Autor: ekofin gazetar
Bashkia Fier mbylli vitin 2025 me rreth 1.15 miliardë lekë fonde të pashpenzuara, nga të cilat 660.6 milionë lekë i përkisnin investimeve kapitale. Ndërsa vetëm 27% e investimeve të planifikuara u realizuan, detyrimet e prapambetura të bashkisë u rritën me 11.6 herë krahasuar me fillimin e vitit, duke arritur në 28.7 milionë lekë. Gjetjet janë pjesë e raportit përfundimtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për auditimin financiar të Bashkisë Fier, i cili evidenton dobësi në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit, menaxhimin e investimeve dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve. Sipas raportit, buxheti fillestar për vitin 2025 ishte…
Prodhuesit, importuesit dhe tregtuesit e produkteve të ambalazhuara në Shqipëri pritet të përballen me kërkesa më të rrepta për përbërjen kimike të ambalazheve që vijnë në kontakt me ushqimin. Një projektvendim i ri përcakton kufij për praninë e substancave alkil- dhe polifluorinuara (PFAS), ndërsa bizneset do të duhet të vërtetojnë përputhshmërinë e materialeve përmes analizave laboratorike dhe dokumentacionit teknik. Sipas projektvendimit për ambalazhet dhe mbetjet e ambalazheve, hedhur në konsultim nga Ministria e Mjedisit në treg nuk do të lejohen ambalazhet në kontakt me ushqimin që përmbajnë PFAS në përqendrime të barabarta ose më të larta se kufijtë e përcaktuar,…
Ndërmarrjet e vogla shqiptare kanë ulur ndjeshëm mbështetjen te lëndët e para të siguruara brenda vendit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa industria vijon të jetë sektori më pak i orientuar drejt furnizimeve vendase. Sipas Vrojtimit të Gjendjes Financiare dhe Huamarrjes së Ndërmarrjeve, të Bankës së Shqipërisë, pesha e ndërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbi 80% të lëndëve të para në tregun vendas ka rënë me 14 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025. Ndërkohë, te ndërmarrjet e mesme kjo përqindje ka shënuar rritje me 2 pikë përqindjeje, ndërsa te ndërmarrjet e mëdha ka mbetur…
Mësimdhënia, shëndetësia dhe teknologjia e informacionit janë ndër sektorët ku punëdhënësit në Europë hasin më shumë vështirësi për të gjetur punonjës. Nga ana tjetër, rekrutimi i punëtorëve të krahut dhe ndihmësve për përgatitjen e ushqimit është përgjithësisht më i lehtë. Megjithatë, situata ndryshon nga një vend në tjetrin. Për shembull, sipas OECD-së, Spanja përballet me mungesa të mëdha të ndihmësve për përgatitjen e ushqimit. Këto mungesa vazhdojnë edhe në një kohë kur të rinjtë përballen me një treg pune gjithnjë e më të vështirë. OECD ka konstatuar se hendeku i papunësisë midis të rinjve të diplomuar dhe popullsisë më të…
Pajisja me faturat e parcelës ndërtimore për të gjithë qytetarët që kanë legalizuar banesën e tyre tashmë kryhet tërësisht online dhe pa pagesë nëpërmjet portalit e-Albania. Ky shërbim i ri nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) synon të shmangë radhët dhe paraqitjen fizike, duke e bërë më të thjeshtë mbylljen e procedurave për tokën.Për shumë qytetarë, përfundimi i legalizimit të banesës nuk do të thotë se është përmbyllur automatikisht edhe dokumentacioni i tokës ku ajo është ndërtuar. Kur parcela është pronë shtetërore dhe plotësohen kushtet ligjore, qytetari duhet të ndjekë procedurën për blerjen e saj. Faturat e parcelës ndërtimore shërbejnë…
Autoritetet antikorrupsion në Hungari njoftuan se kanë sekuestruar 17,7 milionë euro cash, të cilat ishin groposur në pyje dhe fshehur në ambiente të ndryshme, në kuadër të një hetimi që synon një ish-ministër të qeverisë nacionaliste të Viktor Orbanit. Miklos Sesztak, ministër i Zhvillimit Kombëtar të Hungarisë nga viti 2014 deri në vitin 2018, akuzohet se ka pranuar ryshfete në kuadër të një skeme që përfshinte blerjen e autobusëve të përdorur me çmime të mbivlerësuara nga kompania shtetërore e transportit. Agjencia Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Aseteve (NVVH), një institucion antikorrupsion me kompetenca të gjera, i krijuar nga qeveria…
Sa mund të blejë një familje me të ardhurat e saj kur bëhet fjalë për një banesë? Në 17 vende të Bashkimit Evropian, të ardhurat e familjeve mundësonin blerjen e më pak sipërfaqeje banimi në vitin 2025 krahasuar me një dekadë më parë. Sipas Eurostat, raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të familjeve është rritur me 6.8% në të gjithë BE-në gjatë kësaj periudhe, megjithëse në 10 shtete anëtare është regjistruar rënie. Ndërkohë, çmimet e banesave në Bashkimin Europian janë rritur me 62% gjatë dhjetë viteve deri në tremujorin e dytë të vitit 2026. Përballë krizës së strehimit…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet kanë urdhëruar pezullimin në shkallë kombëtare të të gjitha fluturimeve në nisje, për shkak të problemeve serioze në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror. Administrata Federale e Aviacionit tha se e mori vendimin për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie. Ndërsa Sekretari i Transportit Shon Dafi tha se bëhej fjalë për një problem në komunikimin në kullat e kontrollit të trafikut ajror. Pak para vendimit, autoritetet pezulluan gjithashtu trafikun ajror në Çikago, ndërsa fluturimet ndërkombëtare në ulje do të trajtohen rast pas rasti.…
Bashkia Vlorë nuk ka pasqyruar saktë në bilancin financiar të vitit 2025 vlerën e aksioneve që zotëron në gjashtë shoqëri aksionare, përfshirë Flamurtari Football Club, Vlora Parking dhe Tregun e Shitjes me Shumicë të Fruta-Perimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se pjesëmarrjet e bashkisë në kapitalin e këtyre shoqërive janë nënvlerësuar me rreth 175.5 milionë lekë. Sipas raportit përfundimtar të auditimit financiar, llogaria ku regjistrohen pjesëmarrjet në kapital rezultonte me vlerën 2 milionë lekë në fund të vitit 2025, e pandryshuar nga viti 2024. Por nga verifikimi i të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, KLSH konstatoi se…
Shqipëria ka regjistruar një rritje prej 14.3% të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore gjatë vitit 2025, duke u renditur ndër tri vendet e Ballkanit Perëndimor me përkeqësimin më të madh të këtij treguesi. Në të kundërt, numri i të plagosurve rëndë është ulur me 25.5%, duke shënuar përmirësimin më të madh të raportuar në rajon. Sipas raportit të Komunitetit të Transportit, gjatë vitit 2025 në Shqipëri humbën jetën 200 persona në aksidente rrugore, nga 175 në vitin 2024, ose 25 viktima më shumë brenda një viti. Në krahasimin rajonal, Shqipëria renditet e treta për rritjen në përqindje të viktimave,…