Samsung Electronics njoftoi sot zgjerimin e partneritetit me Toyota Motor, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë, që do të sjellë zgjidhjet Smart Signage të Samsung në koncesionarë shtesë të Toyota-s në tregje kyçe. Ky zgjerim pason transformimin digjital në shkallë të gjerë të 1,250 koncesionarëve në 40 vende, të përfunduar në fillim të vitit 2025 në Evropë.
Ndërsa blerësit e makinave lëvizin gjithnjë e më shumë mes kërkimit online dhe vizitave fizike, partneriteti synon të krijojë një udhëtim pa ndërprerje dhe të lidhur për klientët, duke i kthyer koncesionarët tradicionalë në mjedise dinamike dhe të pasuruara digjitalisht.
“Trendi i digjitalizimit të koncesionarëve të makinave po përshpejtohet në mbarë botën, dhe digital signage po luan një rol kyç në këtë ndryshim,” – tha Hoon Chung, Zëvendëspresident Ekzekutiv dhe Drejtues i ekipit të Biznesit të Ndërmarrjeve, Divizioni i Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics. “Përmes partneritetit tonë me Toyota Motor, jemi krenarë që ofrojmë zgjidhje inovative që e përmirësojnë procesin e blerjes së makinës për klientët anembanë botës. Po ashtu, jemi të përkushtuar të zhvillojmë teknologji të diferencuara, të përshtatura me nevojat e tregjeve të ndryshme globale.”
Përmirësimi i përvojës në koncesionarët Toyota
Samsung ka vendosur tashmë rreth 23,000 ekrane Smart Signage në koncesionarët Toyota në Europë, Lindjen e Mesme dhe Shtetet e Pavarura të Bashkëpunimit (CIS), duke shënuar një nga projektet më të gjera të sinjalistikës komerciale të kompanisë deri më sot.
Një gamë ekranesh me prekje dhe LED-ekrane të brendshme të Samsung janë instaluar në zonat kyçe të koncesionarëve digjitalë të Toyota-s, përfshirë recepsionin, kabinat e konsultimeve, zonat e ekspozimit të automjeteve dhe sallonet për klientët. Këto produkte përfshijnë Serinë QMC, një linjë ekranesh 4K UHD që variojnë nga 43 deri në 98 inç, me panel anti-reflektiv, korniza uniforme për përdorim të vazhdueshëm portret ose peizazh, dhe certifikim EPEAT Silver për performancë mjedisore.
Klientët e koncesionarëve digjitalë Toyota mund të shfletojnë modelet e automjeteve, të shohin specifikimet e produkteve dhe të eksplorojnë ofertat e disponueshme direkt përmes ekranëve Smart Signage të Samsung. Ndërfaqet me prekje mundësojnë personalizim në kohë reale, duke ndihmuar vizitorët të krijojnë konfigurimin ideal të automjetit direkt në ekran. Këto mjete digjitale mbështesin një përvojë blerjeje më interaktive dhe efikase, duke i lejuar stafit të përqendrohet më shumë në biseda të personalizuara me klientët sesa në shpjegime rutinore të produkteve.
Menaxhim në distancë me siguri në nivel ndërmarrjeje
Të gjitha ekranet e koncesionarëve digjitalë mbështeten nga MagicINFO™, zgjidhja gjithëpërfshirëse e Samsung për menaxhimin në distancë të pajisjeve, e cila u mundëson ekipeve të Toyota të monitorojnë performancën e ekranit dhe të trajtojnë çështjet në rrjetin e tyre të ekranëve nga një panel i centralizuar. Ky sistem ndihmon në kontrollin e harduerit, minimizon kohën e ndaljes dhe siguron funksionim të qëndrueshëm të ekranit pa nevojën për mbështetje në vend.
Ndërtuar me masa sigurie në nivel ndërmarrjeje, MagicINFO është i certifikuar sipas standardeve ISO/IEC 27001:2022 dhe ISO/IEC 27701:2019 nga British Standards Institution (BSI), duke theksuar përkushtimin e Samsung ndaj menaxhimit të sigurt dhe me fokus në privatësi të sinjalistikës digjitale.
“Vendosja e digital signage të Samsung në koncesionarët tanë ka sjellë vlerë të vërtetë në çdo pikë të udhëtimit të klientit,” tha Dirk Christiaens, Menaxher i Transformimit të Biznesit dhe Eksperiencës së Brandit në Toyota Motor Europe. “Ka shumë faza në procesin e blerjes së një makine, dhe ne duhet të komunikojmë informacionin e duhur në kohën e duhur për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për klientët. Aftësia për të menaxhuar ekranet tona në kohë reale përmes MagicINFO ka rritur ndjeshëm angazhimin e klientëve në koncesionarët tanë digjitalë.”
Sipas një raporti të fundit nga Omdia, tregu global i sinjalistikës digjitale pritet të arrijë 12.6 miliardë dollarë deri në vitin 2029. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, Samsung arriti një rekord të ri me 38.8% të pjesëmarrjes globale në treg me vëllim, duke ruajtur pozicionin e tij si ofruesi kryesor botëror i ekranëve komerciale për 17 vjet me radhë.
###
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
Rreth Toyota Motor
Toyota Motor punon për të zhvilluar dhe prodhuar produkte dhe shërbime inovative, të sigurta dhe me cilësi të lartë, që sjellin lumturi duke ofruar lëvizshmëri për të gjithë. Ne besojmë se arritja e vërtetë vjen nga mbështetja e klientëve, partnerëve, punonjësve dhe komuniteteve ku operojmë. Që nga themelimi ynë mbi 80 vjet më parë, në 1937, kemi zbatuar Parimet Drejtues në përpjekjen për një shoqëri më të sigurt, më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse. Sot, ndërsa po transformohemi në një kompani lëvizshmërie që zhvillon teknologji të elektrifikimit, inteligjencës dhe diversifikimit, mbetemi gjithashtu besnikë ndaj Parimeve Drejtues dhe shumë prej Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në krijimin e një bote gjithnjë më të mirë, ku të gjithë janë të lirë të lëvizin. https://global.toyota/en/



