Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko me shefen e misionit të FMN, përgatitjet për vlerësimin e rradhës të sektorit financiar nisin vitin e ardhshëm

14:55 - Nëntor 4, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zj. Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.

Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit, njofton Banka e Shqipërisë.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase. Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të lartë përballë sfidave globale, duke ruajtur ritme të qëndrueshme rritjeje dhe stabilitet makroekonomik. Vendi ka shënuar rritje ekonomike, inflacion të ulët e të qëndrueshëm, si dhe një sistem financiar të shëndoshë. Këto arritje janë reflektuar edhe në përmirësimin e vlerësimeve nga agjencitë ndërkombëtare Moody’s dhe S&P.

Në gjysmën e parë të vitit 2025, ekonomia u rrit me 3.6%, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Papunësia ra në nivelin historik prej 8.5%, ndërsa pagat reale u rritën me ritme të larta. Inflacioni po afrohet gradualisht drejt objektivit 3%, ndërkohë që politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka mbetur akomoduese në mbështetje të këtij procesi, duke krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve.

Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ai mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, ndërsa kreditimi ndaj sektorit privat ka vazhduar të rritet me ritme të forta. Në planin fiskal, politika konsoliduese ka vendosur borxhin publik në trajektore zbritëse, duke forcuar qëndrueshmërinë fiskale.

Në horizontin afatmesëm, pritshmëritë mbeten pozitive. Rritja ekonomike parashikohet të jetë e qëndrueshme, ndërsa inflacioni pritet të stabilizohet pranë objektivit në 6MI të vitit 2026. Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme dhe të bazuar në të dhëna, me fokus kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Politika akomoduese ka mbështetur kreditimin dhe aktivitetin ekonomik, pa gjeneruar presione inflacioniste.

Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, kontrollin e inflacionit dhe reagimin e kujdesshëm monetar ndaj forcimit të kursit të këmbimit. Për përfaqësuesit e FMN-së, flukset e larta valutore, të ndikuara prej rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja direkte, janë dhe shkaqet kryesore që ndikuan në forcimin e Lekut dhe dobësimin e valutave. Ata gjithashtu theksuan rolin e rëndësishëm që kursi i lirë i këmbimit ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit, duke u shprehur se regjimi i lirë i kursit është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shprehën se anëtarësimi i vendit në sistemin SEPA, në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë. Gjithashtu, ata vlerësuan rëndësinë që do të ketë për vendin zbatimi i një programi të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), puna për të cilin do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

Ekofin Media
Ekofin Media
diskutimet ekonomike gent sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvillimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të ri…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter