Autor: ekofin gazetar

Qeveria ka propozuar një skemë kompensimi financiar prej 6 milionë e 432 mijë e 500 eurosh për operatorët e transmetimeve televizive numerike dhe Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), me qëllim lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz dhe kalimin e tij në përdorim të rrjeteve të komunikimeve të lëvizshme 5G. Projektligji “Për lirimin e frekuencave të Digital Divident-it Dy (DD2)”, i miratuar këtë të enjte në qeveri, synon zhvendosjen e transmetimeve televizive nga brezi 694–790 MHz në frekuenca nën 694 MHz, duke garantuar vazhdimësinë e transmetimeve për publikun. Kompensimi do të mbulojë pjesërisht kostot e investimeve dhe shpenzimet operacionale që lidhen drejtpërdrejt…

Lexo më shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga 13 nëntori do të nisin punimet në aksin nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, në kuadër të projektit për përmirësimin infrastrukturor dhe estetik të segmentit. Punimet përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin, sistemin e ndriçimit dhe përmirësimin e shtresave asfaltike. Gjatë ndërhyrjeve do të devijohet përkohësisht njëra prej korsive, ndërsa qarkullimi do të vijojë në korsitë e tjera. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve në terren. NJOFTIMI Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi…

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, më 12 nëntor 2026, duke nisur nga ora 18:30. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit, çmimi maksimal i naftës për konsumatorët do të jetë 210 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me një çmim jo më të lartë se 165 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet është përcaktuar në 71 lekë për litër. Çmimet e reja të miratuara nga Bordi i Transparencës janë: * Nafta: 210 lekë/litër me pakicë dhe 198…

Lexo më shumë

Shqipëria ka jetëgjatësinë më të lartë të pritshme në lindje në Ballkanin Perëndimor, me 80.1 vjet në vitin 2026, duke u renditur në vendin e 61-të mes 237 vendeve dhe territoreve të botës. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, jetëgjatësia në Shqipëri është rritur me 35.6 vjet krahasuar me vitin 1950, kur ishte vetëm 44.5 vjet. Shqipëria lë pas të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosovën me 78.6 vjet, Maqedoninë e Veriut me 77.8 vjet, Malin e Zi me 77.6 vjet dhe Serbinë me 77.3 vjet. Edhe për sa i përket përmirësimit që nga viti 1950, Shqipëria kryeson rajonin…

Lexo më shumë

Bashkia Durrës e mbylli vitin 2024 me rreth 1.86 miliardë lekë detyrime të papaguara nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa borxhi i akumuluar u rrit me 140.9 milionë lekë krahasuar me një vit më parë. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) konstaton se, përveç rritjes së vazhdueshme të detyrimeve, administrata vendore nuk ka ndjekur plotësisht procedurat ligjore për arkëtimin e tyre, ndërsa sistemi elektronik paraqet pasaktësi që vështirësojnë përcaktimin e gjendjes reale të borxhit. Nga raporti përfundimtar i auditimit të KLSH-së, që mbulon veprimtarinë e bashkisë gjatë viteve 2023–2024, detyrimet e papaguara arritën në 1,859,326,997 lekë në fund të vitit…

Lexo më shumë

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të bizneseve tregtare që i konsiderojnë procedurat doganore dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare si pengesë serioze për aktivitetin e tyre. Sipas raportit të Bankës Botërore, 24.4% e këtyre ndërmarrjeve në Shqipëri i vlerësojnë këto rregulla si pengesë të madhe ose shumë të madhe, përkundrejt një mesatareje prej 10% në rajon. Diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme. Në Maqedoninë e Veriut kjo përqindje arrin në 11.8%, në Serbi 10.8%, në Kosovë 5.7%, në Mal të Zi 4.9% dhe në Bosnjë e Hercegovinë 3.8%. Ndërkohë, mesatarja për gjashtë ekonomi krahasuese të…

Lexo më shumë

Në një kohë kur blegtorët kanë kërkuar marrjen e masave, për gjurmimin dhe ndalimin e aflatoksinës në zinxhirin prodhues të qumështit, KLSH ka evidentuar një rast klasik sesi kanë dështuar autoritetet, me në krye AKU, ku edhe pas bllokimit të një sasie misri me aflatoksinë, ai është shitur i tëri në treg. Bëhet fjalë për një sasi prej 104 tonësh misër për ushqim kafshësh ka hyrë në Shqipëri pa iu nënshtruar kontrolleve laboratorike dhe masave të bllokimit të kërkuara në kufi, ndërsa analizat e kryera më vonë konfirmuan përmbajtje të aflatoksinës B1 mbi kriteret e lejuara. Kontrolli i Lartë i…

Lexo më shumë

Bashkia Pogradec e mbylli vitin 2025 me 292.2 milionë lekë detyrime të pambledhura nga taksat dhe tarifat vendore, legalizimet e ndërtimeve dhe kontratat e shfrytëzimit të pronave publike. Nga kjo shumë, 116.5 milionë lekë janë detyrime të evidentuara për vitin 2025, të cilat nuk kanë hyrë në buxhetin vendor. Sipas audtimit përfundimtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pjesën më të madhe të borxhit e përbëjnë taksat dhe tarifat vendore. KLSH vëren se në fund të vitit 2025 rezultonin debitore 5,135 familje, me detyrime të akumuluara prej 122.5 milionë lekësh, si dhe 504 biznese të vogla e të mëdha, me…

Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar lejen mjedisore të kompanisë KURUM International për aktivitetin e saj metalurgjik në Bradashesh të Elbasanit. Vendimi vjen në një kohë kur kompania është përfshirë edhe në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme, të cilët u nisën drejt Tajlandës dhe u kthyen në Shqipëri në tetor të vitit 2024. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka firmosur më 3 nëntor 2026 urdhrin nr. 540, përmes të cilit shfuqizohet leja mjedisore e tipit A, me numër PN-3843-09-2016, e shoqërisë KURUM International, për aktivitetin e saj në Kombinatin Metalurgjik. Sipas dokumentit…

Lexo më shumë

Nga muaji dhjetor do të rinisin tryezat e konsultimit me bizneset për të identifikuar dhe adresuar pengesat administrative që shoqërojnë aktivitetin e tyre, nga marrja e lejeve dhe licencave deri te autorizimet dhe shërbimet publike. Paralelisht, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përgatit një program të posaçëm për të mbështetur ndërmarrjet shqiptare në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe përgatitjen për të operuar në tregun e përbashkët europian. Nismat u prezantuan nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve, ku u diskutua mbi sfidat e sipërmarrjeve në procesin e integrimit europian,…

Lexo më shumë