Autor: ekofin gazetar
Paketa Fiskale 2027 parashikon uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 6% për 54 produkte ushqimore bazë, me një impakt të vlerësuar rreth 150 milionë euro. Masa synon të lehtësojë shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare, duke orientuar politikat fiskale drejt një rishpërndarjeje të të ardhurave. Lista e plotë e 54 produkteve do të përcaktohet dhe publikohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ulja e TVSH-së synon të krijojë lehtësim për konsumatorët, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, për të cilat shpenzimet ushqimore zënë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit mujor. Megjithatë, ndikimi real i kësaj…
Nga data 2 nëntor, shërbimi i dializës realizohet përmes OSHIS, shoqërisë shtetëtore që u ngrit fillimisht për ofrimin e shërbimeve të sterilizimit, edhe ky një koncesion i përfunduar, për të cilin prej shumë vitesh SPAk vijon hetimet për shkelje në procedura. Ndërkohë, edhe në vitin e fundit të funksionimit, buxheti i shtetit ka paguar mbi 94 milionë lekë për 8,398 seanca dialize të pakryera, si pasojë e mekanizmit të financimit të parashikuar në kontratën koncesionare. Gjetja është evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e auditimit për zbatimin e buxhetit 2025, duke nxjerrë në pah kostot që krijohen…
Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao, ka paralajmëruar se mashtruesit po intensifikojnë aktivitetin e tyre, ndërsa klientët po tërheqin miliarda dollarë nga platforma pas sulmit kibernetik rekord që i kushtoi asaj 6.3 miliardë dollarë. Platforma më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në botë u godit të enjten nga një sulm që është cilësuar si një prej vjedhjeve më të mëdha në histori. Ekspertët dyshojnë se pas tij qëndron Koreja e Veriut. Binance fillimisht pezulloi tërheqjet e fondeve për të hetuar incidentin, por të dielën njoftoi se kishte nisur rikthimin gradual të këtij shërbimi. Deri të dielën pasdite, platforma kishte përpunuar…
Harrojeni Hinge! Imagjinoni t’u tregoni të tjerëve se e keni njohur partnerin tuaj gjatë një udhëtimi romantik katërditor në Finlandë, së bashku me 15 beqarë të tjerë nga e gjithë bota. Një histori njohjeje që padyshim do të tërhiqte vëmendjen. Shkurtin e ardhshëm, 16 beqarë nga vende të ndryshme të botës do të ftohen në Finlandë për të shijuar kuzhinën tradicionale, për të eksploruar peizazhet e mrekullueshme të vendit dhe, ndoshta, për të gjetur dashurinë. Udhëtimi, me të gjitha shpenzimet e mbuluara, organizohet nga Visit Finland, agjencia zyrtare e promovimit të turizmit në vend. Midis datave 9 dhe 19 shkurt,…
Qeveria e Kosovës këtë të hënë ka miratuar buxhetin prej 4.27 miliardë euro për vitin 2027. Siç bëhet e ditur, buxheti i vitit të ardhshëm është 300 milionë euro më shumë se buxheti bazë i këtij viti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm. Kurti ka thënë se krahas kësaj rritjeje, nëpunësit publikë do të përfitojnë edhe pagën e 13-të, e cila është paraparë të…
Nga Edvin Peçi Nga Banka e Shqipërisë dhe drejtimi i INSTAT-it, te administrata tatimore, financat publike, sipërmarrja dhe inovacioni, Delina Ibrahimaj ka ndërtuar një profil që ndërthur ekspertizën teknike me vendimmarrjen politike. Një vit pas marrjes së drejtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, bilanci i saj mund të analizohet përmes reformave të ndërmarra, vazhdimësisë së politikave ekonomike dhe sfidave që mbeten për t’u adresuar. Në administratën publike, shumë pak drejtues kanë kaluar në mënyrë të njëpasnjëshme nga institucionet që prodhojnë statistikat ekonomike, tek ato që mbledhin të ardhurat e shtetit dhe më pas tek institucionet që hartojnë dhe zbatojnë…
Nga Jonida Këllezi – Çako * Një reflektim personal, pas 20 vitesh në marketing, mbi shërbimin e klientit në Shqipëri. Ka një fjali që më shoqëron prej disa javësh. Nuk e kam lexuar në ndonjë libër marketingu dhe nuk e kam dëgjuar në ndonjë konferencë. Ma kanë thënë dy herë, në dy dyqane të ndryshme, brenda nje muaji, dy vajza të reja pas arkës: “Po nuk të pëlqeu, ik.” Herën e parë qesha me vete. Herën e dytë, kur dola nga dyqani, nuk po qeshja më. Po mendoja se sa herë kam qëndruar unë vetë në salla mbledhjesh apo auditore…
Koncesioni i kontrollit mjekësor bazë, i njohur si Check-up, ka përfituar rreth 902 milionë lekë pagesa për 489,132 kontrolle të pakryera gjatë periudhës 2015–2025, ndërsa aplikimi i TVSH-së mbi shërbimin ka krijuar një tjetër kosto buxhetore prej 1.34 miliardë lekësh. Këto janë dy nga gjetjet kryesore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar probleme të konsiderueshme në financimin, monitorimin dhe përmbushjen e detyrimeve të kontratës koncesionare. Sipas raportit të auditimit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025, pagesat totale ndaj koncesionarit deri më 31 dhjetor 2025 kanë arritur në 8.05 miliardë lekë me TVSH. Nga…
Pacientët shqiptarë janë përballur me rreth 11.3 milionë lekë kosto shtesë për barnat, për shkak të mungesës së kontraktimit të alternativave të para të rimbursueshme gjatë vitit 2025. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, për 24 barna është përdorur alternativa e dytë, ndërsa auditimi ka evidentuar probleme më të gjera me listën e barnave të rimbursueshme, përfshirë 200 barna pa kontratë dhe qindra të tjera pa konsum të raportuar. Sipas raportit të KLSH-së mbi zbatimin e buxhetit 2025, për 24 barna, mungesa e kontraktimit të alternativave të para ka sjellë përdorimin e alternativave të dyta, duke krijuar një kosto shtesë…
Mali i Zi i ka dhënë fund regjimit të udhëtimit pa viza për qytetarët rusë, duke vendosur që nga 1 nëntori 2026 hyrja në vend të bëhet vetëm me vizë. Vendimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Podgoricës për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian, ndërsa synon anëtarësimin në BE në vitin 2028. Sipas rregullave të reja, viza për të rriturit kushton 35 euro, ndërsa për fëmijët nën 14 vjeç tarifa është 17.50 euro. Aplikimet mund të dorëzohen në qendrat e vizave VFS Global në nëntë qytete të Rusisë, si dhe në Ambasadën e…