Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ISHMT realizoi 2983 inspektime gjatë 2024 dhe vendosi 101 gjoba për produktet jo ushqimore

14:39 - Tetor 9, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) publikoi analizën vjetore të punës për vitin 2024, duke evidentuar rritje të ndjeshme të veprimtarisë inspektuese, forcim të bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe përmirësim të transparencës ndaj konsumatorëve dhe operatorëve ekonomikë.
Gati 3 mijë inspektime në gjithë vendin
Gjatë vitit 2024, ISHMT kreu 2983 inspektime, nga të cilat 2796 ishin të programuara dhe 187 jashtë programit mbi bazë ankesash ose situatash të veçanta. Nga këto inspektime, 8684 produkte u kontrolluan dhe 118 rezultuan jo në përputhje me standardet ligjore.
Në total, u vendosën 109 masa administrative, përfshirë 101 gjoba, 5 paralajmërime dhe 3 masa urgjente për bllokim apo shkatërrim produktesh jokonform.
Fushata sensibilizuese dhe informim për konsumatorët
Një prej risive të vitit ishte zbatimi i Planit të Informimit dhe Këshillimit të Subjekteve të Inspektimit dhe Konsumatorëve (qershor–dhjetor 2024), në zbatim të “Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2024–2030”.
Në kuadër të këtij plani, ISHMT zhvilloi 10 fushata sensibilizuese mbi përdorimin e qeseve plastike, tregtimin e bukës dhe produkteve të brumit, duke informuar mbi 3,200 subjekte tregtare në të gjithë vendin.
Mbrojtja e konsumatorit dhe pronësisë intelektuale
Në fushën e pronësisë intelektuale, janë kryer 750 inspektime, me 52 masa administrative për shkelje të të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale.
Janë sekuestruar 532 detergjentë të markave “Ariel” dhe “Fairy” si mallra të dyshuara të falsifikuara, si dhe disa dhjetëra veshje të markave të njohura që rezultuan kopje ilegale.
Në fushën e produkteve joushqimore, janë kontrolluar 8684 produkte në kategori si lodra, pajisje elektrike, instrumente matëse dhe ashensorë. Vetëm në sektorin mekanik janë inspektuar 720 ashensorë, nga të cilët 84 nuk plotësonin kriteret teknike, duke sjellë masa urgjente për ndalimin e përdorimit.
Zbatimi i ndalimit të qeseve plastike
Një nga angazhimet kryesore të vitit ishte zbatimi i urdhrit të Kryeministrit nr. 35, datë 19.02.2024, që ndalon përdorimin dhe tregtimin e qeseve plastike jo-konform. ISHMT ka mbikëqyrur 520 subjekte tregtare dhe 648 tregtarë ambulantë, ku në disa raste janë sekuestruar qese jokonform me peshë totale mbi 460 kilogramë. /ekofin.al
Ekofin Media
Ekofin Media
inspektime ISHMT mbrojtja e konsumatorëve produkte
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter