Author: gazetar_1
Ndërrimi i orës, një praktikë që ndodh dy herë në vit, mund të ketë pasoja negative për shëndetin e njeriut. Ekspertët paralajmërojnë se kjo lëvizje e thjeshtë e akrepave mund të ndikojë në shëndetin tonë fizik dhe mendor, duke shkaktuar nga lodhje e humor të ulët, deri te rritja e rrezikut për atak në zemër dhe goditje në tru. Sipas një raporti të AARP.org, prishja e ritmit cirkadian, orës së brendshme të trupit, ndikon në hormone, gjumë dhe funksione të rëndësishme trupore. Ja gjashtë mënyra se si ndërrimi i orës ndikon negativisht: 1. Rrit rrezikun e atakut në zemër dhe…
Raporti i OSBE-ODIHR i publikuar dje për zgjedhjet e 11 majit, ka zbuluar ndër të tjera edhe një shifër të panjohur për publikun shqiptar: sa para shpenzuan partitë politike dhe kandidatët, vetëm gjatë një muaji fushatë zyrtare, për reklama politike në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Monitoruesit e ODIHR kanë matur paratë e dhëna duke përdorur librarinë zyrtare të Kompanisë Meta, që bën transparencë për sponsorizimet, pra, shpërndarjen me pagesë të materialeve me përmbajtje propagandistike. Konkretisht, në raport thuhet: “Sipas Meta Ad Library, nga 9 prilli deri më 8 maj, kandidatët shpenzuan gjithsej deri në 21,410,830 lekë (217,870 euro) për…
Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike all inclusive, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth? Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se…
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë flet në këtë intervistë për “Global Finance” Magazine për transformimin ekonomik të vendit dhe rolin e Bankës së Shqipërisë. Gjatë 10 viteve tuaja si guvernator, perspektiva ekonomike e Shqipërisë është transformuar. Çfarë roli ka luajtur Banka e Shqipërisë? Shqipëria ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, mirëqenie dhe stabilitet makroekonomik gjatë dekadës së fundit. PBB-ja jonë e përgjithshme është rritur me 38%; të ardhurat reale mesatare për frymë, në terma të standardit të fuqisë blerëse (PPS), janë rritur me 54%, ndërsa papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët që nga periudha e tranzicionit…
Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave rezidenciale është llogaritur të jetë 632,936, me një sipërfaqe totale prej rreth 83.52 milion m², nga të cilat 56.06 milion m² janë të banuara/zëna,” thuhet në dokumentin shoqërues të projektligjit për rinovimin e…
Trishtim, reflektim dhe një pyetje thelbësore: pse duhet të mbledhim ndihma për atë që mund të ishte mbrojtur më parë? Një ngjarje e dhimbshme ka prekur ditët e fundit komunitetin e Ersekës: banesa prej druri e një familjeje në një biznes agroturizmi, u përfshi nga flakët dhe u shkatërrua plotësisht, si pasojë e një zjarri. Ky biznes familjar, me më shumë se 25 vite histori, ishte kthyer në simbol të punës, pasionit dhe qëndrueshmërisë në turizmin vendas. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por dëmi material ishte i madh, dhe bashkë me të, humbën një pjesë e kujtimeve dhe përkushtimit që…
SPAK njofton zyrtarisht se ka nisur procedim penal lidhur me abuzimet me fondet IPARD II, dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. I pyetur nga mediat nëse se në cilën datë është regjistruar procedim penal, apo nëse ka emra konkretë ta regjistruar në procedim, SPAK thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të japë përgjigje. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e…
Shqipëria vijon të tërheqë vizitorë të huaj me ritme të larta edhe pas përfundimit të sezonit veror. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë muajit shtator 2025 në territorin shqiptar kanë hyrë 1.259.684 shtetas të huaj, një rritje prej 9,9% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Kjo prurje e qëndrueshme tregon se turi i vjeshtës po fiton terren si periudhë aktive për turizmin hyrës, duke reflektuar zgjerimin e ofertës turistike dhe zgjatjen e sezonit përtej muajve të pikut. Europa, burimi kryesor i vizitorëve Në shtator, 95% e hyrjeve të huaja vinin nga kontinenti evropian, me një dominim të…
Shëtisni nëpër rrugët e lashta me kalldrëm të Beratit dhe magjepsuni nga vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shkruan Annemarije De Boer në një artikull të botuar në “NewsBreak”. “Qyteti i një mbi një dritareve” shtrihet poshtë shpateve të kodrave në një shkëlqim të paprekur të epokës osmane. Pothuajse 8,34 milionë vizitorë eksploruan Shqipërinë deri në gusht të vitit 2025, sipas raporteve të listave të dëshirave për udhëtime, por kjo rritje nuk është përkthyer në turma masive siç ndodh në Venedik ose Dubrovnik. Arkitektura prej guri e Gjirokastrës mbikëqyr luginat e mjegullta ku mund të dëgjosh hapat e tu duke…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shpallur një tjetër njoftim për dhënie me qira të një njësie shërbimi në Tiranë, në Rrugën “Myslym Shyri”, një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare, pasuria ndodhet në katin -1, ka një sipërfaqe prej 144.49 m² dhe është plotësisht e investuar. Çmimi i qirasë nis nga 140,000 lekë në muaj, ndërsa pasuria është nën administrim shtetëror. AAPSK bën me dije se të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit, e cila përfshin: 1.Plotësimin e formularit të interesit, që mund të…
