Një sallë plot energji, mbi 400 pjesëmarrës dhe një ditë e mbushur me ide, takime e përvoja të reja. Më 12 nëntor, Hotel Marriott Tirana priti edicionin e parë të Business Reset, një event rajonal B2B që bashkoi njerëz nga 176 kompani për të folur mbi të ardhmen e biznesit.
Business Reset u ndërtua si një përvojë e plotë: keynote të përqendruara, workshop-e praktike, networking, matchmaking, lojëra dhe After Hours Cocktail. Çdo pjesë e programit krijoi hapësirë për të ndarë përvoja, për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar lidhje të reja mes profesionistëve dhe kompanive.
Në qendër të ditës ishin njerëzit, kapitali kryesor i çdo biznesi. Keynote-t trajtuan drejtimin e biznesit, zhvillimin e ekipeve, kulturën e punës, marketingun, median dhe teknologjinë. Një nga temat që përshkoi diskutimet ishte roli i strategjisë në marketing: ajo përcakton drejtimin dhe lidh veprimet e markës me objektivat e biznesit.
Teknologjia u paraqit si një mbështetje praktike për marketingun dhe burimet njerëzore. Në sesionet e String, Odoo ilustroi mënyrat si mund të menaxhohen proceset nga punësimi dhe performanca deri te sistemet ERP.

Skena kryesore, e moderuar nga Jori Vila dhe Dorjana Avrami, solli 11 keynote nga Gentian Gjiknuri (String), Lorent Gordi (Philip Morris Albania), Yiannis Dimos (Le Spot Group), Gjergj Kalaja (Impuls Agency), Biljana Meckrovska (MPG Skopje), Dalina Gjiçali (EPPC), Fisnik Ismaili (Karrota), Toby Lee (The Predictive Index), Blendi Salaj (Top Channel) dhe Jonel Kristo (ISN Albania). Programit iu bashkua edhe kiropraktori Ünal Öğüten nga Zen House, me ushtrime praktike për posturën gjatë punës ulur.
Pasditja solli nëntë workshop-e në tri salla tematike: Marketing, HR dhe Tech. Sesionet u drejtuan nga Gentian Gjiknuri, Dalina Gjiçali, Toby Lee, Olga Grabocka (iDigitalise), Jonida Këllezin, Renato Civilin dhe Spartak Alibali (Deloitte).
Experience Zone u bë pikëtakim për demonstrime live të produkteve dhe shërbimeve, ndërsa matchmaking-u krijoi mundësi për biseda dhe kontakte të reja. Lojërat e ISN Albania shtuan energji në program, dhe After Hours Cocktail i vijoi takimet në një atmosferë më të lirë.

String ishte Gold Sponsor i Business Reset 2026. Eventin e mbështetën gjithashtu Lufa Print, Toong, Serenity Clinics & Lab, DBS Group Industries, Deloitte, Mektrin, iDigitalise, ASLV, Zen House, Ditë e Natë Farmaci, Ecovis, Protik dhe ISN Albania. Partnerët mediatikë ishin Telegrafi, Geek Room, Club FM dhe Pulsi.
Me mbi 400 pjesëmarrës, 176 kompani, 11 keynote dhe nëntë workshop-e, Business Reset solli një ditë të kuruar në çdo detaj për komunitetin e biznesit. Ky edicion i parë vendosi një standard të ri për eventet B2B në Tiranë dhe hapi rrugën për takime e bashkëpunime të reja në rajon.
