Author: gazetar_1
Në një tjetër hap drejt modernizimit të shërbimeve vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Tiranë ka nisur zbatimin e një risi të rëndësishme që synon të rrisë transparencën dhe komunikimin me qytetarët dhe bizneset. Prej datës 30 shtator 2025, njoftimet dhe kërkesat për pagesë për debitorët e taksave dhe tarifave vendore – që i përkasin subjekteve me detyrime të papaguara – po shpërndahen për herë të parë edhe në mënyrë elektronike, përmes platformës qeveritare “e-Albania”. Ky inovacion vjen si pjesë e angazhimit të Bashkisë Tiranë për t’i sjellë shërbimet sa më afër qytetarëve, duke shfrytëzuar…
Pas dy ditësh të mbushura me ide të reja, energji dhe inovacion, eventi Future2Tech që u zhvillua në Tiranë u mbyll duke lënë pas një panoramë shpresëdhënëse për të ardhmen digjitale të Shqipërisë. E konceptuar si një platformë për të bashkuar startup-et, institucionet publike dhe investitorët, Future2Tech tregoi se ekosistemi inovativ shqiptar është në rritje të vazhdueshme dhe gjithnjë e më i lidhur me tregun global. Angazhimi institucional për inovacionin Në përmbyllje të aktivitetit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se qeveria shqiptare po investon seriozisht në të ardhmen digjitale të vendit, duke e konsideruar inovacionin një prioritet…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt që lidh Tiranën me Larnakën, Qipro, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një ndër partnerët kryesorë të TIA-s. Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë përfaqësues të Wizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë. Nga sot, fluturimet midis Tiranës…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në punimet e Samitit të 11-të Digjital të Ballkanit Perëndimor, në Shkup, një nga platformat kryesore rajonale që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Në fjalën e saj në panelin “Making Public Services Work for Everyone”, Ibrahimaj prezantoi arritjet e Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe inovacionin, duke theksuar se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm për të ndërtuar një administratë më efikase, transparente dhe pranë qytetarëve. Ajo solli në vëmendje platformën e-Albania 2.0, e cila do të ofrojë shërbime të personalizuara…
Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani. “Parashikime të reja për moszbatimin e fasadave sipas planit. Janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë të përfshirë në Shqipëri dhe një pjesë janë emra më të mëdhenj në botë. Është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira. Nuk është shpikje e jona, por dhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet,…
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë me gazetarët në Kryeministri. Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit. Më tej ai tha se asnjë pronar shtëpie që nuk ka ende dokumentacionet përkatëse nuk do të futet në banesë. Një tjetër pikë ku do të ketë ndryshime, janë hapësirat publike. Po ashtu ai njoftoi dhe krijimin e listës së zezë për ata që shkelin…
Më 2 tetor, Banka Kombëtare Tregtare hapi zyrtarisht dyert e degës së saj historike në Korçë, pas një procesi të plotë restaurimi dhe rinovimi. Kjo ndërtesë me arkitekturë të spikatur, e inauguruar për herë të parë më 28 nëntor 1926, mbart gati një shekull histori dhe tashmë është kthyer në një hapësirë ku trashëgimia e qytetit ndërthuret me standardet më të reja të shërbimit bankar. Në ceremoninë zyrtare të inaugurimit morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtues të lartë dhe punonjës të bankës, nënkryetarja e bashkisë Korçë dhe prefekti i qarkut, klientë individë dhe biznesi, personalitete të qytetit e partnerë…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qytetarët do mund të paguajnë faturat e energjisë edhe me kartë bankare në çdo pikë shërbimi të OSHEE-së. Balluku thekson se ky është një tjetër shërbim i shpejtë, i thjeshtë dhe mbi të gjitha pa asnjë kosto shtesë. Ministrja bën me dije se ky shërbim i ri fillon në Tiranë dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm në të gjithë qytetet e vendit. Zv.kryeministrja e konsideron këtë shërbim si një hap përpara, në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. “Një tjetër hap konkret nga OSHEE Group…
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë sot në Asamblenë e 24-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të Mediave, MNRA në Prishtinë (Kosovë). Në panelin hapës merrnin pjesë gjithashtu Frederic Bokobza, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rregullatorit francez, ARCOM, Joana Duarte, drejtoreshë e departamentit të Mbikëqyrjes në autoritetin portugez, ERC, Francesco Di Giorgi, zyrtar i lartë ligjor pranë rregullatorit italian AGCOM dhe Klevis Vaqari, psikologe nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë. Në këtë panel u diskutua një temë e rëndësishme që është objektiv kryesor i punës së AMA-s, “Mbrojtja e fëmijëve online”.…
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), partner i autorizuar prej 31 vitesh për prodhimin, paketimin, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri, prezanton Raportin e dytë të Qëndrueshmërisë, i cili pasqyron rezultatet e arritura dhe konsolidon planin për t’u bërë kompania e parë Carbon Neutral në Shqipëri deri në vitin 2030. Një objektiv që po merr formë përmes investimeve konkrete dhe rezultateve të matshme: nga energjitë e rinovueshme te mobiliteti i qëndrueshëm, nga inovacioni në paketim te zhvillimi i punonjësve. Raporti, i përgatitur nga Deloitte Albania dhe i certifikuar nga Ernst & Young, reflekton veprimet e ndërmarra nga CCBS dhe dëshmon…
