Autor: ekofin gazetar
Këshilli i Ministrave ka propozuar një kuadër të ri ligjor për kontabilitetin në sektorin publik, me synimin për të krijuar një sistem të unifikuar të raportimit financiar për institucionet e qeverisjes qendrore, bashkitë, institucionet e pavarura dhe njësitë e tjera publike. Projektligji “Për kontabilitetin në sektorin publik” përcakton rregulla të reja për regjistrimin e transaksioneve financiare, administrimin e pasurive dhe detyrimeve, hartimin e pasqyrave financiare dhe konsolidimin e tyre në nivel institucional dhe qeveritar. Reforma synon përafrimin e kontabilitetit publik shqiptar me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP), duke krijuar mundësinë që gjendja financiare e institucioneve të pasqyrohet…
Qeveria ka miratuar një fond prej 209 milionë lekësh për kompensimin e shoqërive të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, si masë mbështetëse për përballimin e kostove të karburantit në kushtet e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kompanitë e transportit publik do të përfitojnë 50 lekë për çdo litër karburanti të konsumuar, për një periudhë pesëmujore, nga qershori deri në tetor 2026. Kompensimi do të jepet për konsumin e dokumentuar të karburantit, por me një kufizim për të shmangur deklarimet e fryra. Sasia e njohur për kompensim nuk mund të tejkalojë 110% të…
Qeveria ka miratuar rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat (ATRAKO), duke përcaktuar tarifat që do të paguajnë kompanitë fituese të koncesioneve dhe shpërblimet shtesë për punonjësit që hartojnë studimet e fizibilitetit. Sipas vendimit, tarifat për shërbimet e agjencisë variojnë nga 700 mijë deri në 4.2 milionë lekë, në varësi të vlerës së investimit, ndërsa për konsulencën e jashtme mund të aplikohet një tarifë shtesë, me kufij maksimalë nga 0.5% deri në 1.5% të vlerës së projektit. Tarifat do të paguhen nga operatori ekonomik i shpallur fitues, përpara nënshkrimit të kontratës së…
Familjet që marrin në kujdes alternativ fëmijë do të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti, ndërsa kujdestarët profesionistë do të paguhen në nivelin e pagës minimale në vend. Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton pagesat mujore dhe vjetore për fëmijët, si dhe formalizimin e marrëdhënies së punës për prindërit kujdestarë profesionistë përmes kontratave me bashkitë. Këshilli i Ministrave ka miratuar masat e mbështetjes financiare për kujdesin alternativ në familje, duke përcaktuar një skemë financimi për fëmijët që vendosen në familje kujdestare dhe për personat që ofrojnë shërbimin e kujdesit alternativ profesional. Vendimi, i mbështetur në ligjin nr. 92/2025…
Qeveria përcakton rregulla të reja për zhvillimin e strukturave akomoduese në Shqipëri, duke vendosur kufizime për raportin mes sipërfaqeve turistike dhe atyre rezidenciale në resortet e përziera. Projektet e reja do të duhet të sigurojnë të paktën 60% të sipërfaqes së ndërtimit për funksione turistike, ndërsa apartamentet, vilat dhe njësitë e tjera rezidenciale nuk mund të zënë më shumë se 40%. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është detyrimi për pajisjen me certifikatë paraprake kategorizimi përpara miratimit të lejes së ndërtimit. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar një kuadër të ri për kategorizimin e strukturave akomoduese, i cili synon të vendosë një…
Komisioni Evropian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të veçantë te përmirësimi i procedurave operacionale, rritja e transparencës në përdorimin e pasurive dhe administrimi i tyre në kohë, për të ruajtur vlerën ekonomike. Një tjetër rekomandim i rëndësishëm lidhet me zgjerimin e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, duke i kthyer ato në funksion të komunitetit dhe interesit publik. Në Raportin e Progresit për Shqipërinë për vitin 2026, të publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian evidenton përparimin e vendit në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin…
Shqipëria planifikon zgjerimin e përdorimit të sistemeve elektronike të pagesës në rrugë, duke nisur nga segmentet me trafik më të lartë të rrjetit transevropian të transportit (TEN-T). Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Plani i Veprimit 2030 parashikon 200 mijë euro për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik të tarifimit elektronik gjatë viteve 2028–2029, ndërsa testimi i sistemit në rrugë të përzgjedhura është programuar për periudhën 2030–2032. Masa mund të prekë në të ardhmen drejtuesit e automjeteve private dhe operatorët e transportit të mallrave e pasagjerëve, në varësi të rrugëve që do të përfshihen në skemë. Megjithatë, strategjia nuk përcakton ende…
Shqipëria vijon të ketë mangësi të rëndësishme në sistemin e kontrollit të sigurisë ushqimore, nga funksionimi i laboratorëve zyrtarë te monitorimi i mbetjeve të pesticideve dhe kontrolli i cilësisë së qumështit. Komisioni Evropian në raportin për Shqipërinë vëren se laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar sipas kërkesave evropiane dhe se mungojnë metoda të validuara testimi që garantojnë besueshmërinë e rezultateve për kategori të caktuara ushqimesh dhe produktesh. Sipas raportit, rrjeti i laboratorëve zyrtarë ka ende nevojë për forcimin e kapaciteteve, akreditimin dhe validimin e metodave të analizimit. Këto janë elemente të rëndësishme për të garantuar që analizat e produkteve ushqimore…
Bashkia Vlorë realizoi vetëm 29% të investimeve të planifikuara në buxhetin progresiv të vitit 2025, duke lënë të pashpenzuara rreth 1.86 miliardë lekë. Nga 2.62 miliardë lekë të planifikuara për investime, shpenzimet faktike arritën në vetëm 756.5 milionë lekë, sipas raportit përfundimtar të auditimit financiar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Niveli i ulët i realizimit të investimeve është një nga problematikat kryesore të evidentuara nga KLSH për administrimin financiar të Bashkisë Vlorë. Audituesit konstatojnë se planifikimi i shpenzimeve nuk është mbështetur në pritshmëri realiste për të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, duke krijuar diferenca të mëdha mes fondeve…
Skema e pensioneve ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të bilancit financiar gjatë vitit 2025, duke reduktuar deficitin dhe duke rritur aftësinë për të mbuluar shpenzimet përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore. Megjithatë, skema vijon të mbetet deficitare dhe ka ende nevojë për mbështetje nga buxheti i shtetit. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e buxhetit të vitit 2025, deficiti i skemës së pensioneve ka arritur në 14.84 miliardë lekë, duke u ulur me 2.88 miliardë lekë krahasuar me vitin 2024. Kjo përfaqëson një reduktim prej rreth 16.3% të deficitit brenda një viti. Përmirësimi është rezultat i…