Autor: ekofin gazetar
Investimet publike në Shqipëri mbetën 25.45 miliardë lekë nën planin përfundimtar gjatë vitit 2025, kryesisht për shkak të mosrealizimit të projekteve me financim të huaj. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 157 miliardë lekë të planifikuara për shpenzime kapitale, u realizuan 131.58 miliardë lekë, ose 83.8% e planit. Vetëm investimet me financim të huaj rezultuan 15.83 miliardë lekë nën parashikim, duke përfaqësuar 62.2% të gjithë diferencës. Raporti i KLSH-së mbi zbatimin e buxhetit 2025 konstaton se investimet me financim të huaj arritën në 20.3 miliardë lekë, kundrejt një plani përfundimtar prej 36.12 miliardë lekësh. Kjo do të thotë se…
Një studim i ri shkencor ka shpallur “Sofia” si emrin më të bukur në botë. Kërkimi u udhëhoq nga gjuhëtari Bodo Winter nga University of Birmingham, i cili analizoi rreth 100 emra të përhapur ndërkombëtarisht, duke u fokusuar te tingulli, ritmi dhe emocioni që ata përcjellin. Sipas studiuesit, “Sofia” dallohet për tingujt e butë dhe harmonikë, si dhe për kombinimin melodik të zanoreve që e bëjnë të tingëllojë e ëmbël në shumë gjuhë të botës. Por bukuria e këtij emri nuk lidhet vetëm me mënyrën si dëgjohet. Fjala vjen nga greqishtja e lashtë “sophía”, që do të thotë “urtësi”, dhe…
Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të mund të mbërrijë deri në destinacion. Hekurudha që po ndërtohet për të lidhur Tiranën dhe Durrësin me aeroportin, do ta ndalë pasagjerin disa qindra metra larg terminalit. Një ndryshim i projektit fillestar ka zhvendosur stacionin fundor jashtë territorit të aeroportit, duke krijuar një problem të ri për pasagjerët: si do të përshkojnë distancën deri në terminal? Dokumentet ekskluzive që Top Channel ka siguruar tregojnë se ky problem nuk është një pasojë e paparashikuar e projektit. Përkundrazi, një vendimmarrje e Hekurudhës…
Shqipëria u prezantua për herë të parë me pavion kombëtar në ProWine Shanghai 2026, një nga panairet më të mëdha të verës në Azi. Panairi u mbajt nga 10 deri më 12 nëntor në Shanghai, me pjesëmarrjen e Pavionit Shqiptar të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Gjashtë kantina shqiptare shfaqën verërat e tyre në tregun kinez: Arbëri, Arianiti, Belba, Caco, Enofama dhe Kantina Familjare Shehi. Pjesëmarrja u karakterizua nga interes i lartë i vizitorëve, me qindra degustime të verërave shqiptare dhe rreth 120 investues potencialë dhe partneritete per zhvillimin e kantinave dhe verës vendase. Mbi 40…
Institucionet publike të artit dhe kulturës do të kenë mundësi të përdorin 90% të të ardhurave që sigurojnë nga shitja e biletave, shfrytëzimi i pasurive, veprat artistike dhe shërbimet kulturore, ndërsa 10% do të kalojnë në Buxhetin e Shtetit. Ndërkohë, parashikohen rregulla të reja për përbërjen dhe emërimin e bordeve artistike, administrimin financiar, tarifat e shërbimeve dhe zgjerimin e kategorive të institucioneve që mbulohen nga ligji. Këto janë disa nga ndryshimet kryesore të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’”, i cili është paraqitur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit,…
Nga klasifikimi sipas vështirësisë te sinjalistika dhe mirëmbajtja, Ministria e Turizmit miraton rregulloren e re për administrimin e shtigjeve turistike në Shqipëri. Parashikohen procedura regjistrimi, kontrolle periodike dhe mbyllje të përkohshme të itinerareve që paraqesin rrezik për turistët. Shqipëria do të ketë një sistem të standardizuar për regjistrimin, klasifikimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike, me synimin për të rritur sigurinë e vizitorëve dhe për të zhvilluar më tej turizmin malor, rural dhe atë të aventurës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka miratuar me urdhrin nr. 895, datë 30 tetor 2026, rregulloren e re për standardizimin dhe…
Rreth 64 milionë lekë janë paguar për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, por investimi nuk ka arritur të vihet në funksion. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se punimet e realizuara nuk kanë prodhuar efektin e pritshëm, pasi një pjesë thelbësore e sistemit të furnizimit me ujë nuk është ndërtuar, duke e lënë projektin të papërfunduar. Sipas raportit përfundimtar të auditimit, vlera prej 63,989,574.84 lekësh pa TVSH, e paguar për punimet e këtij ujësjellësi, konsiderohet nga KLSH si shpenzim pa ekonomicitet, efikasitet dhe efektivitet. Kjo pasi, pavarësisht realizimit të një pjese të infrastrukturës,…
Familjet shqiptare mund të përfitojnë grante, subvencione dhe kredi me kushte të favorshme për përmirësimin e eficiencës energjetike të banesave, ndërsa investimet e financuara nga një fond i ri shtetëror do të mund të shlyhen me këste deri në 15 vjet, në varësi të kursimeve të realizuara në konsumin e energjisë. Këto janë disa nga masat që parashikon projektligji i ri “Për eficiencën energjetike”, i miratuar të enjten në qeveri dhe i cili synon të krijojë mekanizma financimi për uljen e konsumit dhe të kostove të energjisë për familjet, bizneset dhe institucionet publike. Drafti parashikon krijimin e e Fondit Kombëtar…
Qeveria propozon ndryshimin e sistemit të kontrollit të ndihmës shtetërore, duke ia kaluar Autoritetit të Konkurrencës kompetencat për mbikëqyrjen dhe autorizimin e subvencioneve, lehtësive fiskale dhe formave të tjera të mbështetjes publike për bizneset. Ndryshimet parashikojnë përfshirjen për herë të parë të bujqësisë, peshkimit dhe akuakulturës në fushën e zbatimit të ligjit, ndërsa vendosen detyrime më të forta për raportimin dhe bashkëpunimin e përfituesve të ndihmës. Sipas projektligjit për ndryshimin e ligjit nr. 9374/2005, “Për ndihmën shtetërore”, të miratuar të enjten në qeveri, kompetencat e Komisionit të Ndihmës Shtetërore dhe strukturës përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për ekonominë do të transferohen…
Investitorët që marrin në përdorim prona shtetërore për zhvillimin e projekteve turistike mund të detyrohen të prishin objektet e ndërtuara dhe të rehabilitojnë territorin me shpenzimet e tyre, nëse nuk përmbushin kushtet e marrëveshjes me shtetin. Projektligji i ri “Për turizmin” përcakton më hollësisht pasojat e mosrealizimit të investimeve, duke përfshirë edhe mundësinë që objektet e ndërtuara të kalojnë në administrim ose pronësi shtetërore, kur kjo i shërben interesit publik. Ndryshimet parashikohen në nenin 45 të projektligjit dhe lidhen me investimet që realizohen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, përmes përdorimit të pasurive të paluajtshme shtetërore. Për këto projekte,…