Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër në edicionin e katërt

14:42 - Tetor 22, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të katërtin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, si eventi më i rëndësishëm në vend dedikuar sektorëve të energjisë dhe ndërtimit. Edicioni i këtij viti vjen nën kryefjalën “Eficienca energjetike”, një nga prioritetet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Në zemër të këtij edicioni qëndron vizioni drejt Smart. Green. Sustainable. një qasje që bashkon teknologjinë, ndërtimin e përgjegjshëm dhe inovacionin e gjelbër për të ndërtuar qytete inteligjente, më të pastra dhe më të qëndrueshme. Ky është mesazhi që përçon Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2025: transformimi i sotëm është garancia për një të ardhme të qëndrueshme.

Gjatë datave 29 dhe 30 tetor, rreth 80 kompani nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre më inovative përpara një audience të gjerë profesionistësh, investitorësh, përfaqësuesish institucionalë dhe publikut të interesuar për teknologjitë e reja të cilat rrisin komfortin dhe kursejnë më shumë.

Ekspozuesit e këtij viti përfaqësojnë një gamë të gjerë sektorësh dhe ekspertizash, duke përfshirë:

• Zgjidhje për energjinë e rinovueshme dhe të pastër, që nxisin investime të reja në panele diellore edhe eficiencë energjetike.
• Praktika të ndërtimit të gjelbër dhe materiale të avancuara ndërtimi, që përmirësojnë qëndrueshmërinë, performancën energjetike dhe reduktojnë ndikimin mjedisor.
• Teknologji për automatizim, elektrifikim dhe infrastrukturë inteligjente, që po formësojnë të ardhmen e ndërtesave, industrive dhe qyteteve të digjitalizuara.
• Iniciativa për mobilitetin dhe infrastrukturën inteligjente, që mbështesin transformimin urban të qëndrueshëm dhe efikasitetin në transport.

Panairi sjell së bashku kompani nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Polonia, Çekia, Gjermania, si edhe marka ndërkombëtare në fushat e mobilitetit, HVAC, fotovoltaikëve, riciklimit, energjisë hidro dhe hidrogjenit, duke lidhur rajonin me rrjetin më të gjerë evropian të industrive të qëndrueshme dhe investimeve të gjelbra.

Aktivitetet gjatë dy ditëve të panairit

Dita e parë (29 tetor) hapet në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare të hapjes, e ndjekur nga Forumi i Investimeve në Pasuritë e Paluajtshme, ku dy panele diskutimi do të sjellin ekspertë dhe aktorë kryesorë të tregut të ndërtimit dhe investimeve.

Me tej, partnerët mbështetës të panairit do të zhvillojnë aktivitete prezantimi dhe sesione informimi mbi produktet dhe shërbimet me inovatore në fushat e mësipërme.

Dita e dytë (30 tetor) do të fokusohet në Forumin për Eficiencën e Energjisë dhe Inovacionin, me dy panele që trajtojnë temat më aktuale, mbi teknologjitë dhe praktikat që mund të bëjnë ndërtesat tona më cilësore, më kursimtare, më miqësore me mjedisin.

Panairi i Hapur për Publikun

Panairi do të jetë i hapur për publikun e gjerë gjatë të dy ditëve. Pjesëmarrja është falas dhe kërkon vetëm një regjistrim të thjeshtë në hyrje ose në këtë LINK.

Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Datat: 29–30 Tetor 2025
Orari: 09:00 – 19:30

Organizuar nga Iceberg Exhibitions, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër mbetet një platformë kyçe për promovimin e inovacionit, partneriteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe rajon.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër Pallatin e Kongreseve Panairi i Energjisë teknologji
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter