Autor: ekofin gazetar

Shqipëria planifikon zgjerimin e rrjetit të karikimit për automjetet elektrike, me stacione të shpejta çdo 60 kilometra në korridoret kryesore rrugore dhe çdo 100 kilometra në rrjetin gjithëpërfshirës të transportit. Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Plani i Veprimit 2030 parashikon 11.5 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së karburanteve alternative gjatë periudhës 2027–2031, krahas hartimit të politikave të reja për nxitjen e automjeteve me emetime të ulëta ose zero. Investimi synon të përmirësojë mundësitë e përdorimit të makinave elektrike për udhëtime në distanca të gjata, në një kohë kur infrastruktura ekzistuese e karikimit mbetet e fragmentuar dhe e përqendruar kryesisht…

Lexo më shumë

Njerëzit e pasur të Italisë që vendosin të zhvendosen jashtë vendit do të përballen me një “taksë largimi”, sipas planeve të hartuara nga qeveria e Giorgia Melonit. Në projektbuxhetin për vitin 2027, qeveria italiane parashikon vendosjen e një tatimi prej 26% mbi fitimet kapitale për individët që transferojnë rezidencën e tyre tatimore jashtë Italisë dhe zotërojnë pasuri me vlerë mbi 800 mijë euro (670 mijë paund). Kjo masë e papritur, e cila nuk ishte paralajmëruar më parë, rrezikon të prekë britanikët e pasur dhe shtetas të tjerë të huaj që janë zhvendosur në Itali gjatë viteve të fundit. Sipas të…

Lexo më shumë

Nga Julian Saraçi Ndryshimi i normës së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% nuk duhet parë thjesht si një rritje e barrës tatimore për pronarët. Ai ndikon direkt në koston e kapitalit, në vendimet për shpërndarjen ose riinvestimin e fitimit dhe, në një perspektivë më të gjerë, në konkurrueshmërinë e mjedisit të biznesit në Shqipëri. Për një fitim prej 100 lekësh, me normë të tatimit korporativ 15%, rezultati është që barra totale tatimore rritet me 5,95 pikë përqindjeje, ndërsa tatimi mbi dividendin rritet me 87,5% nga 21.8 lekë në 27.75 lekë. Efekti nuk përfundon te ortaku/aksionari. Ai mund të…

Lexo më shumë

Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe nënshkruhet elektronikisht nga mjekët, ndërsa rezultatet do t’i kalojnë drejtpërdrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Qytetarët do ta marrin dokumentin përfundimtar elektronik nëpërmjet platformës e-Albania. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka miratuar udhëzimin nr. 644, datë 2 shtator 2026, të publikuar në Fletoren Zyrtare të 4 nëntorit, i cili përcakton një procedurë të re për kontrollin mjekësor të personave që aplikojnë për leje drejtimi të mjeteve motorike. Ndryshimi kryesor lidhet me digjitalizimin e të…

Lexo më shumë

Nga Aina Hoti Diaspora shqiptare e ka dëshmuar prej vitesh lidhjen me vendlindjen. Përtej nostalgjisë, ekziston dëshira për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për të krijuar bashkëpunime, për të hapur tregje dhe për të investuar. Por një pyetje vazhdon të mbetet: Pse kjo dëshirë nuk përkthehet gjithmonë në investime dhe partneritete të qëndrueshme? Problemi nuk është domosdoshmërisht mungesa e kapitalit apo e interesit. Shpesh është mungesa e besimit, konkurrueshmërisë dhe një qasjeje serioze ndaj tregut. Shqipëria ka produkte cilësore dhe sipërmarrje me potencial. Megjithatë, kur flasim për tregjet evropiane, përballemi me një realitet që nuk mund ta anashkalojmë:…

Lexo më shumë

Bashkia Himarë rezulton me probleme të konsiderueshme në administrimin e të ardhurave, evidentimin e pasurive publike dhe raportimin financiar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar 16 gjetje në auditimin për periudhën 2023–2025, mes të cilave spikasin 314.8 milionë lekë taksa dhe tarifa të pambledhura, mungesa e inventarizimit të pasurive me vlera miliardëshe dhe mospërputhje ndërmjet bilanceve të bashkisë dhe të dhënave të Thesarit. 315 milionë lekë taksa dhe tarifa të pambledhura Në fund të vitit 2025, detyrimet e papaguara ndaj Bashkisë Himarë arritën në 314.8 milionë lekë, ose rreth 3.15 milionë euro. Nga kjo shumë, 171.3 milionë lekë u…

Lexo më shumë

Bashkia Korçë ka akumuluar rreth 668.4 milionë lekë detyrime të paarkëtuara nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa gjatë vitit 2025 ka realizuar vetëm 49% të investimeve të planifikuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur  gjithashtu probleme në administrimin e pronave publike, detyrimet që burojnë nga vendimet gjyqësore, mbledhjen e të ardhurave dhe funksionimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm. Rritja e vazhdueshme e borxhit tatimor dallon si problematika kryesore.  Në fund të vitit 2025, detyrimet e papaguara ndaj Bashkisë Korçë arritën në 668.4 milionë lekë, nga 632.9 milionë lekë në fund të vitit 2024. Brenda një viti, stoku i…

Lexo më shumë

Makinat që u përkasin kategorive të vjetruara të standardeve evropiane të ndotjes EURO mund të përballen me kufizime të reja gjatë viteve të ardhshme. Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Plani i Veprimit 2030, miratuar nga qeveria më 28 tetor 2026, parashikon heqjen graduale të këtyre kategorive gjatë periudhës 2027–2030, krahas forcimit të sistemit të kontrollit teknik të automjeteve. Ndryshimet e planifikuara mund të prekin pronarët e makinave të vjetra, qytetarët që blejnë automjete të përdorura dhe bizneset që merren me importin e tyre. Megjithatë, dokumenti nuk përcakton ende se cilat kategori EURO do të preken dhe nëse kufizimet do të…

Lexo më shumë

Nga datat 3 deri në 6 Nëntor, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë si pjesëmarrës në panairin e “Tirana International Fair” tek Pallati i Kongreseve. Eja njihu me projektin, rezidencat dhe mundësitë më të mira të investimit në bregdetin verior të Shqipërisë Një nga projektet e reja më ambicioze në bregdetin shqiptar, Baks Bay Albania, do të prezantohet para publikut dhe investitorëve gjatë panairit “Tirana International Fair” nga datat 3 deri në 6 Nëntor tek Pallati i Kongreseve. Të interesuarit do të kenë mundësi të vizitojnë stendën e Baks Bay, të takohen drejtpërdrejt me ekipin dhe të marrin…

Lexo më shumë

Bizneset e turizmit që përsërisin të njëjtën shkelje brenda 12 muajve rrezikojnë gjoba deri në dyfishin e masës maksimale të parashikuar. Ky është një nga ndryshimet kryesore të projektligjit të ri “Për turizmin”, i cili forcon sanksionet për hotelet, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe subjektet që administrojnë stacionet e plazhit. Më konkretisht, një strukturë akomoduese me mbi 80 dhoma, që ushtron aktivitetin pa certifikatë kategorizimi, mund të gjobitet deri në 800 mijë lekë në rast përsëritjeje, nga 400 mijë lekë që është masa e zakonshme. Projektligji, i nxjerrë për konsultim publik në fund të tetorit, ruan pjesën më të…

Lexo më shumë