Author: gazetar_1
Nga 1 janari 2026, të gjitha subjektet e lidhura në tension 6 kilovolt (kV) do të kenë mundësinë të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike, një hap i rëndësishëm në procesin e liberalizimit të tregut energjetik në Shqipëri. Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL), Albi Gjenerali, gjatë panelit “Smart Buildings & Free Market: Driving Energy Efficiency and Modern Design”, që u zhvillua në kuadër të “Energy, Construction and Green Economy Fair 2025” në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, theksoi se ky ndryshim do të përfshijë rreth 2300 biznese të lidhura në këtë nivel tensioni, të cilat…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve dhe rezultatet konfirmojnë sërish pozicionin e SIGAL Insurance Group si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Në total, rreth një e katërta e dëmeve të paguara në gjithë tregun shqiptar të sigurimeve mbulohen nga SIGAL. Vlera e dëmeve të paguara nga SIGAL Insurance Group për klientët e vetë arrin në 1 miliard e 438 milion lekë, ose afro 15 milionë euro, në vetëm 9 muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave, SIGAL Insurance Group vijon të kryesojë tregun, duke paguar…
Rritje rekord e primeve dhe dominim në segmentin e jetës së debitorit ALBSIG Jetë ka mbyllur nëntëmujorin e parë të vitit 2025 me një performancë të jashtëzakonshme, duke u renditur në vend të parë në tregun e sigurimeve të jetës me një pjesë tregu prej 38.09%, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Kompania ka regjistruar prime të shkruara bruto prej 636 milionë lekësh, me një rritje vjetore prej 76%, duke konfirmuar pozicionin e saj si lider në një treg që po zgjerohet me ritme të shpejta. Në segmentin më të madh të tregut – sigurimin…
Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, në fushën e zhvillimit të softuerit dhe që janë regjistruar para datës 17 maj 2023 do të vazhdojnë të përfitojnë nga norma e reduktuar prej 5 për qind e tatimit mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2025. Pas këtij afati, të gjitha bizneset e kësaj fushe do të kalojnë automatikisht në normën standarde prej 15 për qind të tatimit mbi fitimin. Ky ndryshim prek veçanërisht kompanitë e teknologjisë së informacionit…
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të konsiderueshme prej 10.9%, krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.1%, krahasuar me Gushtin 2025. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 89 miliardë lekësh. Ndërkohë, nga ana tjetër, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 34.2 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie prej 21%, krahasuar me një vit më parë. Kjo…
Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë rezultojnë të kenë arritur në 1.45 trilionë lekë në shtator, një rritje e lehtë kjo me 0.9% në krahasim me gushtin. Kjo shifër dëshmon një rritje të kursimeve të qytetarëve, fitimit të bizneseve, por edhe shtimit të besimit tyre në banka, pasi ata po zgjedhin gjithnjë e më tepër t’i kalojnë këto para në bankë. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët, bizneset publike dhe private, institucionet financiare…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari morën pjesë në një tryezë konsultimi me shoqata të biznesit për të diskutuar draftin e ri të Kodit Penal që po përgatitet. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes këtij procesi duhet të vendosim pikat mbi “i”, të krijojmë më shumë drejtësi për të gjithë dhe të lemë më pak hapësirë për interpretime. Në vijim të fjalës së saj ajo renditi disa nga çështjet që lidhen me biznesin dhe që parashikohet të adresohen në Kodin e ri Penal. “Kodi i ri Penal parashikon disa…
Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka miratuar projektligjin që vendos mbi çdo subjekt prodhues, importues apo tregtar të produkteve që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, detyrimin për t’i menaxhuar ato. Ky ligj, që parashikon ngritjen e një skeme të Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit (EPR), u prezantua nga Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili e konsideroi një hap të domosdoshëm në përmbushjen e angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ky është një detyrim që buron nga direktivat evropiane dhe përbën një hap përpara në drejtim të ekonomisë qarkulluese dhe mbrojtjes së…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë Posta Shqiptare sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Sipas vendimit të firmosur para 2 ditësh (27 tetor) emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në zbatim të ligjit për regjistrimin e bizneseve dhe statutit të shoqërisë “Posta Shqiptare”. Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri…
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), transporti detar dhe ai hekurudhor në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, si në vëllimin e mallrave të transportuara ashtu edhe në numrin e anijeve që kanë lëvizur në portet e vendit. Në Shqipëri operojnë katër porte detare që shërbejnë për transportin e mallrave: Durrësi, Vlora, Shëngjini dhe Limjoni në Sarandë. Porti i Durrësit mbetet porti kryesor në vend, prej të cilit gjatë tremujorit të tretë të këtij viti janë transportuar 95 për qind e volumit të mallrave të ngarkuar me det, që përkthehet në…
