Autor: ekofin gazetar

Banka Kombëtare e Serbisë ka marrë një vendim drastik këtë të shtunë, 31 tetor, duke i hequr licencën ALTA Banka-s, institucionit financiar të kontrolluar nga grupi i biznesmenit Davor Macura, emri i të cilit është përmendur vazhdimisht nga opozita serbe për lidhje të dyshuara financiare me rrethin e Aleksandar dhe Andrej Vuçiçit. Vendimi është konfirmuar zyrtarisht nga Banka Kombëtare e Serbisë (NBS), e cila njoftoi se gjendja financiare e ALTA Banka-s ishte përkeqësuar ndjeshëm, duke rrezikuar interesat e depozituesve. Sipas njoftimit, institucionit bankar i ishin bërë më parë kontrolle dhe i ishin kërkuar masa për përmirësimin e likuiditetit. Megjithatë, autoritetet…

Lexo më shumë

Nga rrjetet sociale te inteligjenca artificiale, ndërmarrjet shqiptare po shtojnë përdorimin e teknologjisë. Por sfida e radhës është integrimi i saj në proceset e biznesit dhe jo thjesht përdorimi si një mjet komunikimi. Bizneset shqiptare po përshpejtojnë ritmin e tyre të digjitalizimit, ndërsa përdorimi i teknologjive të reja po zgjerohet në disa drejtime. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë rritje të përdorimit të mediave sociale, shitjeve online, shërbimeve cloud, sistemeve ERP dhe, veçanërisht, inteligjencës artificiale. Në vitin 2026, 12,4% e ndërmarrjeve me 10 e më shumë të punësuar përdorën sisteme të inteligjencës artificiale, nga 9% një vit më…

Lexo më shumë

Kriza energjetike po rikthehet në Europë, duke shtuar presionin mbi ekonomitë, bizneset dhe familjet. Rritja e fortë e çmimit të gazit natyror dhe energjisë elektrike po rikthen frikën për një valë të re shtrenjtimesh, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian ende nuk kanë arritur një marrëveshje për masat që duhet të ndërmarrin për të frenuar kostot. Takimi i fundit i ministrave të Energjisë në Luksemburg përfundoi pa një dakordësi konkrete për uljen e faturave. Diskutimet nxorën në pah ndarjet mes vendeve anëtare, të cilat kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet përballuar kriza dhe sa kompetenca duhet të…

Lexo më shumë

“Manosfera” po nxit qëndrime të dëmshme dhe po thellon pabarazitë shëndetësore mes djemve dhe burrave, duke nxitur thirrje për një reagim nga institucionet e shëndetit publik, që të adresojë shkaqet e rritjes së ndikimit të këtij fenomeni. Gjithnjë e më shumë, djemtë dhe të rinjtë që ndihen të keqkuptuar ose të lënë pas dore nga shoqëria po kërkojnë në internet një ndjenjë përkatësie dhe komuniteti. Disa prej tyre e gjejnë këtë te grupet e ashtuquajtura “manosferë”, ku burrat ndajnë shqetësimin për atë që e konsiderojnë krizë të maskulinitetit dhe një bindje të përbashkët: se feminizmi i ka vendosur sistematikisht burrat…

Lexo më shumë

Kompanitë e sigurimeve po përballen këtë vit me një rritje të ndjeshme të kostove në sigurimin e detyrueshëm motorik TPL, që përbën edhe një nga burimet kryesore të të ardhurave të tregut të sigurimeve Jo-Jetë. Të dhënat e analizuara nga ekofin.al për nëntë muajt e parë të vitit 2026 tregojnë se vlera e dëmeve të paguara për këtë produkt po rritet me ritme pothuajse tri herë më të larta se primet e arkëtuara, duke ushtruar presion mbi rezultatin teknik të kompanive. Sipas të dhënave të AMF, gjatë periudhës janar-shtator 2026, primet e shkruara bruto nga sigurimi TPL i brendshëm arritën…

Lexo më shumë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane ku kostot e banimit zënë peshën më të ulët në të ardhurat e familjeve, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025. Vetëm 2.6% e popullsisë shqiptare jeton në familje që shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave të disponueshme për strehim, një nivel pothuajse tri herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 7.7%. Me këtë tregues, Shqipëria renditet në vendin e parafundit mes 34 vendeve europiane të përfshira në krahasim, duke lënë pas vetëm Qipron, ku kjo përqindje është 2.4%. Rezultati e vendos vendin tonë përpara të gjitha ekonomive të…

Lexo më shumë

Çmimi i naftës rikthehet sërish në nivelin e së enjtes, pas rritjes së regjistruar një ditë më parë. Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë, më 31 tetor, të ulë me 1 lek çmimin maksimal të shitjes së naftës, duke e çuar në 212 lekë për litër, nga 213 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e së premtes. Me këtë vendim, çmimi i naftës rikthehet në nivelin ku ndodhej të enjten, duke zhbërë rritjen e një dite më parë. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë të gazoilit do të jetë 212 lekë për litër, ndërsa…

Lexo më shumë

Revolut njoftoi prezantimin e Revolut Ventures, një platformë të re të zhvilluar në bashkëpunim me Carne Group, e cila do t’u mundësojë investitorëve që plotësojnë kriteret e përcaktuara të investojnë në kompani private të teknologjisë, një treg investimesh tradicionalisht i rezervuar për individët e pasur dhe institucionet e mëdha financiare. Kompanitë private të teknologjisë po qëndrojnë gjithnjë e më gjatë jashtë bursës. Sipas të dhënave të cituara nga Revolut në njoftimin e publikuar të hënën, mosha mediane e kompanive në momentin e listimit në bursë është rritur nga 6.9 vite në vitin 2014, në 11 vite në vitin 2025. Kjo…

Lexo më shumë

Bashkia e Tiranës nuk realizoi rreth 13.8 miliardë lekë investime të planifikuara gjatë vitit 2025, duke shpenzuar më pak se gjysmën e fondeve të parashikuara në buxhetin e ndryshuar. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, realizimi i shpenzimeve kapitale arriti vetëm 48%, ndërsa në tri vitet e fundit ky tregues ka mbetur vazhdimisht në nivele të ulëta, pavarësisht rritjes së fondeve të planifikuara. Të dhënat e përfshira në raportin e auditimit të performancës për qarkullimin rrugor në Tiranë tregojnë se në vitin 2025 Bashkia kishte planifikuar fillimisht 14.88 miliardë lekë për investime, por gjatë vitit buxheti u rrit në 26.73…

Lexo më shumë

Mbi 1.5 milion ton mbetje industriale me metale të rënda vazhdojnë të jenë të depozituara në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për shëndetin e banorëve dhe mjedisin. Pavarësisht përmasave të ndotjes dhe viteve që kanë kaluar nga ndërprerja e një pjese të aktiviteteve të industrisë së rëndë, institucionet përgjegjëse nuk kanë ende një plan konkret për largimin dhe trajtimin e tyre. Situata është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin për ndotjen e mjedisit në bashkitë Elbasan dhe Krujë gjatë periudhës 2023–2025. Mbetjet e depozituara përmbajnë metale të rënda, përfshirë ferrokromin…

Lexo më shumë