Autor: ekofin gazetar

Pesha e bizneseve që përdorin kreditë për të mbuluar shpenzimet e përditshme të aktivitetit është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, ndërsa ajo e ndërmarrjeve që marrin hua për investime afatgjata ka shënuar rënie. Sipas Vrojtimit të Gjendjes Financiare dhe Huamarrjes së Ndërmarrjeve, të publikuar nga Banka e Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, rreth 44% e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se kanë përdorur kreditë për përballimin e shpenzimeve afatshkurtra operative. Kjo përqindje është rritur me 14 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur rezultonte rreth 30%. Në të kundërt, pesha e ndërmarrjeve që kanë…

Lexo më shumë

Spanja ka urdhëruar fabrikat e përpunimit të ullirit të magazinojnë 12% të prodhimit të tyre, duke nisur nga nëntori 2026, me qëllim rregullimin e ofertës përmes tërheqjes së përkohshme të një pjese të vajit nga tregu. Masa, e publikuar të premten në Fletoren Zyrtare të Shtetit spanjoll (BOE), zbatohet mbi sasinë e prodhimit që çdo fabrikë deklaron gjatë muajit. Fabrikat mund ta magazinojnë vajin në ambientet e tyre ose në depo të palëve të treta. Drejtoria e Përgjithshme për Prodhimin Bujqësor dhe Tregjet sqaroi se masa nuk përfshin prodhimin e deklaruar për muajin tetor dhe muajt e mëparshëm. Vaji i…

Lexo më shumë

Dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, rritja e punësimit për të rinjtë, programi i ri i strehimit e deri tek monitorimi i rreptë i tregjeve, janë një pjesë e politikave që do të zbatohen nga Ministria e Ekonomisë në vitin e ardhshëm, përmes një buxheti prej 42 miliardë lekë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një intervistë në Report Tv, liston prioritetet për vitin e ardhshëm. “Buxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Ekonomisë dhe inovacionit është rreth 42 miliard lekë ku 70% e tij shkon për mbështetjen e sigurimeve shoqërore, pra për pensionet. Në këtë buxhet ne…

Lexo më shumë

Qytetarët kanë më pak se dy muaj kohë për të përfituar nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me normën e reduktuar të tatimit prej 5%. Afati përfundimtar është 31 dhjetori 2026, ndërsa sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës mars–tetor qytetarët kanë kursyer deri në 177 milionë euro nga ky proces. Rivlerësimi u mundëson pronarëve të aktualizojnë vlerën e pasurive të tyre dhe të reduktojnë detyrimet tatimore në rast të shitjes së mëvonshme. Sipas administratës tatimore, shuma prej 177 milionë eurosh përfaqëson koston fiskale të kursyer nga tatimpaguesit përmes rivlerësimit të pasurive të paluajtshme…

Lexo më shumë

Ngjarjet tragjike të muajve të fundit, ku disa elektricistë kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës, kanë rikthyer në vëmendje nevojën për forcimin e mbrojtjes financiare të punonjësve që ushtrojnë profesione me rrezik të lartë. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë kërkon hapjen e një diskutimi institucional për zgjerimin e sigurimit nga aksidentet në punë, duke propozuar që modeli i sigurimit të detyrueshëm të minatorëve të merret si referencë edhe për elektricistët dhe punonjësit e sektorit energjetik. Sipas raportimeve të fundit mediatike, numri i elektricistëve që kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës në muajt e fundit ka arritur në nëntë.…

Lexo më shumë

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”  të cilat parashikojnë krijimin e Fondit Kombëtar të Mjedisit, një mekanizëm të ri për financimin e projekteve përmes granteve dhe subvencioneve, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për përzgjedhjen e tyre. Skema e re do të mundësojë financimin deri në 100% të kostove të miratuara të projekteve, ndërsa efektet financiare do të fillojnë nga 1 janari 2027. Përveç financimit të projekteve mjedisore, ligji prezanton certifikimin e largimit të karbonit, përfshin restaurimin e natyrës në kuadrin ligjor dhe përcakton më qartë përgjegjësitë e ministrisë në mbrojtjen e mjedisit.…

Lexo më shumë

Në vitin 2025 që i parapriu nisjes së zbatimit të faljes fiskale, borxhi i papaguar ndaj administratës doganore arriti në 61.83 miliardë lekë, me një rritje të fortë prej 25.9% krahasuar me një vit më parë. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, rreth 77% e detyrimeve janë më të vjetra se pesë vjet, ndërsa në mijëra raste nuk janë ndërmarrë në kohë procedurat për rikuperimin e tyre, duke rritur rrezikun që një pjesë e konsiderueshme e borxhit të mbetet e pambledhshme. Raporti i KLSH-së mbi zbatimin e buxhetit 2025 vëren se detyrimet doganore u rritën me 12.71 miliardë lekë brenda…

Lexo më shumë

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend pritës i emigracionit, ndërsa bizneset shqiptare po mbështeten te fuqia punëtore e huaj për të përballuar mungesën e punonjësve. Në fund të vitit 2025, numri i shtetasve të huaj me leje të vlefshme qëndrimi arriti në 27,514 persona, me një rritje prej 25.4% krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, numri i rasteve të trajtuara për Leje Unike qëndrimi dhe pune arriti në 18,156, duke reflektuar kërkesën në rritje për punonjës të huaj, veçanërisht në turizëm, ndërtim, tregti dhe shërbime. Të dhënat e siguruara nga ekofin.al pranë Ministrisë së Brendshme, tregojnë një ndryshim…

Lexo më shumë

Kompanitë që fitojnë tendera publikë mund të mos kufizohen më në nënkontraktimin e maksimumi 50% të vlerës së kontratës. Qeveria propozon heqjen e këtij kufiri në projektligjin për ndryshimin e ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, (të ndryshuar) ndërsa parashikon edhe rregulla të reja për modifikimin e kontratave pa tender dhe kontrollin e kompanive që përfshihen në realizimin e tyre. Sipas ligjit aktual, neni 126 përcakton se pjesa e kontratës që mund t’u kalohet nënkontraktorëve nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së përgjithshme. Projektligji, në nenin 56, propozon shfuqizimin e kësaj dispozite, pa vendosur një kufi tjetër në vend…

Lexo më shumë

Rritja e turizmit në Shqipëri nuk po shoqërohet me të njëjtin ritëm të formalizimit të aktivitetit ekonomik. Shumë operatorë që ofrojnë apartamente dhe ambiente akomodimi me qira afatshkurtër vazhdojnë të funksionojnë jashtë regjistrave zyrtarë, duke kufizuar mbikëqyrjen e tregut dhe të ardhurat që shteti mund të mbledhë nga ky sektor. Sipas raportit të Komisionit Evropian, ekonomia informale në Shqipëri vlerësohet në rreth një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Kjo përllogaritje i referohet ekonomisë në tërësi dhe jo vetëm sektorit të turizmit, i cili veçohet nga Komisioni si një nga fushat ku…

Lexo më shumë