Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ligji për mbetjet u miratua pa debat, AmCham: Procesi konsultues mbetet i mangët dhe i pakoordinuar

13:59 - Tetor 20, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me shumicë votash dhe pa diskutime nga deputetët ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtimeve të grupeve të interesit dhe kërkesave të përsëritura për shtyrjen e votimit dhe rishikimin e disa neneve për ta bërë ligjin tërësisht të përputhshëm me direktivat e Bashkimit Evropian.

Në reagimin e saj zyrtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) thekson se projektligji për mbetjet urbane duhej të ishte shqyrtuar paralelisht me nismën tjetër ligjore “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, pasi të dyja këto akte janë organikisht të lidhura dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si bizneset trajtojnë riciklimin, mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve.

“Ne kemi kërkuar që këto dy projektligje të diskutohen së bashku, në mënyrë që të shmangen mbivendosjet dhe konfuzioni për bizneset, si dhe të garantohet që kuadri ligjor i ri të jetë funksional dhe i qartë për të gjithë aktorët ekonomikë,” – thekson AmCham në qëndrimin e saj.

Dhoma Amerikane përgatiti një seri rekomandimesh të detajuara, të cilat u përcollën pranë ministrive përkatëse dhe komisioneve parlamentare, duke kërkuar që procesi i hartimit dhe miratimit të ligjeve të përfshijë më gjerësisht komunitetin e biznesit dhe ekspertizën teknike të industrisë.

Çështja e industrisë së çimentos dhe importit përjashtimor

Një prej çështjeve që AmCham ka theksuar me forcë është ajo e importit përjashtimor të dy rrjedhave të listës së gjelbër, një dispozitë që do t’i mundësonte industrisë së çimentos të optimizonte kostot e prodhimit dhe të përmbushte objektivat e dekarbonizimit të vendosura nga Kombet e Bashkuara.
Sipas ekspertëve të Dhomës, lejimi i këtij importi nuk do të krijonte rreziqe mjedisore, por do të ndihmonte një nga sektorët më të rëndësishëm industrialë të vendit të bëhej më konkurrues dhe më i qëndrueshëm mjedisor.

Procesi konsultues dhe roli i institucioneve

AmCham e konsideron këtë proces pjesë të një problematike më të gjerë që ka të bëjë me mungesën e koherencës në konsultimet paraprake mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

“Proceset ligjvënëse shpesh kalojnë me ritme të shpejta dhe me vëmendje të pamjaftueshme ndaj argumenteve të biznesit, çka rrezikon cilësinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në praktikë,” – nënvizon Dhoma Amerikane.

Në përfundim, AmCham rikujton se mbrojtja e industrive përmes ligjeve të drejta dhe të qarta, që nxisin konkurrencën e ndershme dhe përgatisin prodhuesit për tregun evropian, është një përgjegjësi e përbashkët mes institucioneve shtetërore dhe organizatave të biznesit. Dhoma shprehet e vendosur të vijojë avokimin për një peizazh ligjor e rregullator që garanton siguri për investitorët dhe zhvillim të qëndrueshëm për ekonominë shqiptare. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amcham Ligji për Mbetjet miratohet pa debat parlamenti reagimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter