Autor: ekofin gazetar
Detyrimet e ndërsjella mes ndërmarrjeve të sektorit energjetik, institucioneve buxhetore dhe ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të mbeten në nivele të larta, pavarësisht planit të miratuar prej disa vitesh për reduktimin e borxheve të prapambetura. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të gushtit 2026 këto detyrime arritën në 175.6 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej vetëm 960 milionë lekësh krahasuar me fundin e prillit të këtij viti. Në fund të prillit 2026, detyrimet e ndërsjella arrinin në 176.56 miliardë lekë, nga 175.42 miliardë lekë në fund të vitit 2025. Kjo përfaqësonte një rritje prej…
Dëmtimet nga ndërhyrjet njerëzore, prerjet e pemëve, ndërtimet, nxjerrja e inerteve dhe fenomenet natyrore kanë bërë që dhjetëra monumente të natyrës në Shqipëri të humbasin vlerat për të cilat ishin shpallur të mbrojtura. Qeveria po përgatit një vendim për rishikimin e listës kombëtare, ku propozohet heqja e 59 monumenteve dhe përfshirja e 26 objekteve të reja. Ministria e Mjedisit ka përgatitur projektvendimin “Për miratimin e listës së rishikuar, të përditësuar, të monumenteve të natyrës shqiptare”, i cili synon të pasqyrojë gjendjen reale të pasurive natyrore të vendit dhe të përmirësojë administrimin e tyre. Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin, lista ekzistuese…
Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, politikat e saj fiskale po ecin në drejtim të kundërt me kërkesat e Brukselit. Pajisjet me eficiencë të lartë energjetike, si kondicionerët inverter, taksohen në Shqipëri me 10%, ndërkohë që në vendet e BE-së kjo tarifë është pothuajse zero (0% deri në 2,2%). Kjo mospërputhje nuk është thjesht një barrë financiare për xhepat e qytetarëve, por, sipas ekspertëve, përbën një pengesë reale në procesin e anëtarësimit. Kundër frymës së negociatave me BE-në Eficienca energjetike është një nga shtyllat kryesore të kapitujve që Shqipëria duhet të negociojë për t’u anëtarësuar në BE.…
Hekurudha Shqiptare dhe Albgaz, dy kompani shtetërore që operojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë, vijojnë të regjistrojnë humbje financiare edhe gjatë vitit 2026. Pavarësisht investimeve dhe rëndësisë që transporti hekurudhor dhe infrastruktura e gazit kanë për zhvillimin ekonomik të vendit, të dyja shoqëritë nuk kanë arritur të dalin nga bilancet negative që i kanë karakterizuar edhe në vitet e mëparshme. Ndërkohë, Albpetrol, një tjetër kompani publike që e nisi vitin me humbje, ka arritur të rikuperojë gjatë tremujorit të dytë, duke regjistruar fitim. Të dhënat e Ministrisë së Financave për monitorimin e ndërmarrjeve shtetërore tregojnë se Hekurudha Shqiptare dhe Albgaz…
Fatura financiare e Shqipërisë për çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 184.7 milionë euro në fund të shtatorit, nga 183.6 milionë euro që ishte në fund të majit. Brenda katër muajve, detyrimet faktike dhe kontingjente janë shtuar me rreth 1.17 milionë euro, duke rënduar më tej ekspozimin financiar të buxhetit të shtetit ndaj vendimeve të arbitrazhit. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, në kuadër të monitorimit të risqeve fiskale, tregojnë se në fund të shtatorit 2026 detyrimet e mbetura nga vendimet e arbitrazhit dhe kostot ligjore arrinin në 74.55 milionë…
Nga Olsi Çoku* Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar. Nisma synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe sjell ndryshime në mënyrën si shoqëritë administrohen, kryejnë transaksione dhe mbrojnë interesat e ortakëve, aksionarëve e kreditorëve. Projektligji është pjesë e përafrimit me Direktivën (BE) 2017/1132 për të drejtën e shoqërive tregtare, së bashku me ndryshimet për përdorimin e mjeteve digjitale dhe riorganizimet ndërkufitare, si dhe Direktivën 2009/102/KE për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me ortak të vetëm. Një pjesë e…
Detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj OSHEE Group kanë vijuar të rriten gjatë vitit 2026, pavarësisht ekzistencës së një plani ndërinstitucional për reduktimin e borxheve të prapambetura në sektorin energjetik. Në vend që të uleshin, detyrimet janë shtuar me rreth 200 milionë lekë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke arritur në 34.4 miliardë lekë në fund të qershorit. Kjo rritje, megjithëse relativisht e vogël në raport me stokun total të borxhit, tregon se sektori i ujësjellës-kanalizimeve nuk po arrin ende të reduktojë detyrimet e akumuluara ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Situata bëhet edhe më…
Ndërtimet në zonat e mbrojtura të aeroporteve nuk do t’i nënshtrohen më miratimit paraprak të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), sipas procedurës së parashikuar deri më tani. Qeveria ka ndryshuar rregullat për zhvillimin e këtyre zonave, duke e zëvendësuar miratimin paraprak me njoftimin e AAC-së pas lëshimit të lejes së ndërtimit. Ndryshimi shoqërohet edhe me shfuqizimin e dispozitës që parashikonte vlerësimin e rrezikshmërisë së objekteve të planifikuara për operimet ajrore. Ndryshimet në vendimin nr. 784, datë 18 dhjetor 2024, prekin disa nga mekanizmat e kontrollit të ndërtimeve pranë aeroporteve, përfshirë objektet që mund të krijojnë pengesa për fluturimet dhe aktivitetet…
Qeveria ka vendosur të zgjasë nga 3 në 5 vjet periudhën e mbështetjes financiare në formën e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk mund të legalizohen. Ndryshimi synon të garantojë një periudhë më të gjatë mbështetjeje për familjet dhe individët që preken nga moslegalizimi i ndërtimeve të tyre. Vendimi i ri ndryshon vendimin nr. 409, datë 15 qershor 2022, “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen”, duke e rritur me dy vjet afatin e trajtimit financiar. Kjo do të thotë se subjektet që plotësojnë kriteret ligjore…
Qeveria ka miratuar një akt normativ që sjell ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për tubimet”, duke ashpërsuar ndjeshëm gjobat për shkeljet gjatë protestave, duke krijuar mundësinë e kufizimit të përkohshëm të tubimeve pranë institucioneve të caktuara dhe duke vendosur sanksione të posaçme për bllokimin e rrugëve. Ndryshimet vijnë pas protestave të dhunshme të tetorit dhe janë pjesë e paketës së masave të qeverisë për parandalimin e dhunës dhe dëmtimit të pronës publike e private. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me rritjen e gjobave administrative, të cilat në disa raste arrijnë deri në 500 mijë lekë, ndërsa për pjesëmarrjen…