Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Partitë politike shpenzuan 217 mijë euro për sponsorizime në Facebook gjatë fushatës së zgjedhjeve

14:47 - Tetor 24, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Raporti i OSBE-ODIHR i publikuar dje për zgjedhjet e 11 majit, ka zbuluar ndër të tjera edhe një shifër të panjohur për publikun shqiptar: sa para shpenzuan partitë politike dhe kandidatët, vetëm gjatë një muaji fushatë zyrtare, për reklama politike në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Monitoruesit e ODIHR kanë matur paratë e dhëna duke përdorur librarinë zyrtare të Kompanisë Meta, që bën transparencë për sponsorizimet, pra, shpërndarjen me pagesë të materialeve me përmbajtje propagandistike. Konkretisht, në raport thuhet:

“Sipas Meta Ad Library, nga 9 prilli deri më 8 maj, kandidatët shpenzuan gjithsej deri në 21,410,830 lekë (217,870 euro) për reklama politike. Nga këto, PD shpenzoi 2,746,960 lekë (27,950 euro), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1,173,220 lekë (11,940 euro), Lëvizja Shqipëria Bëhet 490,050 lekë (4,990 euro). Ndër kandidatët, Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, kishte shpenzimet më të larta me 1,909,780 lekë (19,430 euro), Belind Këlliçi i PD-së me 763,100 lekë (7,770 euro) dhe Vullnet Sinaj i PS-së me 748,960 lekë (7,620 euro)”.

Në këtë raport, bie në sy se nuk ekziston asnjë pagesë e bërë online nga Partia Socialiste, përjashtuar deputetin Vullnet Sinaj që ka bërë reklama individualisht në rrjetet sociale. Megjithëkëtë, në raportin e ODIHR,  PS akuzohet “për keqpërdorimin e një rrjeti të gjerë patronazhimi kundër standardeve”,  që si pjesë e misionit, kishte dhe shpërndarjen dhe pëlqimin e postimeve të politikanëve.

Por shpenzimet reale, sipas raportit mund të jenë më shumë se kaq. Sepse, shpesh, palë të treta, që nuk janë në vetvete parti politike, bëjnë pagesa online për llogari të ndonjë subjekti, dhe janë jashtë hartës të ligjit.

“Shpenzimet e fushatës për aktivitetet online duhet të përfshihen në limitin e përgjithshëm të shpenzimeve dhe të raportohen, pasi ligji kërkon raportimin e të gjitha shpenzimeve të fushatës. Megjithatë, fushatat online, reklamat politike të paguara në platformat e rrjeteve sociale dhe shpenzimet e palëve të treta janë të parregulluara, duke mundësuar përdorimin e pakontrolluar të fondeve në fushatë.

Këto boshllëqe krijojnë shtigje për përdorimin potencial të fondeve të paligjshme dhe të pagjurmueshme dhe anashkalimin e rregullave në fuqi. Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të marrin në konsideratë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, dhe të përcaktojnë kushtet përkatëse për fushatat e palëve të treta dhe mekanizmat e duhur të raportimit dhe sanksionimit”,  – thotë ndër të tjera Raporti për këtë çështje.

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR i publikuar një ditë më parë i cilëson zgjedhjet e 11 majit, si të qeta, konkurruese dhe të mirëorganizuara, por me një sërë problematikash. Me shqetësim shikohet përdorimi i burimeve shtetërore dhe administratës në fushatë, që sjell pabarazi mes palëve.

SHPENZIMET PËR RRJETET SOCIALE

TOTALI                217,870 euro

PD                        27,950 euro

PBDNJ                 11,940 euro

Shqipëria Bëhet    4,990 euro

Agron Shehaj        19,430 euro

Belind Këlliçi          7,770 euro

Vullnet Sinaj          7,620 euro/Shqiptarja.com

Ekofin Media
Ekofin Media
11 maj fushatë kandidatët partitë shpenzuan
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter