Autor: ekofin gazetar

Shqipëria renditet në vendin e 47-të në botë për rezultatet e nxënësve 15-vjeçarë në shkencë, matematikë dhe lexim, duke lënë pas vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas renditjes së përgatitur nga Visual Capitalist, bazuar në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2025 të OECD-së, Shqipëria ka grumbulluar mesatarisht 425.3 pikë në të tria lëndët, duke u pozicionuar përpara Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me 421.3 pikë, i ndjekur nga Serbia në vendin e 51-të me 420.3 pikë. Diferenca me Shqipërinë është relativisht e vogël, përkatësisht 4 dhe 5…

Lexo më shumë

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) kërkon që ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë të mos zbatohet menjëherë në fillim të vitit 2027, por të parashikohet një periudhë tranzitore deri më 1 korrik. Ekspertët ngrenë shqetësime edhe për rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe për efektet që mund të ketë rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% mbi konsumin dhe bizneset. Në një deklaratë publike, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka paraqitur një sërë rekomandimesh për Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar analiza…

Lexo më shumë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar 12.33 miliardë lekë efekte financiare negative dhe 171.9 milionë lekë dëm ekonomik nga auditimet për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025. Raporti nxjerr në pah probleme në mbledhjen e të ardhurave, përdorimin e fondeve publike, investimet, koncesionet dhe raportimin e shpenzimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e administrimit të financave publike. Sipas raportit të KLSH-së, nga 12.33 miliardë lekë efekte financiare negative, rreth 10.31 miliardë lekë lidhen me administrimin e të ardhurave, ndërsa 2.02 miliardë lekë me shpenzimet. Veçmas, dëmi ekonomik i evidentuar arrin në 171.9 milionë lekë, nga të cilat…

Lexo më shumë

Sektori i turizmit në Shqipëri pritet të njohë një transformim të thellë dhe rritje të qëndrueshme gjatë periudhës afatmesme 2027-2029. Objektivi kryesor, sipas relacionit të projektbuxhetit, është kalimi nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore, duke rritur ndjeshëm peshën e këtij sektori në ekonominë kombëtare në tre vitet e ardhshme. Sipas parashikimeve, kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PPB) llogaritet të stabilizohet rreth nivelit të lartë prej 33%, nga 26.4% që ishte në 2025. Përkrah rritjes ekonomike, vëmendje e veçantë i është kushtuar tregut të punës dhe zhvillimit rajonal. Sipas këtij dokumenti, niveli i punësimit në…

Lexo më shumë

Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, vlera e eurobondit parashikohet në 62.6 miliardë lekë i cili me kursin aktual të këmbimit shkon përafërsisht në 688 milionë euro duke e bërë kështu eurobondin më të madh ndonjëherë për Shqipërinë. Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen…

Lexo më shumë

Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestuesish plaçkitën dyqane dhe u përplasën me policinë në disa qytete të vendit. Incidentet më të rënda u regjistruan të shtunën në mbrëmje në Frankfurt, qendrën financiare të Gjermanisë. Përveç Frankfurtit, përplasje dhe akte dhune u raportuan edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg. Policia bëri të ditur se përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët sulmuan forcat e rendit dhe shërbimet e emergjencës me fishekzjarrë, gurë dhe shishe. Mijëra qytetarë morën pjesë gjatë ditës në demonstrata, të cilat fillimisht ishin kryesisht…

Lexo më shumë

Luksemburgu ka publikuar listën zyrtare të 20 profesioneve që përballen me mungesa të mëdha të fuqisë punëtore, duke u krijuar mundësi punëdhënësve të rekrutojnë më shpejt punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit. Lista përfshin profesione në sektorët e financave, shëndetësisë, teknologjisë dhe zanateve të specializuara. Lista u publikua në Fletoren Zyrtare të Luksemburgut, Mémorial B, Nr. 1490, në përputhje me nenin L. 622-4 të Kodit të Punës. Për t’u klasifikuar si profesion me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, një pozicion duhet të regjistrojë mesatarisht të paktën shtatë vende të lira pune në muaj dhe të përmbushë njërin nga dy…

Lexo më shumë

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme. Sipas Barometrit të Ballkanit 2025, 55% e të anketuarve në Shqipëri e konsiderojnë uljen e çmimit të energjisë prioritetin më të rëndësishëm, 12 pikë përqindjeje mbi mesataren prej 43% në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, 60% mbështesin investime më të mëdha në energjinë diellore, të erës apo hidroenergji, edhe nëse kjo do të sillte kosto më të larta të energjisë në afat të shkurtër. Çmimi dominon qartë mbi alternativat e tjera kur shqiptarët pyeten…

Lexo më shumë

Eksportet shqiptare të mallrave regjistruan një rritje të fortë në terma realë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, të mbështetura kryesisht nga produktet energjetike dhe metalet. Sipas raportit të fundit ekonomik të Komisionit Evropian, eksportet reale të mallrave u rritën me 36,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Komisioni Evropian e lidh këtë zhvillim kryesisht me ecurinë e eksporteve të energjisë dhe metaleve, të ndihmuara nga kushtet e favorshme për prodhimin e energjisë hidroelektrike dhe nga efekti i bazës krahasuese. Kjo do të thotë se ritmi i lartë i rritjes duhet parë edhe në raport…

Lexo më shumë

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që kontrollon pjesën kryesore të zhvillimit dhe funksionimit të tyre. Ky përqendrim ka mundësuar që rreth 95% e shërbimeve të administratës qendrore të ofrohen plotësisht online në fund të vitit 2025, por ka krijuar njëkohësisht varësi të lartë nga kapacitetet e një institucioni të vetëm dhe ka lënë pas bashkitë, universitetet dhe institucionet e tjera të pavarura. Sipas raportit të OECD-së, Shqipëria përfaqëson rastin më të qartë në rajon ku një institucion qendror jo vetëm koordinon politikat…

Lexo më shumë