Autor: ekofin gazetar

Shoqëritë operatore të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), të ngarkuara me administrimin e sistemeve dhe platformave shtetërore, pritet të fitojnë të drejtën për të negociuar dhe lidhur drejtpërdrejt marrëveshje me prodhuesit e teknologjisë për blerjen dhe përdorimin e licencave të softuerëve, shërbimeve cloud dhe produkteve të tjera teknologjike. Ky është ndryshimi kryesor që propozon deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, i cili parashikon shtimin e një dispozite të re në ligjin nr. 43/2023, “Për qeverisjen elektronike”. Nisma synon të ndryshojë mënyrën se si sigurohen licencat e nevojshme për funksionimin e sistemeve shtetërore,…

Lexo më shumë

Në Elbasan dhe Krujë, 21 leje mjedisore janë miratuar gjatë viteve 2023–2025 duke përdorur norma për shkarkimet e ujërave të ndotura të përcaktuara që në vitin 2005. Megjithëse lejet janë në përputhje me legjislacionin shqiptar, kufijtë e ndotjes që ato lejojnë janë më të lartë se standardet evropiane, duke krijuar rrezik për mjedisin dhe shëndetin e banorëve. Problematika është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në auditimin për ndotjen e mjedisit në dy bashkitë. Nga 21 lejet e identifikuara, 16 u përkasin instalimeve në territorin e Elbasanit dhe 5 atyre në Krujë. Ato janë miratuar duke përdorur kufijtë…

Lexo më shumë

Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara nuk do të mund të tejkalojnë shumën e borxhit, ndërsa për bizneset që kryejnë shkelje doganore do të ndryshojnë kriteret e zbatimit të gjobave. Këto janë dy nga ndërhyrjet kryesore të projektligjit për ndryshimin e Kodit Doganor, i cili ka mbërritur në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Paketa, e cila ka mbërritur në Kuvend për shqyrtim dhe miratim, ndryshon një sërë dispozitash që lidhen me detyrimet financiare të importuesve dhe eksportuesve, përgjegjësinë për shkeljet doganore, pezullimin e autorizimeve dhe procedurat e ankimit ndaj vendimeve të administratës. Një pjesë e ndryshimeve synojnë të vendosin kufij…

Lexo më shumë

Bizneset në Shqipëri do t’u nënshtrohen rregullave të reja për regjistrimin, deklarimin e aktivitetit ekonomik dhe përditësimin e të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Ndryshimet ligjore parashikojnë certifikimin e detyrueshëm të aktivitetit ekonomik, verifikimin e tij çdo vit, deklarimin e vendndodhjes përmes koordinatave GPS, si dhe gjoba prej 60 mijë lekësh dhe pezullime për subjektet që nuk respektojnë detyrimet. Ndryshimet janë pjesë e ligjit nr. 118/2026,  i cili ndryshon ligjin ekzistues “Për regjistrimin e biznesit” dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Megjithatë, jo të gjitha dispozitat do të zbatohen menjëherë. Një pjesë e detyrimeve të reja, përfshirë certifikimin…

Lexo më shumë

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) do të ndryshojë mënyrën e ofrimit të shërbimeve për bizneset, duke e përcaktuar portalin e-Albania si kanalin për kryerjen e procedurave të regjistrimit, licencimit dhe administrimit të të dhënave të pronarëve përfitues. Paralelisht, ligji i ri parashikon heqjen e dispozitave që rregullojnë sportelet fizike të shërbimit, zgjerimin e kompetencave të QKB-së dhe bashkëpunimin me Dhomën Ekonomike Kombëtare. Ndryshimet sipas dispozitave të ligjit nr. 117/2026, përcaktojnë se QKB-ja do t’i ushtrojë funksionet drejtpërdrejt për publikun përmes portalit e-Albania, ndërsa shfuqizon një sërë dispozitash të mëparshme që përcaktonin organizimin e sporteleve të shërbimit. Kjo e vendos kanalin…

Lexo më shumë

Nga 1 janari 2027, fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç do të paguajnë më pak për pajisjen me dokumente identifikimi. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin që parashikon uljen e tarifave për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit për këto kategori, me synimin për të lehtësuar kostot financiare të qytetarëve. Sipas tarifave të reja, për fëmijët nën 16 vjeç, pasaporta biometrike do të kushtojë 6,000 lekë, nga 7,500 lekë aktualisht. Kjo përfaqëson një ulje prej 1,500 lekësh, ose 20% të tarifës ekzistuese. Për personat me aftësi të kufizuara,…

Lexo më shumë

Ndotja e ajrit në Shqipëri lidhet me rreth 3,551 vdekje të parakohshme gjatë vitit 2023, ndërsa kostoja e saj për mirëqenien ekonomike dhe sociale vlerësohet në ekuivalentin e 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Megjithëse treguesit e vdekshmërisë së lidhur me ndotjen janë përmirësuar gjatë dy dekadave të fundit, ekspozimi ndaj grimcave të imëta në ajër mbetet një problem serioz për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe familjet më të cenueshme. Sipas raportit të Bankës Botërore për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit në Ballkanin Perëndimor,  vlerësimi për 3,551 vdekje të parakohshme në Shqipëri gjatë vitit 2023 bazohet…

Lexo më shumë

Transporti i nxënësve dhe mësuesve në Tiranë dhe disa bashki përreth është shoqëruar prej vitesh me mungesë kontratash, vonesa në pagesa dhe parregullsi në përdorimin e fondeve publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se drejtoritë rajonale të arsimit në Tiranë dhe Durrës nuk kanë arritur të kontraktojnë shërbimin e transportit, ndërsa 207 punonjës arsimorë kanë përfituar kompensime jashtë kritereve ligjore. Sipas raportit të auditimit, problematika ka vijuar përgjatë periudhës 2022–2025, kryesisht për shkak të mungesës së interesit nga operatorët ekonomikë për të marrë pjesë në prokurime. Në pamundësi për të lidhur kontrata, drejtoritë rajonale kanë udhëzuar zyrat vendore…

Lexo më shumë

Shqiptarët nuk janë ndër qytetarët më të kënaqur me jetën e tyre në Ballkanin Perëndimor, por kur pyeten për të ardhmen financiare, panorama ndryshon ndjeshëm. Shqipëria ka nivelin më të lartë të optimizmit në rajon për gjendjen financiare gjatë 12 muajve të ardhshëm, me një vlerësim mesatar prej 3.4 pikësh nga 5, ndërsa kënaqësia e përgjithshme me jetën vlerësohet vetëm me 6.7 pikë nga 10, nën mesataren rajonale prej 7 pikësh. Ky është kontrasti që del nga Barometri i Ballkanit 2025- Opinioni i Publikut, raporti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili mat perceptimet e qytetarëve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë,…

Lexo më shumë

Shqipëria synon të tërheqë më shumë investime të huaja që sjellin teknologji, inovacion dhe vende pune cilësore, duke kaluar gradualisht drejt një modeli ekonomik të mbështetur te produktiviteti dhe sektorët me vlerë të shtuar. Ky ishte një nga mesazhet kryesore të ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e 23-të Ekonomik të Vjenës, “Vienna Future Dialogue 2026”. Në panelin “Common Vision for a Longstanding Economic Cooperation”, Ibrahimaj prezantoi zhvillimet e ekonomisë shqiptare, perspektivën e integrimit evropian dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus të veçantë Austrinë.…

Lexo më shumë