Autor: ekofin gazetar
Rrjeti i transportit ndërqytetës në Shqipëri do t’i nënshtrohet një riorganizimi, që parashikon eliminimin e linjave të mbivendosura, bashkimin e atyre me performancë të dobët dhe hapjen e itinerareve të reja në zonat ku qytetarët nuk kanë akses të mjaftueshëm në transportin publik. Strategjia Sektoriale e Transportit dhe Plani i Veprimit 2030, miratuar nga qeveria më 28 tetor 2026, parashikon gjithashtu biletim elektronik, orare të koordinuara dhe modernizimin e terminaleve të autobusëve. Për optimizimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse, qeveria ka planifikuar 700 mijë euro gjatë periudhës 2027–2030. Riorganizimi do të mbështetet në një analizë kombëtare të kërkesës për transport,…
A është favorizuar Agro Blend nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), apo ka pasur arsye objektive që ky subjekt të kontrollohej vetëm një herë në gjashtë vite, ndërkohë që një tjetër operator i të njëjtit sektor është inspektuar plot 14 herë? Kjo është një nga pikëpyetjet që ngrihet nga të dhënat e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi veprimtarinë e AKU-së në sektorin e drithërave dhe miellit gjatë periudhës 2020–2025. Sipas të dhënave të paraqitura në raportin e auditimit, subjekti Agro Blend është inspektuar vetëm një herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa Atlas Mills është kontrolluar…
Bashkia e Tiranës ka rimbursuar 783.1 milionë lekë për operatorët e transportit urban gjatë periudhës 2023–2025, por pa një sistem të besueshëm dhe të dokumentuar për verifikimin e kilometrave të përshkuar nga autobusët. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se pagesat janë mbështetur në dokumentacionin e përgatitur nga vetë kompanitë, duke krijuar rrezik për pagesa të pajustifikuara nga buxheti publik. Sipas raportit të auditimit të performancës për qarkullimin rrugor në Tiranë, rimbursimet për linjat urbane arritën në 193 milionë lekë në vitin 2023, u rritën në 282.1 milionë lekë në vitin 2024 dhe në 308 milionë lekë në vitin 2025.…
Shqipëria renditet në vendin e 39-të mes 48 ekonomive europiane për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në vitin 2026, me një vlerë të parashikuar prej 13,968 dollarësh për banor. Sipas renditjes së publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria pozicionohet pas Serbisë, e cila renditet e 37-ta me 17,126 dollarë për frymë, dhe Malit të Zi, në vendin e 38-të me 16,211 dollarë. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta me 11,762 dollarë, Bosnjë-Hercegovina e 43-ta me 10,845 dollarë dhe Kosova e 46-ta me 8,902 dollarë. Kështu, Shqipëria ka një PBB për…
Luksemburgu po kërkon të tërheqë profesionistë të huaj për të plotësuar nevojat e tregut të punës në disa prej sektorëve më të avancuar të ekonomisë, përfshirë teknologjinë hapësinore, inteligjencën artificiale, teknologjitë shëndetësore, ekonominë digjitale dhe teknologjitë e gjelbra. Vendi ofron gjithashtu një nga tregjet më të paguara të punës në Europë, me pagë mesatare bruto mujore që vlerësohet në rreth 7,100 euro. Megjithëse Luksemburgu njihet tradicionalisht si një qendër ndërkombëtare e shërbimeve financiare, bankave dhe fondeve të investimit, ekonomia e tij është diversifikuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke krijuar mundësi të reja punësimi për specialistë të kualifikuar. Kompanitë që…
Një sallë plot energji, mbi 400 pjesëmarrës dhe një ditë e mbushur me ide, takime e përvoja të reja. Më 12 nëntor, Hotel Marriott Tirana priti edicionin e parë të Business Reset, një event rajonal B2B që bashkoi njerëz nga 176 kompani për të folur mbi të ardhmen e biznesit. Business Reset u ndërtua si një përvojë e plotë: keynote të përqendruara, workshop-e praktike, networking, matchmaking, lojëra dhe After Hours Cocktail. Çdo pjesë e programit krijoi hapësirë për të ndarë përvoja, për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar lidhje të reja mes profesionistëve dhe kompanive. Në qendër të ditës…
Në bisedimet për uljen e kostove te Mercedes ende nuk ka shenja për zgjidhje. Tani drejtuesit e koncernit kanë pezulluar të gjitha investimet në fabrikat në Gjermani dhe duan të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së tyre. Te prodhuesi i automobilëve, Mercedes, negociatat për kostot me këshillin e punëmarrësve dhe sindikatën IG Metall kanë ngecur. Në këtë situatë, drejtuesit e koncernit kanë njoftuar se do të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani për shkak të kostove të larta të prodhimit. Gjithashtu është vendosur që “të ndalen të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat në Gjermani”, deklaroi drejtori i prodhimit,…
Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur ndjeshëm jetëgjatësinë e njeriut dhe, në një fazë të mëvonshme, për të kapërcyer kufijtë biologjikë të plakjes. Për këtë qëllim, Moska ka parashikuar investime prej më shumë se 2 trilionë rublash, duke financuar kërkime për rigjenerimin e qelizave, zhvillimin e trajtimeve kundër plakjes dhe krijimin e organeve njerëzore në laborator. Në krye të kësaj nisme është Maria Vorontsova, vajza e madhe e presidentit rus Vladimir Putin, e cila është gjithashtu mjeke endokrinologe. Ajo ka prezantuar një strategji me dy faza,…
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Korçë nuk ka shlyer asnjë këst principali apo interesi për dy kredi me vlerë totale 29.5 milionë euro, ndërsa detyrimet e papaguara nga klientët kanë arritur në 422 milionë lekë. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se pamundësia e shlyerjes së kredive ka rënduar buxhetin e shtetit, ndërsa problemet me mbledhjen e faturave dhe administrimin e subvencioneve kanë shtuar vështirësitë financiare të shoqërisë. Dy kredi prej 29.5 milionë eurosh pa asnjë shlyerje Sipas auditimit, Ujësjellësi Rajonal Korçë ka katër kredi me vlerë fillestare totale 39.47 milionë euro, të marra për financimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë…
Komunikimi i institucioneve publike po ndryshon me shpejtësi, ndërkohë që algoritmet e rrjeteve sociale, krijuesit e përmbajtjes dhe inteligjenca artificiale po përcaktojnë gjithnjë e më shumë mënyrën se si qytetarët informohen për politikat dhe vendimet qeveritare. Ndërkohë, mediat tradicionale po humbasin rolin e tyre si kanali kryesor i komunikimit mes qeverive dhe publikut. Ky është një nga përfundimet kryesore të raportit të ri të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), “Reforming Government Communication for the Age of Algorithms”, i cili analizon transformimin e komunikimit qeveritar në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimit të sjelljes së qytetarëve. Raporti mbështetet,…