Kategoria: Aktualitet
Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2025. Në këtë takim morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministri i Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe
Numri i aksidenteve është ulur në muajin nëntor, muaj zakonisht i ngarkuar edhe për shkak të festave. Në nëntor të këtij viti, sipas INSTAT, u regjistruan 147 aksidente rrugore, përkundrejt 167 të shënuar vitin e kaluar. Megjithatë, në total për periudhën janar-nëntor 2024, numri i aksidenteve është rritur me 34.5%, duke arritur në 1,517, përkundrejt
Reduktimi i çështjeve të prapambetura mbetet një prej sfidave më të mëdha të sistemit gjyqësor shqiptar. Efektet e Reformës në Drejtësi (Vettingu) dhe shkarkimi i një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh ndikuan gjithashtu në numrin e lartë të këtyre çështjeve. Në vitin 2023, 113.768 çështje u konsideruan në pritje për shqyrtim në gjykatat e
Qeveria do të realizojë një përmirësim të rradhës të Sistemit të Thesarit, përmes të cilit realizohen të gjitha pagesat dhe menaxhohet i gjithë Buxheti i Shtetit. Për këtë arsye, AKSHI ka hapur tenderin me fond limit 750 milionë Lekë, pa TVSH, duke ftuar operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre deri në 27 janar 2025.
Me suficitin e konsiderueshëm të Buxhetit të akumuluar në fund të vitit, në mbledhjen e fundit për këtë vit Qeveria ka “zgjidhur qesen” edhe për fondet e rindërtimit, një proces që vijon edhe 5 vite pas tërmetit të 2019. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën rreth 1.4 miliardë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit dokumentacionin për përfundimin e procesit të privatizimit dhe përllogaritjen e vlerës së pagesës për objektet e ish-ndërmarrjeve bujqësore për të cilat ka filluar procesi i privatizimit nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore. Procedura për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore,
Qeveria ka vendosur të ndryshojë disa modalitete të dokumentacionit që paraqesin kategoritë e caktuara për përfitimin e ndihmës ekonomike mujore. Për familjet përfituese në skemën e ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë orientohen me prioritet drejt programeve të nxitjes së punësimit, riintegrimit social dhe punëve publike në komunitet, me qëllim fuqizimin e familjes dhe riintegrimin e saj
Albcontrol po bën gati infrastrukturën për operimin e Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të jetë gati në pranverën e vitit që vjen. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është çelur procedura për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të kontrollit të trafikut ajror si dhe sistemeve operative, konkretisht sistemeve VCS (Voice Communication System), VCR (Voice Communication
Edhe pse Rruga e Arbërit nuk ka përfunduar ende, Qeveria po merr masa për zëvendësimin e linjës elektrike për fshatrat e zonës, si edhe ndriçimin e Tunelit të Murrizit. Drejtoria Rajonale OSHEE Tiranë ka shpallur tenderin me vlerë 295 milionë Lekë pa TVSH për zhvillimin e rrjetit 20KV për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me