Kategoria: Aktualitet

NGA EDUARD ZALOSHNJA Pasi Kryeministri Rama deklaroi se qeveria e tij po shqyrton mundësinë e bllokimit ose filtrimit në Shqipëri të rrejeteve sociale TikTok dhe Snapchat, u zhvilluan sondazhe online në tre media të këtushme me audiencë të lartë në internet: Top Chanel, Shqiptarja.com dhe BalkanWeb. Nga 83% deri në 89.5% e të anketuarve në

Kryedemokrati Sali Berisha shpalli ndryshimin rrënjësor në programin e Partisë Demokratike. Në takimin virtual me gazetarët ai tha se do sjellë një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike. Pjesë nga fjala e Sali Berishës: Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm në sallë. Përshëndetje të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe prezantohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe. Fjalori u konceptua e përgjithësisht u realizua si një projekt mbarëkombëtar edhe nga institucione të tjera të mirëfillta kërkimore-shkencore: nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, disa universitete e institucione shkencore në

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim

Seanca dëgjimore e datës 21 nëntor 2024, për Marjola Belulin, gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Durrës, shënon edhe fundin e rivlerësimit (vettingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shqipëria nisi në vitin 2016 zbatimin e reformës në drejtësi me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim garantimin e

Kryeministri Edi Rama e quan një hap të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian pranimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas,

Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion. DPAK do kryejë hetime për Administratën. Drejtoria u krijua më 26 qershor dhe do të ketë koordinatorë në 26 institucione Kryeministri Edi Rama emëroi Insidor Rexhepin si drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Antikorrupsionit DPAK. Rexhepi, i cili më parë ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor

Rregullores së Planifikimit të Territorit do t’i shtohet një plan i ri zhvillimi, ai i Hapësirës Detare, sipas vendimit të Qeverisë që pritet të botohet në Fletoren Zyrtare. Plani Kombëtar i Hapësirës Detare ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve dhe përdorimeve përkatëse të hapësirave detare, të tashme dhe të ardhshme, përshirë akuakulturën, peshkimin,