Autor: ekofin gazetar
Nga Enkelejd Dërmyshi për Ekofin Politika fiskale nuk duhet të gjykohet vetëm nga numri i taksave që ulen apo rriten, por nga rezultatet që këto ndryshime prodhojnë në ekonominë reale. Pyetja kryesore nuk është vetëm sa të ardhura synon të mbledhë shteti, por nëse paketa fiskale do të sjellë çmime më të përballueshme, më shumë investime, konkurrencë më të drejtë dhe përmirësim të matshëm të mirëqenies së qytetarëve. Propozimet e raportuara për vitin 2027 përfshijnë ndryshime në TVSH, tatimin mbi të ardhurat, regjimin e biznesit të vogël, turizmin, akcizat dhe administrimin e detyrimeve tatimore. Por një analizë e plotë duhet…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë masash të reja për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, pas shqetësimeve për rritjen e dhunës mes të rinjve. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për mësimet e javëve të fundit dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, Rama foli për përgjegjësinë e familjeve, mbështetjen sociale dhe kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit. Ai bëri të ditur se do të nisë një diskutim me prindërit, mësuesit dhe shkollat për vendosjen e kufizimeve të moshës…
Gratë dhe vajzat kanë përfituar 42% të fondeve të akorduara për startup-et në Shqipëri gjatë vitit 2025, nga rreth 28-30% që ishte kjo përqindje në vitet e para të zbatimit të skemës së financimit. Shifrat u bënë publike nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë Konferencës Rajonale për Gratë Ndërmarrëse “SHE RISES”, të zhvilluar në Prishtinë. Sipas ministres, rritja e financimeve për bizneset e drejtuara nga gratë lidhet edhe me politikat mbështetëse të qeverisë, përfshirë dhënien e pikëve shtesë për gratë dhe vajzat gjatë vlerësimit të aplikimeve për financimin e startup-eve. Ibrahimaj deklaroi se Shqipëria renditet e para…
Qeveria ka miratuar ndryshime në Rregulloren e Planifikimit të Territorit, duke vendosur kërkesa të reja për planifikimin hapësinor detar, mbrojtjen e ekosistemeve dhe vlerësimin e ndikimeve mjedisore të aktiviteteve që zhvillohen në hapësirat detare. Ndryshimet janë miratuar me vendimin nr. 823, datë 28 tetor 2026, të Këshillit të Ministrave, të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 234, datë 30 tetor 2026, dhe prekin rregulloren ekzistuese të miratuar me VKM nr. 686, datë 22 nëntor 2017. Rregullat parashikojnë detyrimin që autoritetet përgjegjëse, gjatë hartimit dhe zbatimit të planeve hapësinore detare, të ndjekin një qasje të bazuar në ekosistem. Kjo nënkupton që planifikimi…
Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të premte, më 30 tetor 2026, pas përfundimit të konsultimeve me përfaqësuesit e forcave politike parlamentare dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, data e zgjedhjeve është përcaktuar në përputhje me Kodin Zgjedhor, i cili parashikon që zgjedhjet vendore të zhvillohen gjatë periudhës zgjedhore të pranverës, që përfshin katër të diela ndërmjet datave 15 prill dhe 15 maj. Përpara marrjes së vendimit, Presidenti thirri në konsultime të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në…
Qendra tregtare Tirana East Gate (TEG) po përgatitet për një tjetër zgjerim të rëndësishëm, 15 vite pas hapjes së saj. Projekti i ri, që pritet të nisë në vitin 2027 dhe të zgjasë rreth dy vjet, parashikon shtimin e 14 mijë metrave katrorë sipërfaqe tregtare me qira, hyrjen e më shumë se 42 markave ndërkombëtare, ambiente të reja argëtimi dhe gastronomike, hapësira të gjelbra dhe zgjerimin e kapaciteteve të parkimit. Zgjerimi i dytë madhor i TEG synon jo vetëm rritjen e sipërfaqeve tregtare, por edhe transformimin e mëtejshëm të qendrës në një destinacion të integruar për blerje, argëtim, gastronomi dhe…
Fibank ofron një produkt kredie hipotekore për individët që synojnë të blejnë, ndërtojnë apo rindërtojnë një pronë, me financim deri në 85% të vlerës së tregut të pasurisë së vendosur si kolateral dhe afat shlyerjeje deri në 30 vjet. Kredia “5 Yje” ofrohet në lekë dhe euro, me norma interesi fikse për periudha fillestare nga një deri në pesë vjet, ndërsa një nga veçoritë e saj është mungesa e detyrimit për sigurimin e jetës së kredimarrësit. Në një treg ku çmimet e pasurive të paluajtshme kanë rritur nevojën për financim bankar, Fibank ofron përmes produktit “Kredi Hipotekore 5 Yje” mundësinë…
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore dhe varësi të konsiderueshme nga importet e lëndës drusore. Një raport i Ministrisë së Mjedisit, i dorëzuar pranë Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), evidenton se deri në 90% e tregut të druve të zjarrit vlerësohet se funksionon në informalitet, ndërsa rreth 71% e sipërfaqeve pyjore përbëhet nga pyje të degraduara, cungishte apo shkurre të ulëta. Dokumenti, të cilin e disponon ekofin.al, i dorëzuar më 23 tetor 2026, është përgatitur për sesionin e 84-t të Komitetit për Pyjet dhe…
Kryeministri Rama njoftoi së fundmi se shumë shpejt do të ketë taksim ekstra për shtëpitë bosh. Rama argumentoi se rritja e shpejtë ekonomike dhe shtimi i kostove të jetesës krijojnë diferenca sociale që kërkojnë ndërhyrje përmes politikave fiskale. Sipas tij, një nga masat që po shqyrtohet është vendosja e një takse më të lartë për pronarët që blejnë apartamente dhe i mbajnë ato bosh, duke mos i nxjerrë në tregun e qirave. “Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Është e drejta e tyre, por duhet të paguajnë njësoj…
Tregu i sigurimeve po shënon një rritje të ngadaltë gjatë vitit 2026 dhe një nga faktorët që ka ndikuar në këtë ecuri është performanca e dobët e sigurimit të pronës. Pavarësisht ngjarjeve të shumta natyrore, përfshirë zjarret e muajve të verës që shkaktuan dëme të konsiderueshme, qytetarët dhe bizneset vijojnë të tregojnë interes të kufizuar për mbrojtjen e pasurive të tyre përmes sigurimit. Ndërkohë, projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, i cili sipas informacioneve të Ekofin është depozituar në Këshillin e Ministrave, vijon të mbetet pa miratim. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për periudhën…