Author: gazetar_1
Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve në vitin 2025, veçanërisht për ata që kërkojnë një vend të përballueshëm, shkruan Janire Manzanas në revistën spanjolle “OKdiario”. I mbushur me bukuri natyrore mahnitëse, ky vend ofron një kulturë dhe histori unike, si dhe një vijë bregdetare që rivalizon plazhet më idilike të botës. Ajo që vërtet e dallon Shqipërinë është statusi i saj si një thesar i paeksploruar në kontinentin evropian, gjë që e mban atë një destinacion evropian të përballueshëm. Vizitorët mund të shijojnë një birrë vendase për…
Një ndërprerje e madhe e internetit po prek dhjetëra faqe interneti, lojëra dhe aplikacione online këtë të hënë kudo në botë, duke përfshirë edhe Amazon, Snapchat dhe Vodafone. Problemet filluan rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe duket se lidhen me një problem në Amazon Web Services, i cili ofron infrastrukturë që mbështet pjesën më të madhe të internetit modern. Sipas Downdetector, ka më shumë se 2,000 raportime për ndërprerjen e Amazon Web Services vetëm në SHBA. Ja një listë e gjithçkaje që shfaqet si problematike në Down Detector: Snapchat, Lloyds Bank, Ring, Amazon, Roblox, Halifax, Xero, My Fitness Pal, Zoom,…
Në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” (TIA) dhe Kastrati Group u bashkuan me YWCA Albania në organizimin e ecjes simbolike nën moton “Unë jam e fortë!”. Aktiviteti u zhvillua sot, në orën 11:00, në ambientet e aeroportit. Kjo iniciativë, tashmë e kthyer në një traditë të rëndësishme të Tetorit Rozë, synon të përçojë mesazhin se parandalimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë. Çdo vit, në këtë aktivitet marrin pjesë gra dhe burra, paciente dhe të mbijetuara, institucione publike e private, kompani dhe…
Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një vend që ofron mundësi reale për investitorët e huaj, duke garantuar një klimë të qëndrueshme dhe transparente për zhvillimin e projekteve strategjike. Si pjesë e kësaj qasjeje, brenda vitit të ardhshëm pritet të vihet në funksion nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), një platformë online e dedikuar posaçërisht për investitorët e huaj, që do të shërbejë si një pikë unike informacioni dhe orientimi në kohë reale për tregun dhe projektet në Shqipëri. Kjo nismë është pjesë e strategjisë për të rritur më tej flukset e investimeve të huaja direkte,…
Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit të akselerimit “Plug and Play Tirana Expo 2025”, një ngjarje që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në vend. Dhjetë startup-e shqiptare do të udhëtojnë drejt Silicon Valley për të prezantuar idetë e tyre novatore dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e krijimit të një modeli të qëndrueshëm për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, duke vënë në dukje bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin tek potenciali i të rinjve shqiptarë. “Shqipëria po ndërton një ekosistem inovacioni…
NGA AKADEMIK. PROF.DR. ANASTAS ANGJELI Në dekadën e fundit, kon cepti i sigurisë ekonomike ka fituar një rëndësi të jashtëzakonshme në skenën globale dhe rajonale. Pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë kanë treguar se ekonomia, politika dhe siguria janë të pandashme. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria dhe Kosova, këto zhvillime kanë nxjerrë në pah dobësitë e sistemeve ekonomike dhe nevojën për politika strategjike që garantojnë qëndrueshmëri, pavarësi dhe stabilitet. Në një epokë ku globalizimi, teknologjia dhe ndryshimet klimatike janë faktorë të përhershëm të pasigurisë, siguria ekonomike ka kaluar nga një koncept teorik në një domosdoshmëri praktike për çdo vend…
As trup, as firmë, as pasaportë – por në Shqipëri ajo quhet ministre. “Diella” u shfaq fillimisht në portalin qeveritar e-Albania si asistente virtuale. Disa muaj më vonë, kryeministri Edi Rama e ngriti “në detyrë”, duke e shpallur si ministren e parë virtuale në botë për Inteligjencën Artificiale. E veshur me kostum popullor shqiptar dhe e ndërtuar mbi algoritme, figura digjitale Diella buzëqesh nga një monitor qeveritar. Rama premtoi një epokë të re, ku “tenderat publikë do të jenë 100% të pakorruptueshëm dhe çdo fond publik 100% transparent.” Për një vend që prej vitesh përballet me korrupsionin, premtimi tingëlloi i…
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash në lidhje me disa aktivitete që do të zhvillohen në kryeqytet përgjatë këtyre tre ditëve. Në këtë kuadër, policia informon qytetarët se: do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00. Ndërkohë më datë 18.10.2025, gjatë aktivitetit “Maratona Fan Run”, nga ora 09:00 deri në 11:00, do të kufizohet lëvizja në segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Policia njofton më tej se më datë 19.10.2025, gjatë aktivitetit…
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes inteligjencës artificiale”. Gjithçka është bërë me dije nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës rajonale mbi Digjitalizimin e Proceseve Zgjedhore, por sipas tij për momentin kjo metodë vetëm do të testohet. “Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e…
“Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përmes një videomesazhi drejtuar Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona. Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh. Duke iu…
