Autor: ekofin gazetar
Autoriteti italian i mbikëqyrjes së tregjeve financiare, Consob, i ka dhënë dritën jeshile bankës Intesa Sanpaolo për blerjen e asaj që cilësohet banka më e vjetër në botë ende në operim. Institucioni ka miratuar dokumentin e ofertës publike të blerjes dhe shkëmbimit të aksioneve (OPAS), të paraqitur nga banka me seli në Milano për Monte dei Paschi di Siena (MPS). Ky është një hap vendimtar në procesin e gjatë të miratimeve rregullatore për blerjen e bankës së Sienës nga grupi i drejtuar nga Carlo Messina. Miratimi i Consob hap rrugën për publikimin e prospektit të ofertës dhe nisjen e periudhës…
Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra të paguara jashtë parashikimeve të kontratës koncesionare 10-vjeçare. Sipas analizës, koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale ka kushtuar 15.1 miliardë lekë gjatë periudhës 2016–2025, duke tejkaluar me 3.52 miliardë lekë, ose 30.4%, vlerën maksimale të planifikuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se financimi i parashikuar për të gjithë periudhën dhjetëvjeçare të kontratës ishte ezauruar pothuajse dy vite përpara përfundimit të saj, ndërsa shërbimi ka vijuar të gjenerojë kosto shtesë për buxhetin. Sipas raportit të auditimit mbi zbatimin e…
Gati gjysma e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa dërrmuese e diasporës përbëhet nga persona në moshë pune. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, diaspora shqiptare e krijuar pas viteve 1990 vlerësohet në 2,256,346 persona në vitin 2025, duke përfaqësuar rreth 49% të totalit të shtetasve shqiptarë. Shifrat janë përfshirë në Profilin Kombëtar të Migracionit 2025, të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe tregojnë përmasat e emigracionit shqiptar, si dhe peshën e madhe të popullsisë ekonomikisht aktive që jeton jashtë vendit. Nga 2.26 milionë shqiptarë të diasporës, rreth 77% i përkasin grupmoshës 15–64 vjeç. Kjo…
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e fundit në botë për nivelin e besimit te shkenca. Vetëm 10.8% e shqiptarëve të moshës 15 vjeç e lart deklarojnë se kanë shumë besim te shkenca, duke e renditur vendin në pozicionin e 133-të nga 140 shtete të përfshira në studimin Wellcome Global Monitor 2026. Në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, ku kjo përqindje është 8.2%, ndërsa diferenca është e ndjeshme me Malin e Zi, ku 22.7% e qytetarëve shprehin besim të lartë te shkenca. Në Serbi kjo përqindje arrin në 19.1%, ndërsa në Kosovë 18.9%, përkatësisht 8.3 dhe…
Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit (IPQ) ka ngritur shqetësimin për fatin e sasive të qumështit të papërpunuar që refuzohen nga fabrikat për shkak se nuk plotësojnë kriteret e sigurisë ushqimore. Përmes një reagimi publik, shoqata u kërkon autoriteteve përgjegjëse të gjurmojnë qumështin e kthyer te furnizuesit, për të parandaluar mundësinë që ai të tregtohet për konsum ose të përpunohet përmes kanaleve të tjera. Shqetësimi i industrisë përpunuese lidhet me mungesën e informacionit mbi administrimin e qumështit pasi ai refuzohet nga fabrikat, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e zinxhirit të furnizimit dhe sigurinë e produkteve që mund të arrijnë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një ndryshim në skemën e bonusit të bebeve, përmes së cilës familjet shqiptare do të përfitojnë një mbështetje financiare mujore për çdo fëmijë të porsalindur, për një periudhë pesëvjeçare. Sipas skemës së prezantuar nga Rama, masa e përfitimit do të ndryshojë në varësi të rendit të lindjes së fëmijës në familje. Skema e re parashikohet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027. Për fëmijën e parë, pagesa do të jetë 5,000 lekë në muaj, që përkthehet në 300 mijë lekë gjatë pesë viteve. Për fëmijën e dytë, mbështetja rritet në 7,000 lekë…
Mënyra e tarifimit për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar pritet të ndryshojë tërësisht, duke futur sistemin e vinjetave elektronike për automjetet e lehta dhe autobusët, ndërsa për mjetet e rënda të mallrave parashikohet një sistem tarifimi sipas distancës së përshkuar. Nisma ligjore është depozituar në Kuvend nga deputeti i Partisë Socialiste, Andi Qose, dhe synon të krijojë një mekanizëm të ri financimi për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Projektligji propozon ndryshimin e ligjit nr. 8308, datë 18 mars 1998, “Për transportet rrugore”, duke shtuar një kre të posaçëm për vinjetat dhe tarifat e përdorimit të rrjetit rrugor kombëtar. Sipas…
Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të përfundonte në vitin 2022, ende nuk kishte nisur të zbatohej deri në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa vetëm 11% e gjatësisë së rrugëve kryesore urbane kanë korsi të dedikuara për autobusët. Sipas raportit të KLSH-së për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, mungesa e biletimit elektronik ka penguar modernizimin e pagesave dhe administrimin më efikas të transportit urban. Njëkohësisht, numri i aboneve të shpërndara ka mbetur i pandryshuar prej vitesh, pa u përshtatur me rritjen e popullsisë…
Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në digjitalizimin e shërbimeve publike, por informacioni që u ofrohet qytetarëve mbi mënyrën se si funksionojnë këto shërbime mbetet i pamjaftueshëm. Vetëm 38% e shërbimeve kryesore të vlerësuara plotësojnë kriteret e transparencës, krahasuar me mesataren prej 59% në Bashkimin Evropian. Diferenca prej 21 pikësh përqindjeje evidentohet në raportin e ri të programit SIGMA të OECD-së dhe BE-së, i cili analizon cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor. Sipas raportit, zgjerimi i shpejtë i shërbimeve elektronike në Shqipëri nuk është shoqëruar gjithmonë me informacion të plotë për përdoruesit mbi mënyrën e funksionimit…
Zgjerimi i shpejtë i energjisë së erës në Finlandë po krijon një situatë të pazakontë në tregun elektrik: në periudhat kur prodhimi është më i lartë se kërkesa, çmimet e energjisë bien nën zero, deri në pikën që prodhuesit mund të paguajnë për ta hedhur energjinë në rrjet. Vetëm gjatë vitit 2025, energjia elektrike u tregtua me çmime nën zero për 465 orë, ndërsa në vitin 2024 ky fenomen ishte regjistruar për 724 orë. Agjencia e lajmeve Reuters pasqyroi se kapacitetet e instaluara të energjisë së erës në Finlandë janë pothuajse trefishuar brenda katër viteve, nga 3,257 megavat (MW) në…