ardhshme. Tarifat amerikane prej 15% mbi produktet europiane hynë në fuqi të enjten më 25 shtator. Marrëveshja e arritur në gusht tashmë është operative. Nga pakti, megjithatë, kishin mbetur jashtë çeliku dhe alumini, mbi të cilët vijon një tarifë prej 50%.

BE dëshiron të përmirësojë marrëveshjen. Komisioneri për Tregtinë, Maros Sefcovic, pikërisht dje u takua me homologun e tij amerikan, Jamieson Greer: “Tani po punojmë me Shtetet e Bashkuara për të parë ku mund të gjejmë fusha të reja për përjashtime tarifore dhe të bashkëpunojmë më ngushtë për të gjetur struktura bashkëpunimi, në veçanti për çelikun dhe fushat e tjera të përfshira në marrëveshjen kuadër”. Negociatat janë ende në fillim dhe do të kërkojnë kohë, pavarësisht njoftimeve të papritura të Trump.

Dhe vjen edhe sulmi ndaj presidentit të Fed, Jerome Powell: “Të dhëna të shkëlqyera mbi ekonominë, por normat e interesit janë shumë të larta”, shkroi Trump në Truth, duke iu referuar rritjes së ekonomisë amerikane në tremujorin e dytë, e rishikuar në 3,8%. “Lajmi i mirë është se po ecim më shpejt se ‘paaftësia’ e Jerome Powell”, theksoi Trump, duke nënvizuar se pa Powell “do të ishim në 2%”./larepubblica

Ekofin Media
Ekofin Media
doganore donald Trump njofton tarifa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter