Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kryeministri: Jo më kontrata uji dhe dritash për pallatet pa hipotekë

12:31 - Tetor 3, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani.

“Parashikime të reja për moszbatimin e fasadave sipas planit. Janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë të përfshirë në Shqipëri dhe një pjesë janë emra më të mëdhenj në botë.

Është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira. Nuk është shpikje e jona, por dhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet, mund të shkohet deri në konfiskim total.

Deri sot na i kanë bërë gjërat e vështira se kanë përdor njerëz si puna e Hamasit për të mbrojtur veten, i kanë fut pa certifikatë nëpër shpia, pa mbaruar punimet, i dinë mirë shqiptarët, dhe e kanë bërë të pamundur për ndërmarrje masash ekstreme, se si do e konfiskosh kur njerëzit janë brenda”, tha Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e ndërtimeve rezidenciale që përfshijnë ambiente për fëmijët. “Objektet rezidenciale duhet të përfshijnë ambiente për fëmijët dhe të jetë hapësirë e brendshme për vogëlushët.”

Rama u shpreh gjithashtu për procesin e blerjes së pronës. “Kush blen apartament apo dyqan, të jetë i sigurt që po blen një pronë të regjistrueshme. Nuk do blejë pronë që do e ketë të vështirë ta regjistrojë. Noteri do hyjë në mes, që ta garantojë këtë proces”.

Duke folur për masat kundër ndërtimeve të paligjshme, Kryeministri theksoi se nuk do ketë tolerime. “Çdo ndërtim që do shkelë lejen në masën mbi 2 përqind, do konfiskohet për interes publik apo strehim social”.

 “Deri në masën 10 përqind, konfiskohet vetëm ajo shtesë dhe përdoret ajo sipërfaqe, qoftë për zyra për shtetin apo për t’ua dhënë të pastrehëve.”

Më tej Rama paralajmëroi se do ketë edhe konfiskime totale, kur ka shkelje të rëndë të lejes së ndërtimit. “Mbi masën 10 përqind, konfiskohet totalisht ndërtimi.”

Ai përmendi edhe rëndësinë e strehimit social. “Do kemi rregulla të qarta për strehim social”.

Rama: S’ka më kontrata për drita e ujë, pa hipotekë!

Kreu i qeverisë shtoi se nuk do të firmosen më kontrata me OSHEE-në për furnizim me energji elektrike, apo me ujësjellësin për furnizim me ujë për asnjë që nuk ka hipotekën e pronës.

“Nuk do të lejohet më që godinat, pallatet pa certifikatë përdorimi të firmosin kontrata për energji elektrike dhe furnizim me ujë. Nuk do të lejohen të futen në apartamente pa përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me Hipotekën. E kanë paguar me gjithë kursimet e tyre, por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje. E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin kur janë të përfshirë aktorët institucionalë, që nga arkitekti deri te Agjencia e Zhvillimit të Territorit apo bashkitë, si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe ujë”, tha Rama.

Ekofin Media
Ekofin Media
drita edi rama hipotekë kontrata kryeministri kushtet e sigurisë ndërtuesit paralajmërin punetoret uje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter