Autor: ekofin gazetar
Bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara nga 13 deri më 22 tetor 2026, do të kompensohen në masën 100% nga shteti. Qeveria ka miratuar një akt normativ të posaçëm, i cili përcakton procedurat e dëmshpërblimit, afatet e verifikimit dhe mekanizmin përmes të cilit shteti do t’u kërkojë më pas autorëve të dhunës kthimin e shumave të paguara. Skema e re synon të mbështesë bizneset e prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve, duke u mundësuar rikuperimin e dëmeve materiale, pa qenë e nevojshme që më parë…
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) i është bashkuar shqetësimeve të organizatave të tjera të biznesit lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e njëkohshme e disa taksave kryesore mund të ndikojë negativisht në investimet ekzistuese, të frenojë investimet e reja dhe të dobësojë konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon. Në një deklaratë publike, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, e cila përfaqëson një komunitet sipërmarrjesh me prani të konsoliduar dhe investime afatgjata në ekonominë shqiptare, shpreh shqetësimin se ndryshimet e propozuara mund të krijojnë një barrë të shtuar fiskale dhe të cenojnë parashikueshmërinë…
Shoqata Shqiptare e Turizmit paralajmëron përkeqësim të konkurrueshmërisë së sektorit nëse TVSH-ja për akomodimin rritet nga 6% në 10%. Shoqata kërkon pezullimin e projektvendimit, konsultim me bizneset dhe masa kundër informalitetit në tregun e akomodimit. Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) kundërshton propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se masa mund të rëndojë kostot e bizneseve dhe të dobësojë konkurrueshmërinë e Shqipërisë përballë destinacioneve të tjera rajonale. Në një deklaratë për shtyp, shoqata e konsideron projektvendimin të nxituar, pasi, sipas saj, është propozuar pa konsultim paraprak me grupet e interesit…
Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e barrës tatimore dhe ulja e pragut të regjistrimit në TVSH mund të ndikojnë negativisht te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht te bizneset e drejtuara nga gratë dhe vajzat. Në një deklaratë për mediat, WECA kërkon që politika fiskale të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjes dhe jo të krijojë pengesa të reja për investimet, formalizimin dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik. Dhoma Ekonomike e Gruas thekson se mbështet reformat që synojnë formalizimin e ekonomisë, reduktimin e burokracisë…
Nga Dritan Shano Franklin-i thoshte se koha është para. Disa banka duket se mbeten të vendosura të na i marrin të dyja. Prej shumë kohësh, bankat presin që klientët t’u përshtaten atyre, jo e kundërta. Jemi mësuar me fjalëkalime që skadojnë, kode që nuk mbërrijnë kurrë, formularë që kërkojnë dy herë të njëjtin informacion dhe shërbime që na marrin më shumë kohë nga sa duhet. Na është kërkuar t’i pranojmë këto bezdi si pjesë të natyrshme të marrëdhënies me bankën. Kur kemi kundërshtuar, përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë, te sporteli apo edhe gjatë drekës me miq që punojnë në…
Punimet për rrugën Janinë–Kakavijë po përparojnë në rajonin e Epirit, në Greqi. Pas përfundimit të saj, drejtuesit e automjeteve pritet të arrijnë nga Janina në kufirin shqiptar për rreth 35–40 minuta. Aksi i ri rrugor shtrihet në rreth 70 kilometra në veri të qytetit të Janinës dhe është pjesë e korridorit transeuropian të transportit Orient/Mesdheu Lindor. Në një kontekst më të gjerë, rruga është gjithashtu pjesë e “Korridorit Blu”, i cili lidh Triesten në Itali me Kalamatën në Greqi. Një video e re tregon ecurinë e deritanishme të punimeve, duke ndjekur gjurmën e rrugës nga nyja lidhëse me autostradën Egnatia…
Mbi 1.5 milionë tonë drithëra janë importuar nga Serbia dhe Rusia gjatë periudhës 2020–2025, duke i kthyer këto dy vende në furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar. Por ndërsa importet arrijnë në qindra mijëra tonë çdo vit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk disponon kapacitetet e nevojshme për të garantuar kontrolle efektive në pikat kufitare. Inspektorët punojnë me dokumente shkresore, nuk kanë pajisjet e duhura për kontrollin fizik të ngarkesave, nuk verifikojnë në mënyrë të pavarur certifikatat e importit dhe nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemin elektronik doganor. Sipas të dhënave të përpunuara nga KLSH, të konsultuara nga ekofin.al, gjatë…
Pritjet në trafik, vonesat e urbanëve dhe rrugët e mbingarkuara vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë në Tiranë, pavarësisht investimeve të kryera për përmirësimin e qarkullimit. Gjatë viteve 2023–2025, Bashkia ka shpenzuar rreth 209 milionë lekë për projekte që lidhen me transportin publik, lëvizjen e këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe menaxhimin e trafikut. Por auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se një pjesë e madhe e ndërhyrjeve të planifikuara nuk është realizuar, ndërsa sistemet që duhet të ndihmojnë qarkullimin nuk funksionojnë plotësisht. Problemi bëhet edhe më i dukshëm përballë numrit të lartë të automjeteve. Rreth 35% e mjeteve…
Ndryshimet në TVSH, pragun e regjistrimit të bizneseve dhe tatimin mbi pagat synojnë më shumë të ardhura, formalizim dhe lehtësim për disa kategori. Por rezultati do të varet nga mënyra e zbatimit, ndikimi te çmimet dhe kostot e reja që do të përballojnë bizneset. Paketa fiskale e propozuar për vitin 2027 sjell disa ndryshime që prekin drejtpërdrejt ekonominë e përditshme. TVSH-ja standarde parashikohet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa për produktet bazë ushqimore propozohet një normë e reduktuar prej 6%. Për akomodimin turistik, norma do të rritet nga 6% në 10%. Në të njëjtën kohë, pragu i regjistrimit të…
Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e barrës tatimore mbi fitimin, dividendin dhe konsumin mund të ndikojë negativisht në investimet private, konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve dhe fuqinë blerëse të qytetarëve. Në një deklaratë publike, APL vlerëson se paketa nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale të qeverisë dhe masave konkrete të propozuara. Sipas saj, ndryshimet kërkojnë një analizë më të thelluar të ndikimit ekonomik, përpara se të miratohen. Referuar relacioneve shoqëruese të projektakteve, Paketa Fiskale 2027 pritet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura…