Autor: ekofin gazetar
Shqetësimi i shqiptarëve për rreziqet që lidhen me internetin ka rënë ndjeshëm brenda një viti. Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2025 – Opinioni i Publikut, të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, vetëm 39% e shqiptarëve përmendin krimin në internet, si vjedhja e të dhënave personale apo të kartave të kreditit, ndër shqetësimet kryesore, nga 61% në 2024. Rënia prej 22 pikësh përqindjeje është shumë më e fortë se ajo e regjistruar në nivel rajonal, ku treguesi ka zbritur nga 46% në 40%. Edhe shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në internet ka rënë në Shqipëri, nga 59% në…
Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, që kërkon rregulla më të qarta, standarde më të larta mbikëqyrjeje dhe garanci më të forta për mbrojtjen e kursimeve të qytetarëve. Në këtë kontekst, përafrimi i legjislacionit shqiptar me direktivat evropiane UCITS dhe AIFMD pritet të sjellë një riorganizim të rëndësishëm të kuadrit rregullator, duke ndarë fondet me ofertë publike nga fondet alternative të investimit. Por sa i përgatitur është tregu shqiptar për këtë reformë? Çfarë do të ndryshojë konkretisht për investitorët, shoqëritë administruese dhe institucionet mbikëqyrëse? Dhe cilat janë rreziqet që mund të…
Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e shpërblimit financiar për 2750 punonjës të Policisë së Shtetit, me argumentin e angazhimit të shtuar të tyre në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave në Tiranë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të hëne, pas paralajmërimit të bërë më herët gjatë ditës nga kryeministri Edi Rama. Sipas vendimit, për shpërblimin e punonjësve të policisë parashikohet një fond total prej 740 milionë e 80 mijë lekësh, i cili do të shtohet në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin e shpenzimeve korrente të programit buxhetor…
Ngarkesa e energjisë elektrike në sistemin e transmetimit ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë shtatorit 2026, ndërkohë që prodhimi vendas është rritur me mbi 21% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë një rritje të prodhimit nga hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike, ndërsa termocentralet nuk kanë kontribuar në prodhimin e energjisë gjatë muajit. Sipas të dhënave zyrtare të OST-së, ngarkesa totale në sistemin e transmetimit arriti në 646.9 GWh në shtator 2026, nga 575.4 GWh në shtator 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 71.5 GWh, ose 12.4% në terma…
Tregu i fondeve të investimit ka vijuar zgjerimin gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, si në vlerën e aktiveve të administruara, ashtu edhe në numrin e investitorëve. Sipas të dhënave të AMF, në fund të qershorit 2026, aktivet neto të tregut të sipërmarrjeve të investimeve kolektive arritën në rreth 73.23 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 4.51% krahasuar me fundin e vitit 2025. Në vlerë absolute, zgjerimi i tregut përfaqëson një shtesë prej rreth 3.16 miliardë lekësh në gjashtë muaj. Tregu përfshin fondet e investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, si dhe fondet alternative të investimit. Një tjetër…
Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka vijuar zgjerimin gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, si në vlerën e aktiveve të administruara, ashtu edhe në numrin e kontribuuesve. Sipas të dhënave të AMF, në fund të qershorit 2026, aktivet neto të fondeve të pensionit privat arritën në 10.82 miliardë lekë, ose rreth 118 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej 9.77% krahasuar me fundin e vitit 2025. Kjo rritje tregon një zgjerim të kursimeve të administruara përmes skemave private të pensioneve, të cilat funksionojnë si një alternativë plotësuese ndaj sistemit publik të pensioneve. Në të njëjtën periudhë, numri i anëtarëve…
Në 40 nga 51 raste ku Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) kreu analiza laboratorike mbi mostra të marra në instalime me ndikim në mjedis, rezultatet treguan tejkalim të normave të lejuara, megjithatë këto gjetje nuk rezultojnë të jenë përdorur nga institucioni për nisjen e inspektimeve mbi bazë indiciesh. Në raportin e auditimit, KLSH vëren se, në terma relativë, tejkalime janë konstatuar në rreth 78% të rasteve të analizuara, një tregues që lidhet me dobësitë në koordinimin mes laboratorit dhe strukturave të kontrollit. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se AKM nuk kishte një mekanizëm sistematik për të kaluar rezultatet problematike…
Rritja e çmimeve në Shqipëri pritet të përshpejtohet gjatë vitit 2026, por inflacioni do të mbetet më i ulët se në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që inflacioni mesatar vjetor në Shqipëri të arrijë në 3.2% këtë vit, nga 2.2% në vitin 2025, duke u rritur me 1 pikë përqindjeje. Sipas raportit të tetorit 2026 për perspektivën ekonomike të Europës, inflacioni në Shqipëri pritet të mbetet në 3.2% edhe gjatë vitit 2027, përpara se të ulet në 3% në vitin 2028. Megjithëse ritmi i rritjes së çmimeve po përshpejtohet, Shqipëria vijon të paraqitet me…