Mbyll menynë
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN

Drafti, drita dhe ujë edhe për banesat në proces legalizimi ose pa certifikatë përdorimi

2 minuta më parë

Importet ushqimore, nga 1 gushti 2027 zbatohen rregullat e reja të kontrolleve në kufi

16 minuta më parë

Paketa fiskale 2027 dhe fondet IPARD III

2 orë më parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Ekofin
Abonohu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • SQ
    • SQ
    • EN
Ekofin
Kursi zyrtar BSH
EUR 89,65 ▼ 0,13 USD 82,06 ▲ 0,17 GBP 107,17 ▼ 0,18 CHF 97,52 ▲ 0,26 Drafti, drita dhe ujë edhe për banesat në proces legalizimi ose pa certifikatë përdorimi Importet ushqimore, nga 1 gushti 2027 zbatohen rregullat e reja të kontrolleve në kufi Paketa fiskale 2027 dhe fondet IPARD III Një pilulë e re jep rezultate optimiste në trajtimin kundër kancerit të pankreasit Qytetarit nuk iu ofrua shërbim, KMD konstaton diskriminim nga Spitali i Durrësit dhe Ministria Air Astana shqyrton nisjen e fluturimeve direkte nga Kazakistani drejt Tiranës Organizatat kërkojnë pagën minimale të patatueshme dhe rishikim të tatimit për pagat e ulëta Banka e Shqipërisë, drejt një modeli të ri të kërkimit ekonomik EUR 89,65 ▼ 0,13 USD 82,06 ▲ 0,17 GBP 107,17 ▼ 0,18 CHF 97,52 ▲ 0,26 Drafti, drita dhe ujë edhe për banesat në proces legalizimi ose pa certifikatë përdorimi Importet ushqimore, nga 1 gushti 2027 zbatohen rregullat e reja të kontrolleve në kufi Paketa fiskale 2027 dhe fondet IPARD III Një pilulë e re jep rezultate optimiste në trajtimin kundër kancerit të pankreasit Qytetarit nuk iu ofrua shërbim, KMD konstaton diskriminim nga Spitali i Durrësit dhe Ministria Air Astana shqyrton nisjen e fluturimeve direkte nga Kazakistani drejt Tiranës Organizatat kërkojnë pagën minimale të patatueshme dhe rishikim të tatimit për pagat e ulëta Banka e Shqipërisë, drejt një modeli të ri të kërkimit ekonomik
Home » Importet ushqimore, nga 1 gushti 2027 zbatohen rregullat e reja të kontrolleve në kufi
Aktualitet

Importet ushqimore, nga 1 gushti 2027 zbatohen rregullat e reja të kontrolleve në kufi

24 Nëntor 2026 · 17:02Nga ekofin gazetar3 min lexim
Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
Ndaj
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria do të zbatojë nga 1 gushti 2027 rregulla të reja për kontrollin e ngarkesave të kafshëve, produkteve ushqimore, bimëve dhe produkteve bimore që hyjnë në territorin e vendit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka miratuar udhëzimin që përcakton procedurat e detajuara të kontrolleve dokumentare, të identitetit dhe kontrolleve fizike në pikat kufitare, duke i përafruar plotësisht ato me rregulloren përkatëse të Bashkimit Evropian.

Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton detyrimet e operatorëve ekonomikë dhe procedurat që duhet të ndjekin autoritetet përgjegjëse për kontrollin e ngarkesave.

Për çdo ngarkesë, autoritetet do të verifikojnë certifikatat zyrtare, dokumentacionin shoqërues, destinacionin dhe qëllimin e përdorimit të mallrave. Operatorët ekonomikë përgjegjës për ngarkesat duhet të plotësojnë saktë Dokumentin Shëndetësor të Përbashkët të Hyrjes, duke garantuar përputhjen e informacionit me dokumentacionin shoqërues.

Për ngarkesat e produkteve me origjinë shtazore dhe kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, kontrollet e identitetit do të përfshijnë 1% të artikujve ose paketimeve, me një minimum prej dy dhe maksimum prej dhjetë njësish. Nëse gjatë verifikimeve konstatohen mospërputhje ose kontrolli nuk mund të përfundojë, autoritetet mund të zgjerojnë inspektimin deri në kontrollin e të gjithë ngarkesës.

Për kafshët që kërkojnë identifikim individual, kontrollet do të përfshijnë të paktën 10% të numrit të përgjithshëm, me një minimum prej 10 kafshësh. Për ngarkesat më të vogla se 10 kafshë, kontrolli do të kryhet për secilën prej tyre.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë ushqimore dhe kushteve të transportit. Autoritetet do të verifikojnë respektimin e temperaturave të kërkuara, vazhdimësinë e zinxhirit ftohës, integritetin e ambalazheve, etiketimin dhe afatet e përdorimit të produkteve.

Kontrollet fizike do të përfshijnë gjithashtu ekzaminimin e karakteristikave të produkteve, si era, ngjyra, konsistenca dhe shija, si dhe kryerjen e testeve fizike, kimike dhe laboratorike.

Autoritetet përgjegjëse duhet të hartojnë një plan monitorimi të bazuar në vlerësimin e riskut, duke marrë në konsideratë natyrën e mallrave, rrezikun që paraqesin, numrin dhe shpeshtësinë e ngarkesave hyrëse, si dhe rezultatet e kontrolleve të mëparshme.

Një element me rëndësi për bizneset importuese është mundësia e vendosjes në treg të kategorive të caktuara të mallrave përpara marrjes së rezultateve të analizave laboratorike, në rastet kur nuk dyshohet për rrezik të menjëhershëm për shëndetin publik, të kafshëve apo të bimëve, sipas kategorisë së ngarkesës.

Ndërkohë, për kategori të caktuara ushqimesh me origjinë joshtazore që u nënshtrohen masave të posaçme të kontrollit, testimet do të kryhen në mënyrë të paparashikueshme për operatorët ekonomikë, ndërsa ngarkesat do të mbahen në ndalim zyrtar deri në marrjen e rezultateve laboratorike, me përjashtim të rasteve kur autorizohet transporti i mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.

Rregulla të detajuara janë përcaktuar edhe për importet e bimëve, farërave dhe produkteve bimore, me qëllim identifikimin e dëmtuesve dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

Dokumentacioni zyrtar i ngarkesave do të ruhet nga autoritetet kufitare për të paktën tre vjet nga data e autorizimit të hyrjes në Shqipëri, ndërsa rezultatet e analizave laboratorike do të regjistrohen në Dokumentin Shëndetësor të Përbashkët të Hyrjes për ngarkesat e testuara që janë vendosur në treg përpara marrjes së rezultateve.

Udhëzimi është pjesë e zbatimit të ligjit të ri nr. 61/2026 për kontrollet zyrtare në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al

Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “ekofin.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
importi kafshët siguria ushqimore udhëzimi
Ndaj. Facebook WhatsApp Viber Twitter LinkedIn Copy Link
ekofin gazetar

Related Posts

Drafti, drita dhe ujë edhe për banesat në proces legalizimi ose pa certifikatë përdorimi

2 minuta më parë

Air Astana shqyrton nisjen e fluturimeve direkte nga Kazakistani drejt Tiranës

4 orë më parë

Organizatat kërkojnë pagën minimale të patatueshme dhe rishikim të tatimit për pagat e ulëta

4 orë më parë
Lini një koment Cancel Reply

Më të lexuarat

Evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave, Xhensila Myrtezaj dërgohet për gjykim

22 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për regjistrimin e biznesit, certifikim vjetor i aktivitetit dhe gjoba 60 mijë lekë për shkeljet

18 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ligjin e ri për strehimin, kredi me interes 0% dhe subvencionim deri në 50% të qirasë

19 Nëntor 2026

Pas abuzimeve me fondet IPARD, subvencionet bujqësore do të monitorohen me satelit, abuzuesit do t’i kthejnë bashkë me interesat

20 Nëntor 2026

Subvencionet bujqësore, më shumë mbështetje për fermat e vogla dhe kufizime për përfituesit e mëdhenj

21 Nëntor 2026
Të fundit

Drafti, drita dhe ujë edhe për banesat në proces legalizimi ose pa certifikatë përdorimi

2 minuta më parë

Importet ushqimore, nga 1 gushti 2027 zbatohen rregullat e reja të kontrolleve në kufi

16 minuta më parë

Paketa fiskale 2027 dhe fondet IPARD III

2 orë më parë

Një pilulë e re jep rezultate optimiste në trajtimin kundër kancerit të pankreasit

2 orë më parë

Qytetarit nuk iu ofrua shërbim, KMD konstaton diskriminim nga Spitali i Durrësit dhe Ministria

3 orë më parë
Reklamë
Kredo.al – kredi me një këst Fondi BESA – mbështesim biznesin tuaj ABI Bank – Kredia Hipotekore Premier
Rreth nesh
Rreth nesh

Gjithçka nis nga Ekonomia.

  • Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare.
  • Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
  • Gjithçka për transparencën.
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
Kontakt

NIPT: M61816014C

Email: [email protected]

Raporto një artikull joetik te Aleanca për Media Etike
© 2026 Ekofin.

Shkruani më lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.