Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot konkursin ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku gjashtë skuadrat finaliste po prezantojnë projektidetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare. Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, kryeministri Rama theksoi se kjo është një tjetër ide e kahershme dhe projekt shumë ambicioz për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, i cili ka qenë një pikë referimi në një histori të gjatë përpjekjesh e sfidash sportive. Rama theksoi se “sot në këtë kohë të re, ky pallat sporti meriton një formë të re, një forcë të re dhe një…

Read More

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot rezultatet e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës për vitin 2024, një ndër matjet më të rëndësishme për vlerësimin e standardit të jetesës, shpërndarjes së të ardhurave dhe nivelit të varfërisë në vend. Të dhënat tregojnë një përmirësim të dukshëm në disa tregues kyç të mirëqenies ekonomike dhe sociale, duke reflektuar ulje të varfërisë relative, reduktim të pabarazisë dhe rritje të ndjeshme të të ardhurave familjare. Rënie e varfërisë relative dhe përmirësim i kushteve të jetesës Në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri zbriti në 19,2%,…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën vjetore me 12 rekomandime drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2025, duke theksuar rëndësinë e rritjes së transparencës, forcimit të rolit mbrojtës ndaj konsumatorëve dhe integrimit të burimeve të rinovueshme në sistemin energjetik kombëtar. Rekomandimet e miratuara më 9 tetor 2025 përfshijnë një sërë detyrash që synojnë modernizimin e sektorit të energjisë, përmirësimin e shërbimeve dhe përafrimin me standardet evropiane. 1. Platformë digjitale për ankesat e konsumatorëve ERE duhet të implementojë një platformë online për trajtimin dhe gjurmimin e ankesave të konsumatorëve, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të ndjekin në kohë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një paketë rekomandimesh drejtuar Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2025, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes dhe përmirësimin e performancës së sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në vend. Rezoluta i kërkon ndër të tjera ERRU-së të mos miratojë kërkesat nga shoqëritë rajonale të ujësjellësit për rritje tarifash nëse ato nuk plotësojnë planet e investimeve për konsumatorët. Rritja e bashkëpunimit dhe stabilitetit sektorial Kuvendi kërkon që ERRU të luajë një rol aktiv dhe koordinues me të gjithë aktorët e sektorit të ujit për zbatimin e objektivave strategjikë dhe për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për shoqëritë…

Read More

Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar jopublik, kopshti “Katër Stinët”, me vendndodhje në rrugën Myslym Shyri në Tiranë.  Sipas dokumentit zyrtar të konsultuar nga ekofin.al, mbyllja është kryer me kërkesë të vetë subjektit juridik “4 Stinët” sh.p.k, i cili kishte njoftuar paraprakisht ndërprerjen e aktivitetit më 25 shtator 2025. Ekofin mëson se gjatë muajit gusht, institucioni kishte bërë të ditur përmes njoftimeve publike mbylljen e kopshtit dhe nxjerrjen në shitje të pajisjeve dhe mobiljeve që kishin qenë pjesë e mjediseve arsimore. Në urdhër parashikohen disa detyrime për institucionin, përfshirë dorëzimin e të gjithë dokumentacionit…

Read More

Në Shqipëri janë hapur aplikimet për edicionin e këtij viti të Vlerësimit të OKB-së për Sipërmarrjet e Qëndrueshme (SDG Business Pioneers Award 2025), një iniciativë që vlerëson kompanitë që tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe që kontribuojnë konkretisht në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-të) të Kombeve të Bashkuara. Pas suksesit të vitit të kaluar, ku Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpall fituese e çmimit të madh në kategorinë e Bizneseve Ndërkombëtare, falë praktikave të saj novatore për kalimin drejt energjinë së pastër, edicioni i këtij viti vendos në qendër të vëmendjes turizmin e qëndrueshëm – një…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024, duke vlerësuar punën e këtij institucioni si autoritet i pavarur në mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe në mbrojtjen e ekuilibrit mes interesave të konsumatorëve, shtetit dhe sipërmarrësve. Në rezolutë theksohet rëndësia e miratimit të ligjit të ri nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i cili përafron më tej kuadrin ligjor shqiptar me direktivën evropiane (EU) 2018/1972, rrit pavarësinë institucionale dhe financiare të AKEP-it dhe hap rrugën për ndërtimin e një “shoqërie gigabit”. Kuvendi…

Read More

Në Fletoren Zyrtare është publikuar urdhri nr. 967, datë 6.10.2025, i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili vendos rregulla të reja, më të qarta dhe të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian për identifikimin, regjistrimin dhe gjurmueshmërinë e disa kafshëve tokësore të mbajtura në Shqipëri. Akti, i përafruar pjesërisht me Rregulloren Zbatuese (BE) 2021/520, shtrihet mbi gjedhët, delet, dhitë, derrat, deve (camelid), drerët (cervid) dhe madje edhe papagajt (psittacidae), duke e afruar infrastrukturën e kontrollit veterinar me praktikën më të mirë evropiane. Në thelb, urdhri kërkon që operatorët të raportojnë në bazat e të dhënave lëvizjet, lindjet dhe…

Read More

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur zyrtarisht anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke e cilësuar këtë si një arritje historike për vendin dhe një hap konkret në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në një reagim publik të shpërndarë në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së vlerëson se pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke i bërë pagesat ndërkufitare më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta. “Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit evropian të pagesave (SEPA) – një…

Read More

Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ofron në tregun shqiptar siguracionin MINIKASKO, një produkt praktik dhe i leverdishëm. Çfarë është MINIKASKO? Ky siguracion aktivizohet vetëm kur aksidenti ndodh mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike, rrethana këto që përbëjnë shumicën e aksidenteve rrugore. Siguracioni i detyrueshëm TPL mbulon dëmet që makina juaj i shkakton palës tjetër, ndërsa MINIKASKO mbulon dëmet në automjetin tuaj, pavarësisht nëse jeni fajtor apo jo. Kur blihet bashkë me TPL-në pranë SIGAL, MINIKASKO kushton vetëm 3,000 lekë. Një shembull i thjeshtë: Pa dashur, shkaktuat një aksident. Fajtori, pa dëshirë, ishit ju.…

Read More