Autor: ekofin gazetar

Familjet që nuk zotërojnë asnjë pasuri të patundshme janë shtuar gjatë vitit të fundit. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë 2026, rreth 9% e familjeve të intervistuara deklarojnë se nuk kanë asnjë pronë, një rritje prej 4 pikësh përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe 2 pikësh përqindjeje ndaj fundit të vitit të kaluar. Vrojtimi është realizuar mbi një kampion prej 1,200 familjesh, nga të cilat 1,066 kanë marrë pjesë në intervistim. Në të kundërt, pesha e familjeve që zotërojnë të paktën një pasuri të patundshme ka zbritur në 91%, duke shënuar një…

Lexo më shumë

Hotelet, restorantet dhe kafenetë në Shqipëri do të përballen me kufizime dhe rregulla të reja për përdorimin e ambalazheve njëpërdorimëshe, ndërsa konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë kafe, pije dhe ushqime me vete duke përdorur enët e tyre të ripërdorshme, pa paguar më shumë. Projektvendimi në konsultim publik për ambalazhet dhe mbetjet e tyre, i cili vendos detyrime të ndryshme për bizneset duke nisur nga viti 2028 deri në vitin 2030. Parashikimi kryesor prek sektorin e hotelerisë. Nga 1 janari 2030, projektvendimi parashikon ndalimin e ambalazheve njëpërdorimëshe për produktet e higjienës dhe kozmetikës që ofrohen në dhomat e hoteleve…

Lexo më shumë

16 miliardë euro për rreth 160 mijë apartamente: Marrëveshja e arritur gjatë bisedimeve paraprake për formimin e koalicionit në Berlin, mes Partisë së Majtë (Die Linke), të Gjelbërve dhe Partisë Socialdemokrate (SPD), përcakton një kuadër financiar për kalimin e portofoleve të mëdha të banesave në pronësi shoqërore. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto shifra janë ekonomikisht të përballueshme për pronarët aktualë, operatorin e ardhshëm dhe buxhetin e shtetit. Ndërsa gazeta gjermane BILD ngre pikëpyetje mbi financimin e projektit përmes kredive dhe të ardhurave nga qiratë, ish-anëtari i bordit të Vonovia, Klaus Freiberg, analizon të dyja anët e propozimit në një…

Lexo më shumë

Protesta në shkallë kombëtare kundër rritjes së kostos së jetesës priten të zhvillohen në Itali dhe Francë ketë të shtunë. Autoritetet dhe pronarët e bizneseve druhen se mund të përsëriten ngjarjet e 17 dhe 18 tetorit, kur qindra persona u përfshinë në incidente të dhunshme, duke sulmuar dyqane dhe forcat e rendit. Protestat janë planifikuar në disa qytete italiane, përfshirë Milanon, Bolonjën, Xhenovën, Torinon, Romën dhe Firencen. Sipas “Mappa della rivolta”, një faqe interneti që grumbullon informacion mbi nismat protestuese, janë parashikuar më shumë se 30 mobilizime, nga marshimet dhe protestat paqësore me qëndrim në vend, deri te tubimet dhe…

Lexo më shumë

Shqipëria ka 97,7 burra për çdo 100 gra, duke regjistruar raportin më të afërt me barazinë numerike mes dy gjinive, krahasuar me pesë vendet e tjera të rajonit. Sipas të dhënave të vitit 2025 të Divizionit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, në të gjitha vendet e krahasuara gratë janë më të shumta në numër se burrat, por diferencat ndryshojnë ndjeshëm. Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 96,8 burra për çdo 100 gra, ndërsa Maqedonia e Veriut ka një raport prej 94,8 burra për 100 gra. Diferenca është më e theksuar në Kroaci, ku regjistrohen 93,3 burra për 100 gra, dhe…

Lexo më shumë

Bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë drejt huamarrjes në monedhën vendase, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që kanë kredi në euro ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë vitit të fundit. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, 58% e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se kanë kredi vetëm në lekë, nga 48% në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 10 pikësh përqindjeje brenda një viti. Në të njëjtën kohë, pesha e ndërmarrjeve me kredi vetëm në euro ka zbritur në 33%, duke shënuar një rënie prej 11 pikësh përqindjeje në krahasim…

Lexo më shumë

Pandora ka hapur në Vietnam atë që e cilëson si fabrikën më të madhe në botë për prodhimin e bizhuterive të çmuara, duke zgjeruar kapacitetet e saj prodhuese dhe njëkohësisht duke synuar të zvogëlojë ndikimin në mjedis. Fabrika, e vendosur në qytetin Ho Chi Minh, pritet të punësojë 7.000 persona kur të arrijë kapacitetin e plotë të funksionimit. Ajo do të prodhojë deri në 60 milionë bizhuteri në vit, duke rritur me 50% kapacitetin prodhues të kompanisë daneze, sipas njoftimit për inaugurimin e saj. Kjo është fabrika e katërt e Pandorës në nivel global dhe e para jashtë Tajlandës. “Kjo…

Lexo më shumë

Zbulohen detaje të reja nga urdhri i kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre. Burime qeveritare i pohuan se drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen. Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr. Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh. Por të njëjtat …

Lexo më shumë

Pronarët e automjeteve të dala jashtë përdorimit, të cilave u mungojnë pjesët kryesore, mund të përballen me pagesa për trajtimin e tyre. Një projektvendim i ri i hedhur në konsultim nga Ministria e Mjedisit, ndryshon mënyrën e dorëzimit të këtyre mjeteve dhe përcakton procedura më të detajuara për certifikatën e shkatërrimit dhe çregjistrimin përfundimtar. Sipas projektvendimit, dorëzimi i automjeteve në fund të jetës te operatorët e autorizuar do të vazhdojë të jetë pa pagesë për pronarin, edhe kur mjeti nuk ka vlerë tregu ose ka vlerë negative. Megjithatë, parashikohet një përjashtim për automjetet që nuk përmbajnë pjesët thelbësore, veçanërisht motorin…

Lexo më shumë

Importuesit profesionistë të automjeteve do të përfshihen në mbulimin e kostove të trajtimit të makinave të dala jashtë përdorimit, ndërsa bizneset që merren me grumbullimin dhe çmontimin e tyre do të kenë 18 muaj kohë për t’u përshtatur me kërkesat teknike të një projektvendimi të ri të qeverisë. Projektvendimi përcakton se prodhuesit e automjeteve, kategori ku përfshihen edhe importuesit profesionistë, duhet të përballojnë tërësisht ose në një pjesë të konsiderueshme kostot e marrjes në dorëzim pa pagesë të automjeteve në fund të jetës. Kjo përgjegjësi lidhet me sistemin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, sipas të cilit subjektet që hedhin…

Lexo më shumë