Autor: ekofin gazetar

Qytetarët që blejnë një pajisje të re elektrike apo elektronike do të kenë mundësi të dorëzojnë pa pagesë pajisjen e vjetër te tregtari. Detyrimi parashikohet në projektvendimin e ri të qeverisë “Për menaxhimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike”, në konsultim publik nga Ministria e Mjedisit, i cili përcakton rregulla për grumbullimin dhe riciklimin e këtyre mbetjeve, duke përfshirë edhe ngritjen e pikave të posaçme të grumbullimit nga bashkitë. Sipas projektvendimit, distributorët do të jenë të detyruar të pranojnë pa pagesë një pajisje të përdorur gjatë furnizimit të një pajisjeje të re, në raportin një me një, me kusht…

Lexo më shumë

Sektori i ndërtimit ka regjistruar rritjen më të lartë të pagave në ekonominë shqiptare gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas raportit më të fundit ekonomik të Komisionit Evropian për vendet kandidate, pagat në ndërtim u rritën me 22,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, më shumë se dyfishi i rritjes mesatare prej 9,8% në nivel kombëtar. Rritja e fortë e pagave në këtë sektor vjen në një periudhë kur tregu shqiptar i punës vijon të përballet me kufizime në ofertën e fuqisë punëtore. Komisioni Evropian evidenton se tkurrja e popullsisë në moshë pune po kufizon…

Lexo më shumë

Shqipëria ka ngritur një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës për identitetin digjital, por certifikimi, mbikëqyrja dhe mekanizmat e sigurisë mbeten ndër çështjet që duhet të zgjidhen për të mundësuar njohjen e plotë të portofolit elektronik sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Një raport i Bankës Botërore parashtron çfarë i mungon Shqipërisë për portofolin europian të identitetit digjital (EUDI Wallet). Sipas vlerësimit, Shqipëria ka një bazë të zhvilluar teknologjike, përfshirë kartat biometrike të identitetit, pasaportat elektronike, regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe platformën që mundëson shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve publike. Megjithatë, ekzistenca e kësaj infrastrukture nuk mjafton për të garantuar…

Lexo më shumë

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila njofton se po vijon pa ndërprerje procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara ndaj subjekteve tregtare. Sipas Administratës Tatimore, nga 127 subjekte të dëmtuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve të kryera drejtpërdrejt në terren, ndërsa 72 të tjera janë identifikuar përmes raportimeve të bëra nga bizneset në shërbimin e posaçëm “Dëmi im”, të vendosur në dispozicion në portalin e-Albania. Shifra prej 2.15 milionë eurosh përfaqëson vlerën e dëmeve të evidentuara deri në këtë fazë të procesit, ndërsa bilanci mund të ndryshojë me vijimin e verifikimeve…

Lexo më shumë

Bizneset në Shqipëri do të duhet të certifikojnë kodin e aktivitetit të tyre ekonomik (NVE) dhe ta verifikojnë atë çdo vit pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare. Mosdepozitimi i certifikatës brenda afateve të përcaktuara për regjistrimin fillestar dhe subjektet ekzistuese mund të sjellë pezullimin automatik të statusit në regjistrin tregtar. Ndryshimet parashikohen në një vendim të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, që ndryshon procedurat e regjistrimit dhe publikimit të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Sipas vendimit, bizneset e reja do të duhet ta depozitojnë certifikatën NVE nëpërmjet e-Albania brenda 30 ditëve kalendarike nga regjistrimi. Certifikimi nuk do…

Lexo më shumë

Shitja dhe transferimi me kontratë i kuotave të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) dhe aksioneve të shoqërive aksionare (SHA) do të kërkojë detyrimisht akt noterial. Ndryshimi parashikohet në projektligjin e ri për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, të miratuar së fundmi nga qeveria, i cili e kthen noterizimin në kusht për vlefshmërinë e kontratës, ndryshe nga rregullat aktuale. Sipas ligjit ekzistues nr. 9901, kalimi i kuotave dhe aksioneve mund të realizohet me kontratë me shkrim, ndërsa noterizimi nuk përbën kusht për vlefshmërinë e saj. Projektligji i miratuar dje ndryshon nenet 73 dhe 117, duke përcaktuar shprehimisht se kontrata duhet të…

Lexo më shumë

Bizneset do të mund të transferojnë një pjesë të aktiveve dhe detyrimeve të tyre te kompani të tjera, pa qenë të detyruara të shpërbëhen. Kjo mundësi e re parashikohet në ndryshimet e propozuara në ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, të cilat për herë të parë përcaktojnë shprehimisht procedurën e ndarjes së pjesshme të një shoqërie. Aktualisht, neni 227 i ligjit nr. 9901 rregullon ndarjen e shoqërisë përmes transferimit të të gjitha aktiveve dhe pasiveve të saj, duke sjellë prishjen e shoqërisë që ndahet. Projektligji i ri parashikon dy forma të ndarjes: të plotë dhe të pjesshme. Në rastin e…

Lexo më shumë

Aksionarët e shoqërive tregtare do të detyrohen të kthejnë fitimet ose pagesat e përfituara në kundërshtim me kufizimet ligjore, ndërsa drejtuesit mund të mbajnë përgjegjësi solidare për dëmin e shkaktuar. Sipas ndryshimeve të propozuara në ligjin nr. 9901, një shoqëri nuk mund të shpërndajë fitime apo të kryejë pagesa të tjera në favor të aksionarëve, nëse pasuria neto e saj është ose bëhet, pas shpërndarjes, më e ulët se shuma e kapitalit të regjistruar dhe rezervave që nuk lejohen të shpërndahen. Ky kufizim synon të parandalojë shpërndarjen e fondeve në rastet kur ajo cenon nivelin e kapitalit dhe rezervave që…

Lexo më shumë

Shoqëritë e listuara në tregjet e kapitalit do të duhet të marrin miratim paraprak për transaksionet me palë të lidhura, kur vlera e tyre tejkalon 1.5% të totalit të aseteve. Sipas klauzolave të parashikuara nga projektligjin për ndryshimet e ligjit nr. 9901, pragu prej 1.5% do të zbatohet si për një transaksion të vetëm, ashtu edhe për disa transaksione me të njëjtën palë gjatë të njëjtit vit financiar. Përllogaritja do të bëhet mbi bazën e pasqyrave të fundit financiare të miratuara. Nëse një shoqëri e listuar ka aktive prej 1 miliard lekësh, për shembull, transaksionet me të njëjtën palë të…

Lexo më shumë

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për funksionimin e Regjistrit Elektronik të Koncesioneve dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), duke zgjeruar nga 9 në 19 kategoritë e të dhënave parësore që duhet të përmbajë sistemi dhe duke vendosur afate të përcaktuara për verifikimin dhe publikimin e dokumentacionit. Ndryshimet synojnë të ofrojnë informacion më të plotë mbi procedurat e dhënies së koncesioneve, kushtet financiare dhe zbatimin e kontratave. Vendimi i ri zëvendëson atë të 16 marsit 2016, mbi bazën e të cilit u krijua regjistri ekzistues. Ndryshe nga rregullat e mëparshme, që përqendroheshin kryesisht te informacioni bazë i kontratave, kuadri i ri parashikon…

Lexo më shumë