Autor: ekofin gazetar

Nga muaji dhjetor do të rinisin tryezat e konsultimit me bizneset për të identifikuar dhe adresuar pengesat administrative që shoqërojnë aktivitetin e tyre, nga marrja e lejeve dhe licencave deri te autorizimet dhe shërbimet publike. Paralelisht, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përgatit një program të posaçëm për të mbështetur ndërmarrjet shqiptare në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe përgatitjen për të operuar në tregun e përbashkët europian. Nismat u prezantuan nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve, ku u diskutua mbi sfidat e sipërmarrjeve në procesin e integrimit europian,…

Lexo më shumë

Rajoni i Kalabrisë në Itali ka nisur projektin “Ripopola Calabria”, një nismë që synon të frenojë shpopullimin e zonave rurale. Programi vë në dispozicion 50 banesa në fshatrat e vegjël të Kalabrisë, të cilat do t’u ofrohen personave që aktualisht nuk jetojnë në këtë rajon, por janë të gatshëm të transferojnë atje vendbanimin e tyre në mënyrë të përhershme për të paktën dhjetë vjet. Banesat janë në pronësi të bashkive dhe do të rinovohen plotësisht me shpenzimet e Rajonit të Kalabrisë. Banesa të rinovuara pa kosto për banorët e rinj Projekti është prezantuar nga presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Roberto…

Lexo më shumë

Pse dy persona mund të paguajnë prime të ndryshme për sigurimin e automjeteve? Pse dy banesa me karakteristika të ngjashme mund të kenë çmime të ndryshme sigurimi? Dhe çfarë përcakton në të vërtetë vlerën që paguajmë për një policë sigurimi? Përgjigjja lidhet me një nga parimet themelore të veprimtarisë së sigurimit: primi përcaktohet në funksion të rrezikut që shoqëria e sigurimit merr përsipër dhe mbulimit që ofrohet në kontratë. Në këtë mënyrë, çmimi i sigurimit nuk është domosdoshmërisht i njëjtë për të gjithë, edhe kur bëhet fjalë për produkte të së njëjtës kategori. Çdo rrezik ka karakteristikat e veta dhe…

Lexo më shumë

Pas sulmeve të fundit kibernetike ndaj sistemeve të frigoriferëve në supermarkete, pajisjet elektroshtëpiake mund të jenë objektivi i radhës. Paralajmërimi u bë nga kreu i Agjencisë së Bashkimit Europian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), i cili u bëri thirrje vendeve europiane të rrisin investimet për t’u mbrojtur nga kërcënimet gjithnjë e më të mëdha në hapësirën digjitale. Paralajmërimi vjen në një kohë kur Europa është përballur me një numër të madh incidentesh kibernetike gjatë muajve të fundit. Këto zhvillime kanë shtuar shqetësimet jo vetëm të qeverive, por edhe të qytetarëve, lidhur me cenueshmërinë e shoqërisë ndaj sulmeve kibernetike dhe gatishmërinë e…

Lexo më shumë

Shqipëria ishte ndër vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike në tregun me shumicë gjatë vitit 2025, duke regjistruar një mesatare prej 118.2 euro për megavatorë (MWh), rreth 14% më shumë se Greqia dhe 9.5% më shumë se Maqedonia e Veriut. Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER), të cilin e disponon ekofin.al dhe që analizon integrimin e tregjeve europiane të energjisë dhe diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve. Sipas raportit, çmimi mesatar në Shqipëri u rrit me 6.2 euro/MWh krahasuar me vitin 2024, ndërsa në Greqi…

Lexo më shumë

Nga 1 korriku 2027, familjet me të ardhura mujore deri në 180 mijë lekë do të mund të përfitojnë mbështetje financiare mujore për fëmijët deri në moshën 5-vjeçare. Skema e re e bonusit të bebes parashikon pagesa nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë në muaj, në varësi të numrit të fëmijëve, por nuk do të zbatohet për të gjitha familjet. Detajet e politikës së re sociale u bënë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2027. Sipas ministres, qeveria ka vendosur që mbështetja e re financiare të përqendrohet…

Lexo më shumë

Numri i shqiptarëve që kërkojnë për herë të parë azil në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen ka shënuar një rënie të fortë gjatë dy viteve të fundit. Në vitin 2025 u regjistruan 3,710 aplikime, nga 6,980 në vitin 2023, ose rreth 47% më pak. Të dhënat e konsultuara nga ekofin.al tregojnë se rënia ka vijuar për të dytin vit radhazi. Në vitin 2024 ishin regjistruar 5,520 kërkesa të para për azil nga shtetasit shqiptarë, ndërsa gjatë vitit 2025 numri i tyre u ul me 1,810, ose 32.7%. Një vit më parë, rënia kishte qenë 20.9%. Kjo tendencë tregon…

Lexo më shumë

Qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të marrin më shpejt shërbime kadastrale mund të aplikojnë përmes procedurës së përshpejtuar FAST, kundrejt pagesës së një tarife shtesë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka sqaruar hapat që duhet të ndiqen gjatë aplikimit elektronik, si dhe mënyrën e identifikimit të shërbimeve që ofrohen me këtë procedurë. Procedura FAST u jep mundësi aplikuesve të kërkojnë trajtimin e përshpejtuar të shërbimeve të caktuara kadastrale, pa qenë e nevojshme të ndjekin një proces të ndryshëm aplikimi nga ai i zakonshmi. Megjithatë, jo të gjitha shërbimet kadastrale ofrohen me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, përpara nisjes…

Lexo më shumë

Bizneset që kundërshtojnë rezultatet ose dokumentet e tenderave publikë mund të humbasin tarifën e ankimit edhe kur Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ua pranon pjesërisht ankesën.  Sipas ligjit aktual nr. 162/2020, tarifa e paguar nga operatori ekonomik kthehet brenda pesë ditëve nga vendimi i KPP-së, nëse ankesa është pranuar plotësisht ose pjesërisht. Projektligji me ndryshime në ligjin për prokurimin publik propozon kufizimin e këtij rregulli, duke e lidhur kthimin e tarifës me ndikimin që ka pasur ankesa në vendimmarrjen e institucionit kontraktor. Nëse ankesa pranohet plotësisht, biznesi vijon të përfitojë kthimin e tarifës. Por kur ankesa pranohet pjesërisht, pagesa do…

Lexo më shumë

Komisioni Evropian ka prezantuar EU Talent Pool, një platformë të re digjitale që do të lidhë punëkërkuesit nga vendet jashtë Bashkimit Europian me punëdhënësit në shtetet anëtare, ndërsa Europa përballet me mungesa gjithnjë e më të mëdha të fuqisë punëtore. Nisma u njoftua më 15 qershor 2026 nga Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit e Komisionit Evropian, paralelisht me zbatimin e rregullave të përditësuara të Direktivës për Lejen e Vetme të Punës dhe Qëndrimit (Single Permit Directive) në vendet e BE-së. Të dyja zhvillimet synojnë t’ua lehtësojnë bizneseve europiane rekrutimin e punonjësve nga vendet e treta, në një kohë kur mungesat…

Lexo më shumë