Autor: ekofin gazetar
Vetëm dy ditë pas miratimit të vendimit për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar në përballimin e protestave, qeveria ka ndërhyrë sërish, duke zgjeruar numrin e efektivëve përfitues dhe duke shtuar fondet e vëna në dispozicion për këtë qëllim. Me një vendim të ri, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin nr. 787, datë 19 tetor 2026, duke e rritur numrin e punonjësve të policisë që do të përfitojnë shpërblim nga 2 750 në 2 821 efektivë. Kjo do të thotë se 71 punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit janë përfshirë në listën e përfituesve, vetëm 48…
Punëkërkuesit nga grupet e veçanta do të përfitojnë mbështetje financiare për ndjekjen e kurseve të formimit profesional, si dhe subvencionim të shpenzimeve të transportit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të propozuar nga ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, pagesa për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional do të jetë në masën 50% të pagës minimale, për çdo orë mësimore të frekuentuar. Ndërsa për kursantët që kanë vendbanimin më shumë se dy kilometra larg institucionit të formimit profesional, parashikohet një bonus transporti prej 1 800 lekësh në muaj. Pagesat do të kryhen çdo muaj në llogarinë bankare të përfituesve, për gjithë…
Dy cenueshmëri kritike të zbuluara në PHP, një nga teknologjitë më të përdorura për funksionimin e faqeve të internetit dhe aplikacioneve online, kanë vënë në alarm autoritetet e sigurisë kibernetike. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka kërkuar institucioneve publike, bizneseve dhe administratorëve të sistemeve në Shqipëri të kryejnë menjëherë përditësimet e sigurisë, për të shmangur ndërhyrjet e paautorizuara dhe rrezikimin e të dhënave. Dy problemet e sigurisë, të identifikuara me kodet CVE-2026-109618 dhe CVE-2026-109619, kanë marrë vlerësimin 9.2 nga 10 në shkallën ndërkombëtare CVSS v4.0, duke u klasifikuar si cenueshmëri kritike. Sipas AKSK-së, shfrytëzimi i tyre mund t’u…
Një alarm i madh për sigurinë kibernetike ka përfshirë Europën dhe vende të tjera të botës, por edhe Shqipërinë, pasi janë zbuluar dy dobësi kritike në gjuhën e programimit PHP, mbi të cilën funksionojnë miliona faqe interneti, përfshirë platformat e ndërtuara me WordPress. Problematika ka detyruar institucione qeveritare, organizata ndërkombëtare dhe operatorë të faqeve online të ndërpresin përkohësisht shërbimet e tyre, për të shmangur rrezikun e sulmeve kibernetike dhe aksesit të paautorizuar në sistemet informatike. Ndryshe nga problemet e zakonshme të aksesit në internet, kjo situatë nuk lidhet me operatorët apo ofruesit e shërbimit të internetit (ISP), por me dobësi…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria synon të ndërmjetësojë punësimin e rreth 10 mijë të rinjve gjatë vitit 2027, përmes Programit të Garancisë Rinore, i cili parashikon një fond total prej afro 60 milionë eurosh. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ku u pyet për protestat e zhvilluara ditët e fundit në vend, Ibrahimaj u shpreh se programi, i hartuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, synon t’u ofrojë të rinjve deri në moshën 29 vjeç mundësi punësimi dhe aftësimi profesional. Sipas ministres, programi është pilotuar në vitin 2026 dhe pritet të nisë zbatimin në të…
Drejtësia dhe transporti rezultojnë dy sektorët me nivelin më të ulët të digjitalizimit të shërbimeve publike në Shqipëri, duke marrë secili vetëm 40 pikë nga 100 në treguesin e disponueshmërisë online. Sipas raportit të OECD, “Shërbimet Publike Digjitale në Ballkanin Perëndimor”, këto dy fusha mbeten ndjeshëm pas mesatares së Bashkimit Europian, në kontrast me përparimin e shënuar nga Shqipëria në digjitalizimin e administratës qendrore. Vlerësimi mbështetet në matjet e kryera gjatë viteve 2022–2023 dhe evidenton hendekun mes shërbimeve që ofrohen përmes platformës e-Albania dhe atyre të institucioneve të tjera, përfshirë gjykatat, bashkitë dhe universitetet. Në sektorin e drejtësisë, OECD konstaton…
Aksesi i shqiptarëve në llogaritë financiare është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, por përdorimi i tyre për pagesa digjitale mbetet i kufizuar. Vetëm rreth 40–45% e të rriturve që zotërojnë një llogari financiare kanë kryer ose marrë një pagesë digjitale gjatë vitit të mëparshëm, sipas të dhënave të referuara nga Banka Botërore. Sipas raportit, aksesi në llogaritë e pagesave është afërsisht dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit, duke shënuar përparim në përfshirjen financiare të popullsisë. Megjithatë, ky zgjerim nuk është shoqëruar me përdorim po aq të përhapur të pagesave elektronike. Të dhënat e bazës Global Findex 2025, të referuara në…
Disa nga kompanitë më të mëdha evropiane të telekomunikacionit, Vodafone, Deutsche Telekom, Orange dhe Telefónica kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte të përbashkët për ndarjen e ardhshme të spektrit të frekuencave për Shërbimet Satelitore Celulare (Mobile Satellite Services – MSS) në Evropë. Nisma mbështet ambicien e Komisionit Evropian për të forcuar sovranitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës në infrastrukturën kritike të komunikimit. Ajo synon të garantojë një administrim të përgjegjshëm evropian të infrastrukturës kryesore hapësinore. Gjithashtu, nisma do t’u mundësojë të gjithë operatorëve të rrjeteve celulare akses të hapur dhe jodiskriminues për…
Këshilli i Ministrave i Italisë ka miratuar dekretin e ri për sigurinë dhe kriminalitetin e të miturve. “Të gjithë i kemi parë pamjet e dhunës që tronditën Milanon dhe qytete të tjera italiane gjatë fundjavës, dyqane të plaçkitura, vitrina të shkatërruara dhe forca të rendit të sulmuara. Këto janë skena të papranueshme, të cilat askush nuk mund të mendojë t’i minimizojë apo justifikojë. Për këtë arsye, sot Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me masa të reja për të parandaluar dhe luftuar këto akte dhune”, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni, në një video të publikuar pas mbledhjes së qeverisë. Deri në…
Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka kryer asnjë inspektim gjatë periudhës së audituar për subjektet me licencë III.2.B (që ushtrojnë veprimtari në grumbullimin, transportimin, ruajtjen, riciklimin dhe trajtimin e mbetjeve), megjithëse qindra operatorë nuk raportuan transfertat e mbetjeve dhe vetë regjistri që duhet t’i gjurmojë përmbante licenca e kode të dublikuara. Këto janë disa nga gjetjet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Këto gjetje nxjerrin një problem që shkon përtej mangësive administrative: jo vetëm që autoritetet nuk kishin informacion të plotë mbi lëvizjen e mbetjeve, por edhe në rastin kur kjo mungesë u konstatua në raport, sërish nuk…