Vodafone Albania ka prezantuar paketa të reja për shërbimet e telefonisë celulare, duke synuar lehtësimin e kostove të komunikimit për kategori të ndryshme konsumatorësh. Risitë përfshijnë zgjerimin e përfitimeve të paketës ekonomike prej 600 lekësh për të gjithë konsumatorët me parapagesë, oferta të posaçme për të rinjtë e moshës 18–25 vjeç dhe pensionistët, si dhe paketa të kombinuara për familjet me fëmijë në shkollë.
Ofertat e reja përfshijnë jo vetëm ruajtjen e paketës ekonomike, por edhe shtimin e ndjeshëm të internetit, minutave të komunikimit dhe mesazheve, pa ndryshuar çmimin.
Ndërhyrjet synojnë të rrisin aksesin në shërbimet e komunikimit elektronik dhe të lehtësojnë kostot, veçanërisht për konsumatorët me buxhete më të kufizuara, studentët, profesionistët e rinj, pensionistët dhe familjet.
Paketa ekonomike 600 lekë, mbetet e pandryshuar
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me paketën ekonomike të telefonisë celulare, e cila do të vijojë të ofrohet me çmimin 600 lekë. Vodafone Albania ka vendosur me iniciativën e saj ta pasurojë këtë paketë me përfitime shtesë, duke disenjuar 2 paketa të reja për pensionistët 62+.
Sasia e internetit rritet nga 50 MB në 1 GB, ose 20 herë më shumë se më parë. Ndërkohë, minutat e komunikimit dhe mesazhet gjithashtu zgjerohen.
Paketa do të përfshijë 100 minuta kombëtare, nga 50 minuta më parë, ndërsa numri i SMS-ve rritet nga 50 në 500, ose 10 herë më shumë.
Paketa të dedikuara për të rinjtë 18–25 vjeç.
Dy oferta te posaçme janë krijuar për studentët dhe profesionistët e rinj të moshës 18–25 vjeç.
Për ata klientë Juth me parapagesë, qoftë me një plan aktiv pakete ekonomike 600 ALL kanë mundësinë të aktivizojnë 10 Gb në muaj falas, në orare të përcaktuara.
Back to School, internet fiks dhe celular për familjet me fëmijë në shkollë
Një tjetër ofertë e Vodafone Albania është “Back to School”, e konceptuar për familjet me fëmijë në moshë shkollore.
Paketa kombinon internetin fiks në shtëpi me shërbimet celulare, me një çmim prej 1.700 lekësh në muaj, në kuadër të një oferte tremujore.
Ajo përfshin gjithashtu një orë Kidswatch falas dhe shërbimin Happy Talk me 30% ulje.
Vodafone Care, dy paketa të dedikuara për pensionistët
Për herë të parë në këtë grup ofertash, Vodafone Albania ka përfshirë edhe dy plane të dedikuara për të moshuarit, nën emërtimin “Vodafone Care”.
Paketa e parë ofrohet me parapagesë, me çmim 900 lekë, dhe përfshin 100 minuta komunikimi dhe 1 GB internet.
Kompania e ka shoqëruar këtë ofertë edhe me një përfitim të veçantë për të dielat, duke vënë në dispozicion 5 GB internet shtesë në muaj.
Pensionistët, veçanërisht ata që jetojnë vetëm ose larg fëmijëve dhe familjarëve, do të kenë më shumë mundësi për të komunikuar përmes videotelefonatave në aplikacione si WhatsApp, Messenger apo platforma të tjera deri në 20 orë në muaj.
Paketa e dytë për të moshuarit është me kontratë, kushton 800 lekë në muaj dhe përfshin 500 minuta komunikimi, 1 GB internet dhe 500 SMS.
Edhe kjo ofertë shoqërohet me internet shtesë për komunikim me video gjatë të dielave, sepse për Vodafone Albania, e diela është e familjeve.
Konkurrenca dhe përballueshmëria e shërbimeve të komunikimit
Vodafone Albania sjell në këtë mënyrë paketa të dedikuara dhe të përballueshme sipas grupmoshave me synim ofrimin e përfitimeve shtesë për kategori të caktuara të popullsisë.
Në këtë drejtim, kompania ka zgjedhur të diferencojë ofertat sipas nevojave të konsumatorëve, duke krijuar alternativa për përdoruesit që kërkojnë shërbime bazë me kosto të ulët, për të rinjtë, pensionistët dhe familjet./ekofin.al
