Autor: ekofin gazetar

Operatori i Blerjeve të Përqendruara synon të përfitojë nga përvoja austriake për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri, përmes standardizimit të procedurave, përdorimit të teknologjisë dhe rritjes së eficiencës në administrimin e fondeve publike. Në këtë kuadër, një delegacion i OBP-së, i kryesuar nga administratori Jonaid Myzyri, zhvilloi një vizitë studimore pranë Agjencisë Federale të Prokurimit të Austrisë (BBG), në Vjenë, një institucion i specializuar në organizimin dhe menaxhimin e blerjeve të përqendruara për sektorin publik. Vizita u fokusua në njohjen nga afër të modelit austriak të prokurimit të përqendruar dhe identifikimin e praktikave që mund të përshtaten…

Lexo më shumë

Grupi BALFIN vijon zgjerimin e investimeve në tregun gjerman të pasurive të paluajtshme. Pas investimit të mëparshëm në Mynih, grupi i drejtuar nga biznesmeni Samir Mane ka njoftuar blerjen e ndërtesës së njohur Galeria Kaufhof në Bonn, një pronë me sipërfaqe prej 23,300 metrash katrorë, e vendosur në zemër të qytetit gjerman. Investimi i ri shënon një tjetër hap në strategjinë e ndërkombëtarizimit të BALFIN, duke zgjeruar portofolin e grupit në një nga tregjet më të mëdha dhe më të zhvilluara të pasurive të paluajtshme në Europë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Samir Mane përmes një postimi në…

Lexo më shumë

Qeveria propozon ndryshime të forta të sistemit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke ulur ndjeshëm barrën fiskale për produktet ushqimore bazë, por duke rritur njëkohësisht normën standarde të TVSH-së dhe atë të reduktuar për sektorin e turizmit. Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, në kuadër të Paketës Fiskale 2027, TVSH-ja për produktet ushqimore të shportës propozohet të ulet nga 20% në 6%, ndërsa norma standarde për mallrat dhe shërbimet e tjera do të rritet nga 20% në 21%. Paralelisht, sektori i turizmit do të përballet me rritjen e TVSH-së nga 6% në 10%. Ndryshimet parashikohet të…

Lexo më shumë

Vodafone Albania ka prezantuar paketa të reja për shërbimet e telefonisë celulare, duke synuar lehtësimin e kostove të komunikimit për kategori të ndryshme konsumatorësh. Risitë përfshijnë zgjerimin e përfitimeve të paketës ekonomike prej 600 lekësh për të gjithë konsumatorët me parapagesë, oferta të posaçme për të rinjtë e moshës 18–25 vjeç dhe pensionistët, si dhe paketa të kombinuara për familjet me fëmijë në shkollë. Ofertat e reja përfshijnë jo vetëm ruajtjen e paketës ekonomike, por edhe shtimin e ndjeshëm të internetit, minutave të komunikimit dhe mesazheve, pa ndryshuar çmimin. Ndërhyrjet synojnë të rrisin aksesin në shërbimet e komunikimit elektronik dhe…

Lexo më shumë

Rreth 68% e operatorëve të licencuar në sektorin e drithërave dhe miellit në Shqipëri nuk janë inspektuar asnjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë periudhës 2020–2025. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit të fundit të kësaj periudhe, numri i kontrolleve në sektor pothuajse u përgjysmua, duke ngritur shqetësime për mbikëqyrjen e sigurisë së produkteve bazë që konsumohen nga familjet shqiptare. Sipas raportit të auditimit të performancës të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), nga 56 operatorë të licencuar në grumbullimin, magazinimin, përpunimin dhe tregtimin e drithërave dhe miellit, vetëm 18 subjekte, ose 32%, rezultojnë të jenë inspektuar të paktën një herë…

Lexo më shumë

Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vijon të mbetet i lartë. Megjithatë, Bashkia nuk kryen matje periodike të trafikut në të gjithë rrjetin rrugor dhe nuk ka studime të dokumentuara për menaxhimin e qarkullimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se, pavarësisht mbingarkesës së rrugëve, menaxhimi i trafikut mbështetet kryesisht në ndërhyrje operative te semaforët, pa analiza të plota dhe të përditësuara të lëvizjes së automjeteve. Sipas raportit të auditimit të performancës për periudhën 2023–2025, Bashkia e Tiranës nuk realizon matje sistematike të trafikut në nivel të gjithë…

Lexo më shumë

Paketa Fiskale 2027 sjell ndryshime në katër ligje të rëndësishme të sistemit tatimor, duke kombinuar masa për forcimin e disiplinës fiskale me lehtësimin e procedurave administrative, trajtimin favorizues të disa kategorive të individëve dhe ndryshime në taksimin e produkteve të duhanit. Projektligjet e përgatitura nga Ministria e Financave parashikojnë ashpërsimin e mekanizmave për mbledhjen e detyrimeve tatimore, zgjerimin e zbatimit të gjobave për transaksionet me para në dorë, rritjen graduale të akcizës së duhanit deri në vitin 2033, si dhe heqjen e detyrimit për dorëzimin e dyfishtë të pasqyrave financiare nga bizneset. Drafti parashikon zgjatjen e regjimit të veçantë të…

Lexo më shumë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të realizojë gjatë muajit nëntor një fazë të rëndësishme punimesh në pistë dhe në infrastrukturën mbështetëse, në kuadër të programit të vazhdueshëm të investimeve të Kastrati Group, me fokus në rritjen e sigurisë, eficiencës operacionale dhe standardeve të infrastrukturës aeroportuale. Punimet do të zhvillohen nga data 9 deri më 26 nëntor, me mbyllje të planifikuara të aeroportit gjatë orëve të natës në data të caktuara brenda kësaj periudhe. Orari është përcaktuar me qëllim minimizimin e ndikimit në operacione, duke siguruar njëkohësisht kohën e nevojshme për realizimin e ndërhyrjeve teknike në mënyrë të sigurt dhe në…

Lexo më shumë

Një tragjedi në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, një lëvizje studentore pa udhëheqës tradicionalë dhe një listë zgjedhore me personalitete nga fusha të ndryshme të jetës publike. Kjo është historia e një mobilizimi qytetar që, pas afro dy vitesh protestash, ndryshoi ekuilibrat politikë në Serbi. Aleksandar Vuçiç, një nga figurat më jetëgjata në drejtimin e Serbisë, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, përballë një force politike që lindi nga protestat studentore dhe jo nga strukturat tradicionale partiake. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore ka marrë 51.47% të votave, kundrejt 40.42% të siguruara nga lista e Vuçiçit. Presidenti…

Lexo më shumë

Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në digjitalizimin e administratës dhe bizneset e saj kryesojnë rajonin në përdorimin e inteligjencës artificiale, por qytetarët mbeten në fund të Ballkanit Perëndimor për dy tregues bazë: aftësitë digjitale dhe përdorimin e internetit. Vetëm 23.3% e popullsisë shqiptare ka të paktën aftësi dixhitale bazë, niveli më i ulët në rajon, ndërsa internetin e përdorin 84.7% e individëve, përsëri përqindja më e ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Hendeku në aftësitë digjitale është veçanërisht i madh. Mesatarja e Ballkanit Perëndimor është 35.8%, rreth 12.5 pikë përqindjeje mbi Shqipërinë, ndërsa në Bashkimin Evropian 57.6% e…

Lexo më shumë